NJU JORK: VDEKJET SPITALORE ME “COVID-19” NGA VENTILIMI (INTUBIMI) MEKANIK!

NJU JORK: VDEKJET SPITALORE ME “COVID-19” NGA VENTILIMI (INTUBIMI) MEKANIK!

Studimet: Deri në 88 përqind e pacientëve të kujdesit intensiv Covid “ventilohen deri në vdekje? Titulli në eport24.news dhe vikendi.net

***

Edhe pse mjekët përgjegjës ishin kundër ventilimit të tepërt mekanik në fillim të pandemisë, ai mbetet regjimi parësor i trajtimit për sëmundjen Covid-19 në shumicën e vendeve edhe sot e kësaj dite.

Në një përmbledhje të lexueshme të së vërtetës pas shumicës së vdekjeve të pretenduara me Covid-19, “Epoch Times” kohët e fundit citoi disa studime që kanë të bëjnë me vdekjet që lidhen me ventilimin mekanik.

Një hetim zbuloi se 80% e pacientëve me COVID-19 në qytetin e Nju Jorkut, të cilët ishin vendosur në ventilatorë, vdiqën, duke bërë që disa mjekë të vënë në dyshim përdorimin e tyre të tepruar. Të dhënat nga MB e vendosin atë numër në 66%, dhe një studim i vogël në Wuhan zbuloi se 86% e pacientëve të ventiluar vdiqën.

Faktet mjekësore dihen prej dy vitesh

Për fat të keq, “Epoch Times” është dorështrënguar me burimet (kolegë, ju lutem mësohuni që gjithmonë t’i lidhni të gjitha burimet!), prandaj u nisëm të zbulojmë nëse këto studime ekzistojnë në të  vërtetë. Në fakt, INSIDER raportoi më 9 prill 2020 (!) se 80 për qind e pacientëve me korona të ventiluar artificialisht në qytetin e Nju Jorkut vdesin. Pretendimi bazohej në të dhënat nga autoritetet lokale shëndetësore. Pak më vonë, u krye një studim që tregoi madje 88 për qind të vdekjeve në mesin e atyre me ventilim në qytetin e Nju Jorkut (burimi: Independent).

***

Një studim nga Britania e Madhe shërben si burim i dytë për këtë pretendim. Ne e gjetëm këtë në Rishikimin e Spitalit Becker. Ky publikim është gjithashtu i prillit 2020. Dy të tretat e 3883 personave që ju dhanë ajër  artificialisht pas kontaktimit me Covid 19, vdiqën.

Më gjerësisht Lexoni:

66% e pacientëve me COVID-19 që kanë nevojë për ventilim mekanik vdesin, tregon studimi i ri

(66% of COVID-19 patients needing mechanical ventilation die, new study shows)

https://www.beckershospitalreview.com/patient-safety-outcomes/66-of-covid-19-patients-needing-mechanical-ventilation-die-new-study-shows.html

***

Më kuptimploti është studimi i Wuhan-it: “Rezultatet e pacientëve të ventiluar mekanikisht me dështim të frymëmarrjes të lidhur me COVID-19”.

*Ekzaminimet u zhvilluan midis marsit dhe prillit 2020 dhe studimi u publikua në nëntor 2020. U bë një dallim midis moshave të pacientëve të trajtuar.

84.3 për qind e personave të ajrosur (ventiluar) mekanikisht mbi moshën 70 vjeç vdiqën.” thuhet në këtë studim.

Më gjerësisht lexoni:

Rezultatet e pacientëve të ventiluar mekanikisht me dështim të frymëmarrjes të lidhur me COVID-19) Outcomes of mechanically ventilated patients with COVID-19 associated respiratory failure)

https://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.0242651

***

A është frymëmarrja artificiale forma e vetme e trajtimit, vrasja nga pakujdesia?

Fakti që pacientët me Covid po trajtohen ende me frymëmarrje artificiale në vend të medikamenteve që janë cilësuar si efektive në studime të shumta kufizohet me vrasjen nga pakujdesia; në çdo rast, sipas gjendjes aktuale të shkencës, nuk mund të bëhet fjalë për kujdes  mjekësor.

Siç u diskutua gjerësisht në vitin 2020 dhe gjithashtu gjeti rrugën e saj në rrymën kryesore të mediave, frymëmarrja artificiale është shumë problematike dhe mund të çojë në këputje të mushkërive nëse pajisjet vendosen gabimisht. U theksua se vetëm specialistë të trajnuar duhet të vendosin dhe monitorojnë masa të tilla emergjente mjekësore. Institucioni mjekësor në veçanti ishte i vetëdijshëm dy vjet më parë se kjo metodë e vetme terapie mund të bënte më shumë dëm sesa pritej.

A vdiqën shumë njerëz pa nevojë?

Kushdo që humbi një të afërm në spital, i cili u ventilua artificialisht për shkak të Covid 19 dhe vdiq si pasojë e këtij ventilimi, ndoshta duhet të bëjë pyetjen nëse kjo vdekje ishte e shmangshme, ndërsa ajo u pranua në rrjedhën e histerisë së përgjithshme nga situata e frikshme që krijoi politika, farmaceutika, mainstram mediet dhe jo vetëm.

/ Shqipëruar nga Sheradin Berisha, më 4 mars 2022 /

———-

Burimet:

Studien: Bis zu 88 Prozent der Covid-Intensivpatienten „zu Tode beatmet“?

04. März 2022   

***

Up to 88 percent of Covid intensive care patients “ventilated to death”?  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura