PASHTRIKU: QEVERIA E VLORËS NË DOKUMENTE

(Pashtriku.org, 06. 11. 2012) – Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, arkivi i Shqipërisë po boton për herë të parë koleksionin e plotë prej afro një mijë dokumentash të qeverisë së përkohshme të Vlorës. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori drejtimin e vendit pas aktit të pavarësisë në 28 nëntor 1912, duke trashëguar një fond të pasur dokumentash për shtetin e parë të pavarur shqiptar.

……………………………..
Shikoni videomaterialin në vijim:

…………………………………………………

Këto dokumente që shihni i përkasin fondit prej gati 1 mijë fletësh të tilla të qeverisë së përkohshme të Vlorës. Siç duket në shumë nga këto letra, është vendosur emri i Ismail Qemalit dhe firma e tij. Dokumentet të cilat janë fiksuar nga kamera e Vizion Plus do të publikohen për herë të parë të plota nga arkivi i shtetit, në fondet e të cilave ato ndodhen.

………………………………………

Siç tregon Nevila Nika – drejtore e arkivit qendror të Shtetit, dokumentet i përkasin periudhës nëntor 1912 – janar 1914. Bashkë me këtë botim i cili pritet të dalë në fund të këtij viti, arkivi po organizon edhe publikimin e një tjetër botimi me mjaft rëndësi. Bëhet fjalë pikërisht për këtë regjistër që shihni, origjinali i të cilit ndodhet në arkivin e Vatikanit. Regjistri i perandorisë osmane është më i hershmi i gjetur deri tani për sa i përket të dhënave në Ballkan dhe konkretisht ky këtu flet për gjykatën e Vlorës në vitet 1567-1568. Pjesë e publikimeve mbi 100 vjetorin e pavarësisë do te jenë edhe dokumentet e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, të cilat arkivi i sjell gjithashtu për herë të parë….

Shikoni videomaterialin në vijim:

………………………………………….. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura