Një parashikim para 14 shkurtit 2021!
PRESIONI I GJITHANSHËM PËR THEMELIMIN E ZAJEDNICËS MUND TA RRËZOI QEVERINË!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku – 29.01.2023
Më 21 Janar 2021 (24 ditë para votimit në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021) kam bërë një parashikim lidhur me presionin e gjithanshëm për themelimin e Zajednicës, presion ky i cili mund ta rrezikoj edhe qeverinë e dalë pas këtyre zgjedhjeve!
Para dy viteve kam shkruar si vijon:
“14 shkurti do të sjellë krizën e radhës, për shkak të Kushtetutës (lexo: Pakos së Ahtisarit) dhe presionit të vazhdueshëm nga jashtë (miqtë tanë) dhe nga faktorët e brendshëm për negociata të reja me Serbinë (e mbi të gjitha) për themelimin e Zajednicës, kishave dhe manastireve sebe si zona të veçanta eksterritoriale dhe jo vetëm. Negociatat në këtë drejtim me Serbinë mund ta rrëzojnë edhe Qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Uroj që ky gjykim imi paraprak të dalë jo i sakt!”
Sot qeveria e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në krye me Albin Kurtin pikërisht për shkak të presionit për themelimin e ZAJEDNICËS është e rrezikuar të rrëzohet!
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Cholet, Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Robert Hill, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian (BE-së) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak… kanë ripërsëritur presionin e tyre, në drejtim të Qeverisë Kurti-2 (që doli pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021), për themelimin urgjent të Asociacionit të komunave me shumicë serbe…
***
Në vijim ju ftojë të lexoni të plotë analizën time të publikuar më 21 janar 2021 në rrjetin tim facebook: “PRESIONI I JASHTËM DHE I BRENDSHËM PËR THEMELIMIN E ZAJEDNICËS MUND TA RRËZOI EDHE QEVERINË E 14 SHKURTIT!”
———–
Nga arkivi i facebookut, 21 Janar 2021
https://www.facebook.com/sheradin.berisha/posts/10218330395427666
PRESIONI I JASHTËM DHE I BRENDSHËM PËR THEMELIMIN E ZAJEDNICËS MUND TA RRËZOI EDHE QEVERINË E 14 SHKURTIT!
Nga Sheradin Berisha
Shumëherë kam shkruar se Kushtetuta e Ahtisarit dhe sistemi aktual zgjedhor janë gjeneratorët kryesor të krizave qeveritare dhe jo vetëm. Dhe se pa ndryshimin e tyre s’do të kemi stabilitet institucional, përkundrazi do të kemi vazhdimisht riciklim të krizave në këtë drejtim! 14 shkurti do të sjellë krizën e radhës, për shkak të Kushtetutës (lexo: Pakos së Ahtisarit) dhe presionit të vazhdueshëm nga jashtë (miqtë tanë) për negociata të reja me Serbinë (e mbi të gjitha) për themelimin e Zajednicës, kishave dhe manastireve sebe si zona të veçanta eksterritoriale dhe jo vetëm. Negociatat në këtë drejtim me Serbinë mund ta rrëzojnë edhe Qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Uroj që ky gjykim imi paraprak të dalë jo i sakt!
***
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe (Zajednica) është projekt politik i dizajnuar në Pakon e Ahtisarit, e cila në maj 2008 u shndërua në kushtetutë. Ky projekt i rrezikshëm për integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të Kosovës, vazhdimisht është kundërshtuar, edhe me gazë lotsjellës në kuvend!
***
Në mars 2018 kam publikuar një porosi të ish presidenti kroat, Stipe Mesiç (për politikanët tanë), lidhur me rrezikun e planit serb për coptimin e Kosovës – përmes Zajednicës.
Lexoni në vijim;
Nga arkivi, më 25 mars 2018:
Një porosi për politikanët e Kosovës!
STIPE MESIҪ: ‘GAZI LOTSJELLËS ËSHTË MË PAK I RREZIKSHËM SESA PLANET SERBE PËR COPËTIMIN E KOSOVËS!
Nga Sheradin Berisha
Pashtriku, 26 mars 2018: Sfida e radhës është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ZAJEDNICA).
Ish’presidenti kroat, Stipe Mesiç, lidhur me këtë çështje ka thënë:
“Opozita kosovare ka përdorur gaz lotsjellës. Unë iu them se Ai është më pak i RREZIKSHËM se sa PROJEKTET E PLANET SERBE për COPËTIMIN e Kosovës. Një bombolë GAZI është e pakëndshme për dikë apo disa individë, e projektet serbe sikurse ASOCIACIONI i Komunave Serbe, janë RREZIK për një popull të tërë!”
Tashmë kupa është mbushur me ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, (nga Kuvendi i Kosovës, më 21 mars 2018), ndërsa me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (Zajednicës), kjo kupë mund të derdhet!
___________
Nga arkivi, më 25 mars 2018
Një porosi për politikanët e Kosovës!
STIPE MESIҪ: ‘GAZI LOTSJELLËS ËSHTË MË PAK I RREZIKSHËM SESA PLANET SERBE PËR COPËTIMIN E KOSOVËS!
=====================
Nga arkivi i Facebookut, më 25 mars 2018
Një porosi për politikanët e Kosovës!
STIPE MESIҪ: ‘GAZI LOTSJELLËS ËSHTË MË PAK I RREZIKSHËM SESA PLANET SERBE PËR COPËTIMIN E KOSOVËS! Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10211550581016543&id=1125324528
___________
Shtojcë
Nga arkivi i facebookut, më 13.12.2022
ALBIN KURTI TASHMË ËSHTË MIDIS DY ZJARREVE! A DO TË DIGJET, A JO?!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 13. 12. 2022
***
THEMELIMI I ASOCIACIONIT SI DETYRIM I IMPONUAR …, NUK DUHET PRANUAR!
***
SERWER: BEOGRADI E KËRKON ASOCIACIONIN PËR TË USHTRUAR KONTROLL NË KOSOVË!
***
“ANTI – AMERIKANIZMI” SI SKIZMË (*) NË SHOQËRINË TONË!