PASHTRIKU: KUR HASHIM THAҪI E EDI RAMA MANIPULOJNË ME NDJENJAT E SHQIPTARËVE

(Pashtriku.org, 14. 11. 2012) – Kur kemi parasysh mosangazhimin, mohimin (mosbërjen) e Bashkimit Kombëtar nga Edi Rama dhe Sali Berisha dhe për më tepër kur kemi parasysh mohimin e Flamurit tonë Kombëtar (duke e zavendësuar atë me një leckë) dhe mohimin e 28 Nëntorit si Festë Kombëtare në Kosovë (të ndaluar edhe me Kushtetutën e Ahtisarit) – pikërisht nga HASHIM THAҪI dhe institucionet tjera të Kosovës, këto fjalime flasin ashiqare, për një manipulim skandaloz me ndjenjat e shqiptarëve dhe ikje nga përgjegjësia e tyre personale, morale, historike, kombëtare…, për ta bërë Shqipërinë e Ismail Qemalit, rrjedhimisht ashtu si e deshën dhe u flijuan mijëra shqiptarë në këta 100 vjet!

Të martën (më 13 Nëntor 2012) në mbrëmje, në Gjakovë janë ekspozuar disa flamuj kuqezi me shqiponjën dykrenore në mes, të përdorur në kohëra e hapësira shqiptare tash e 100 vjet. Këtë ekspozitë me moton: “Flamuj Shqiptarë, itinerar historik 1912- 2012”, e ka hapur Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë. Në këtë mbrëmje “gëzimi e ekzaltimi” ka marrë pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi.
Me këtë rast kryeministri Thaçi ka falënderuar Edi Ramën për këtë aktivitet të rëndësishëm në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ka premtuar se më 28 nëntor të gjithë do të kremtojmë në Vlorë. “Rruga e Flamurit është rruga e kombit tonë. Shqiponja dhe e kuqja e flamurit tonë flasin qartë për kohezionin e popullit tonë. Ky është flamuri që bartë amanetet e gjeneratave për liri dhe pavarësi. Kuq e Zi ka qenë edhe flamuri që ka valuar me 17 shkurt 2008 me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës… dhe se ky flamur kuq e zi do të jetë në rrugëtimin tonë për shtetësi”, – ka thënë Hashim Thaçi.

Intrigantët dhe Manipuluesit, me ndjenjat e Shqiptarëvet!

…………………………………………………..

Ndërkaq ideatori dhe koleksionisti i flamujve, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë hapjes së kësaj ekspozite ka thënë se: “Ky koleksion famujsh fillon me flamurin e Dedë Gjo Lulit i ngritur jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare dhe përfundon me flamurin e UÇK-së, i ngritur po ashtu jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare. Në qiellin e kuq të flamujve të prezantuar sonte, po shihni që shkojnë e vijnë simbole të ndryshme, kurora princërore, kurora mbretërore, sëpatat e fashizmit, ylli i komunizmit, por të gjitha ashtu siç vijnë ashtu edhe ikin dhe mbetet vetëm shqiponja dykrenore e cila e përcjellë nga Vlora e 28 nëntorit 1912 deri sot këtu në Gjakovë, amanetin e të parëve tanë. Atë amanet që ne gjenerata e sotme kemi detyrimin ta qojmë përpara për gjeneratën e nesërme”.
Kur kemi parasysh mosangazhimin, mohimin (mosbërjen) e Bashkimit Kombëtar nga Edi Rama dhe Sali Berisha dhe për më tepër kur kemi parasysh mohimin e Flamurit tonë Kombëtar (duke e zavendësuar atë me një leckë) dhe mohimin e 28 Nëntorit si Festë Kombëtare në Kosovë (të ndaluar edhe me Kushtetutën e Ahtisarit) – pikërisht nga HASHIM THAҪI dhe institucionet tjera të Kosovës, këto fjalime flasin ashiqare, për një manipulim skandaloz me ndjenjat e shqiptarëve dhe ikje nga përgjegjësia e tyre personale, morale, historike, kombëtare…, për ta bërë Shqipërinë e Ismail Qemalit, rrjedhimisht ashtu si e deshën dhe u flijuan mijëra shqiptarë në këta 100 vjet!

……………………………………..

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura