PASHTRIKU: NË PRISHTINË NXËNËSIT KËRKUAN BASHKIM KOMBËTAR

(Pashtriku.org, 23. 11. 2012) – Tashmë duket qartë se politika shqiptare ka vendosur që 100 vjetorin e pavarësisë ta festojnë të ndarë në gjashtë shtete dhe preokupimi i tyre është vetëm “festa e gëzimi”, e jo BASHKIMI i vërtet. Meqenëse në këtë 100 vjetor nuk ka shenja se elita politike shqiptare do ta shpallë aktin e bashkimit kombëtar (Kosovë – Shqipëri), ishin nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës ata që sot duke marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit me moton “DUAM BASHKIM”, ia përkujtuan kësaj “elite politike” faktin se, më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali, Isa Boletini e të tjerë, e shpallën pavarësinë për Shqipërinë e plotë, Shqipërinë e bashkuar…e jo këtë Shqipëri – me këta kufij që i ka sot.
Në këtë marsh madhështor ishin bashkuar mijëra nxënës të shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, nga gjimnazi “Sami Frashëri”, nga shkolla e mesme elektroteknike “Gjina Gazulli”,…etj Gjatë marshimit nxënësit kanë shpalosur një Flamur Kombëtar KUQ E ZI në obkjetin e hotelit “Swiss Diamond”.

…………………………………………………….

FOTO QË FLASIN MË SHUMË SE 10000 FJALË:

Me këtë rast nxënësja Tringa Pajaziti ka lexuar një deklaratë për BASHKIM KOMBËTAR.
“Pavarësia është synimi më fisnik për një popull. Pavarësia është liri për një shoqëri. Ne nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës bashkë me të gjithë juve që na jeni bashkuar, sot marshojmë për të nderuar ata të rinj, ata gjimnazistë dhe studentë, që në shekullin e fundit kanë luftuar, kanë demonstruar, kanë protestuar e kanë punuar pa u ndalur për pavarësi.” thuhet në fillim të deklaratës.
Në vazhdim të deklaratës për Bashkim Kombëtar thuhet:
“Sot është 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë së popullit shqiptar. Më 1912, Ismail Qemali, Isa Boletini e të tjerë, e shpallën pavarësinë për Shqipërinë e plotë, Shqipërinë e bashkuar. Por, gjatë këtyre 100 vjetëve, gjysma e Shqipërisë nuk u bashkua dot, sepse mbeti nën pushtim.
Ideali i Vlorës ëshët ideali jonë. Ne sot marshojmë për ta kujtuar atë ideal. Ne sot marshojmë për bashkimin kombëtar, që është plotësim i amanetit të të parëve tanë. Ne sot marshojmë për t’u bërë edhe ne të pavarur. Sepse pavarësia jonë, është e drejta për bashkim kombëtar.
Siç thotë dhe himni jonë kombëtar, sot jemi “rreth flamurit të përbashkuar”. Edhe kështu të përbashkuar do të vazhdojmë të organizohemi, e të marshojmë jo vetëm sot, po edhe në të ardhmen. Që t’ia bëjmë të ditur të gjithëve, se projekti 100 vjeçar i pavarësisë së shqiptarëve të bashkuar, nuk mund të presë edhe 100 vjet të tjera që të realizohet. Projekti jonë për bashkim nuk realizohet përmes negociatave me Serbinë por përmes angazhimit tonë të përbashkët.
Ky projekt ka për t’u realizuar nga ne, të rinjtë e sotëm. Në këtë marshim të sotëm, ne i bashkohemi betimit të të rinjve shqiptarë në shekullin e fundit. Ne betohemi për pavarësi, për bashkim, e për zhvillim të atdheut tonë. Rroftë Pavarësia. Rroftë Flamuri Shqiptar. Rroftë Shqipëria. Rroftë Bashkimi.” – kështu përfundon deklarata e Marshimit për Bashkim Kombëtar.

……………………………………………..

RINIA KËRKON SHQIPËRINË E BASHKUAR TË 28 NËNTORIT 1912!

……………………………………………………….

(Përgatiti Sheradin Berisha, kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura