SHERADIN BERISHA: KUJDES! GËNJESHTRA SHKATËRRON MARRËDHËNIET NJERËZORE!

Pashtriku, 4 janar 2020: Gënjeshtra është një mashtrim i madh që shkatërron çdo marrëdhënie njerëzore! Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, të mos gënjejmë?!
Çka thonë dijetarët për gënjeshtrën?!
1. “Fjalët e rreme nuk janë thjesht të këqija në vetvete, por ato molepsin edhe shpirtin me të keqen.” – filozofi i antikitetit, Sokrati 469 – 399 p.e.s)
2. “Nuk ka mëkat më të turpshëm se të gënjesh ata që besojnë në ty”. – shkrimtarja italiane, Melania Gaia Mazzucco 1966…
3. “Gënjehet vetëm ai që beson”. – shkrimtari italian, Giulio Cesare Croce, 1550 1609.
4. “Më mirë një e vërtetë e vogël se një gënjeshtër e madhe”. – gjeniu i pikturës, Leonardo Da Vinci, 1452 – 1519.
5. “Në gojën e gënjeshtarit edhe e vërteta bëhet e pabesueshme”. – dramaturgu spanjoll, Jacinto Benavente, 1866 – 1954.
6. “Më mirë të humbësh me parime se të fitosh me gënjeshtra”. – politikani australian, Arthur Calwell, 1896 – 1973.
8. “Në vendin e gënjeshtrave, e vërteta është një sëmundje”. – shkrimtari italian, Gianni Rodari, 1920 – 1980.
9. “Ai që s’di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën”. – romancieri i shquar, Franz Kafka (ka lindur më 3 korrik, 1883 në Pragë të Austro-Hungarisë, sot Republika Çeke; vdiq më 3 qershor, 1924 në Vjenë të Austrisë).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…