PREMTIMET E RAMUSH HARADINAJT,…!
Ramush Haradinaj sot SBASHK-ut i premton 50% rritje të pagës për mësimdhënësit, ndërkaq në vitin 2015 kishte premtuar krijimin e 200 mijë vendeve të punës për katër vite; Pagë mesatare 1000 euro; dyfishim të buxhetit shtetëror për katër vite…!!!
Nga arkivi, 8 shkurt 2015
Sa kanë reflektuar politikanët në fushatat e tyre zgjedhore, në reduktimin e premtimeve të rrejshme, në krahasim me fushatën zgjedhore të qershorit 2014?!
Koha për reflektim!
PREMTIMET E ISA MUSTAFËS, HASHIM THAҪIT DHE TË RAMUSH HARADINAJT!
Nga Sheradin Berisha, më 08.02.2015
Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 qershorit 2014, Isa Mustafa i LDK’së, Hashim Thaçi i PDK’së dhe Ramush Haradinaj i AAK’së, për votuesit e tyre kanë bërë këto premtime:
***
ISA MUSTAFA – LDK:
1. Rritja e buxhetit të Kosovës në 2.5 miliardë euro;
2. Krijimi i 120 mijë vendeve të punës për katër vite në Sektorin e Bujqësisë;
3. Pas katër vitesh në tregun e Kosovës 80 % e produkteve do të jenë vendore;
4. 1.2 miliardë euro investime në Bujqësi;
5. Ndërtimi i një stadium sipas standardeve të FIFA-së…
***
HASHIM THAҪI – PDK:
1. Krijimi i “Fondit për punësim” në vlerë prej 1.5 miliardë eurosh;
2. Krijimi i 200 mijë vendeve të punës për katër vite;
3. Pesëqind (500) milionë euro investime në Bujqësi;
4. Ndërtimi i një stadiumi sipas standardeve të FIFA-së, me kapacitet 25 – 30 mijë ulëse;
5. Dyfishim të prodhimit vendor dhe reformim në arsim…
***
RAMUSH HARADINAJ – AAK:
1. Krijimi i 200 mijë vendeve të punës për katër vite.
2. Pagë mesatare 1000 euro;
3. Dyfishim të buxhetit shtetëror për katër vite…
…
Këto premtime nuk po mbahen, dhe sot votuesit e tyre po ikin masovikisht nga Kosova!!!
Sa për kureshtje shikoni këtë video:
– Veterani i UÇK së nxjerr shtëpinë në pazar, synon emigrimin
***
– Ҫka duhet bërë?!
– Këta premtimdhënës mashtrues e abuzues duhet të ndalen, përndryshe nuk ndalen kurrë!
==========
Sa për ilustrim shikoni:
PRMEMITET E HASHIM THAҪIT!!!!
Hashim Thaçi – 27 Maj 2014
Fondi i Punësimit është pika kryesore e planit tonë Misioni i Ri. Shikojeni videon se si do t’i krijojmë 200,000 vende të reja të punës nga 1.5 miliardë euro që i kemi në banka të huaja që nga koha e UNMIK-ut. HTH
https://www.facebook.com/sheradin.berisha/posts/10218813310380238
***
HASHIM THAҪI: DO TË KRIJOJMË 200 000 VENDE TË REJA TË PUNËS…!!!
_____________
Shtojcë
MENDËSIA KËRCËNUESE E RAMUSHIT!