PASHTRIKU: ‘NENTORI I DYTË’ HAPI FESTIVALIN E 13’të TË FILMIT SHQIPTAR

(Pashtriku.org, 23. 11. 2012) – Me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 3 nëntor 2012 në Tiranë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) hapi Festivalin e 13’të të Filmit Shqiptar, me filmin NËNTORI I DYTË të restauruar në 35mm.
Filmi NËNTORI I DYTË është realizuar nga Kinostudio: “Shqipëria e Re” në vitin 1982. Regjisor i filmit ishte Viktor Gjika, një nga personalitetet më të njohur të kinematografisë shqiptare. Skenarin e kishin bërë: Dhimitër Shuteriqi dhe Kiço Blushi, ndërsa muzikën – Kujtim Laro. Mdërkyaq rolet kryesore i luajtën: Sandër Prosi, Bujar Lako, Reshat Arbana, Viktor Zhusti, Mario Ashiku, Robert Ndrenika, Guljelm Radoja, Demir Hyskja, Pandi Raidhi, Vangjel Heba, Vangjel Grabocka, Sulejman Dibra etj.

Hapja e festivalit më 3 nëntor, me filmin NËNTORI I DYTË merr një rëndësi të veçantë, jo vetëm për trajtimin e historisë së Shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor të vitit 1912, por edhe për shfaqjen për herë të parë (pas 30 vjetësh) të versionit të restauruar të këtij filmi.
Projekti për restaurim është vënë në jetë nga bashkëpunimi i AQSHF me Colorlab Corp., në Washington DC, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vëmendja dhe kujdesi i veçantë i inisiatorëve të këtij projekti bënë të mundur që publiku shqiptar të shohë 100 Vjetorin e ngjarjes që trajton ky film sipas standarteve ndërkombëtare.
Duke punuar me elementet origjinalë teknicienët e Colorlab, arritën të nxjerrin nga negativi i mëparshëm një version të ri me ngjyra brilante dhe zë të pastruar. Për më tepër, Colorlab punoi bashkë me AQSHF për krijimin e këtij versioni me subtitrim në gjuhën angleze. Kjo është hera e parë që ky film do të ketë mundësinë të shfaqet i subtitruar, të distribuohet dhe të shijohet nga shikues kudo në botë.

FOTO NGA XHIRIMI I FILMIT ‘NËNTORI I DYTË’

—————————————

Shikoni më gjerësisht këtu Fotot dhe projektin:

http://www.thealbaniancinemaproject.org/work-begins-on-nentori-i-dyte.html

================================
SHIKONI FILMIN ‘NËNTORI I DYTË’ – 28 NËNTOR 1912


::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

(Kryeredaktori i pashtriku.org, Sh.Berisha, 23. XI. 2012) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura