PROF. ASOC. DR. VANGJEL KICI: NAFTA PËR ZHVILLIM NË SHQIPËRI (SIPAS PROGRAMIT TË NORVEGJISË PËR QEVERISJEN E MIRË TË NAFTËS DHE GAZIT!)

Toronto (Kanada), 27 prill 2018: Nafta dhe gazi në Norvegji janë pronë shtetërore. Ato janë në shërbim të mirëqënies së të gjithë popullit. Norvegjia ka një program për qeverisjen e mirë të naftës dhe të gazit. Shqipëria nevojitet ta zbatojë këtë program. Studimet theksojnë tendencën e pushtetarve vendas për bashkëpunim me disa kompani të huaja, me qellim që së bashku të rrëmbejnë fitimet e ardhura nga nafta. Pikërisht kjo po ndodh në Shqipëri, gjatë 27 vjetve të fundit. Autori mendon se duhet shtetëzuar nafta dhe gazi. Si model të kemi Norvegjinë. Të kryhen kërkime nafte dhe gazi në zonën e Bulqizës.
Norvegjia e ka qeverisur naftën dhe gazin në mënyrë të atillë, që të rritej mirëqënia e të gjithë popullit, dhe të zhvillohej ekonomia e të gjithë vendit. Në këtë drejtim, ajo shihet si një model në të gjithë botën. Norvegjia ka një program për qeverisjen e mirë të burimeve të naftës dhe të gazit, sipas përvojës së saj. Ky është programi “Nafta për Zhvillim”. Burimi: Oil for Development Programme. Më poshtë jepet përkthimi i një pjese të këtij programi, dhe ndonjë koment nga autori i këtij shkrimi. Ky program është një ndihmë e madhe për vendet, që kanë burime nafte dhe gazi, por nuk dinë si t’i administrojnë ato. Shumë shtete marrin pjesë në këtë program, kurse qeverisë shqiptare ky program nuk i pëlqen aspak, sepse është kundër interesave korruptive të saj!! Programi trajton financat/të ardhurat, kapacitetin institucional dhe organizativ, qeverisjen e bazuar dhe antikorrupsion. Menaxhimi i naftës ka nevojë për administratë të fortë dhe transparencë publike, jo errësirë, sikurse në Shqipëri. Në errësirë bëhen krime… Programi trajton legjislacionin (ligjëshmërinë), institucionet mbikqyrëse dhe sistemet e monitorimit (kontrollit). Në program pasqyrohet se si është strukturuar aktualisht sektori shtetëror (publik) i naftës së Norvegjisë. Programi ka avantazhin e bërjes së dukshme të të ardhurave dhe të aspektit mjedisor të sektorit të naftës! Objektivi i programit është reduktimi i varfërisë!, nëpërmjet administrimit të mirë të naftës nga ana ekonomike!, sociale! dhe ekologjike!, dhe jo siç është në Shqipëri. Ky program ka dhënë rezultate shumë të mira në një sektor kritik! nga ana ekonomike! dhe politike! Programi trajton problemet e vështira, që burimet e mëdha të naftës paraqesin në politikë! dhe në ekonomi! në vendet në zhvillim, veçanërisht në të ashtuquajturat “shtete të brishta”, domethënë vendet e varfra me sistem të dobët të qeverisjes, sikurse është Shqipëria.
Studimet theksojnë tendencën e pushtetarve vendas për bashkëpunim me disa kompani të huaja, me qellim që sëbashku të rrëmbejnë fitimet e ardhura nga nafta!! Pikërisht kjo po ndodh në Shqipëri, gjatë këtyre 27 viteve të pseudodemokracisë! Prandaj bëhen “privatizimet” dhe konçesionet e naftës në Shqipëri, që të realizohet bashkëpunimi me të huajt, për grabitje në bashkëpunim. Pra, nevoja për të vënë në qendër të vëmendjes qeverisjen e sektorit të naftës është më e madhe se kurrë. Programi lufton varfërinë. Vendeve, që tregojnë interes dhe kanë shqetësime me qeverisjen e sektorit të naftës, Norvegjia është e gatshme që programin e saj t’a verë në dispozicion të tyre, por qeveria shqiptare i largohet këtij programi, sikurse djalli i largohet temjanit, dhe arsyeja dihet! Ajo do errësirë për të grabitur. Programi kërkon që burimet natyrore (nafta, gazi etj.) të jenë pronë shtetërore (publike). Kjo kërkon përfshirjen e një sektori shtetëror (publik) të fortë, shumë të sofistikuar:
1. Vendosjen e një Ministrie për Naftën;
2. Një organ i pavarur (Drejtoria e Naftës Norvegjeze), rregullator i monitorimit (kontrollit, vëzhgimit), respektimit dhe zhvillimit;
3. Një kompani kombëtare (shtetërore) e pavarur nafte (Statoil), e organizuar në operacionet tregtare, për të maksimalizuar përfitimet publike, dhe jo si në Shqipëri, ku këto operacione zhvillohen me korrupsion nga qeveritarët dhe veglat e saj (AKBN, Albpetrol…).
Programi kërkon që kompania të ketë aftësi për të taksuar kompanitë ndërkombëtare (shumëkombëshe) të naftës!!, dhe jo si në Shqipëri. Ai kërkon të ketë sistem koncesionar për ndarjen!! e të drejtave të kërkimit nga të drejtat e prodhimit, dhe jo si në Shqipëri, ku këto të drejta janë bashkuar (kompania, me një kontratë, ka të drejtën e kërkimit dhe të drejtën e shfrytëzimit, si p,sh. në Shpirag, në Bllokun 4 etj.). Programi kërkon të nxitet hyrja graduale në industri e aktorve kombëtarë teknologjikë dhe financiarë. Kombi shqiptar ka plotë pasanikë, të cilët mund të investojnë tek kompania shtetërore e naftës shqiptare (që duhet krijuar), për zhvillimin e fushave të naftës, por atyre nuk u jepet mundësia nga ana e qeverisë kuçedër. Ata ndërtojnë godina të shtrenjta shumëkatëshe, me kosto shumë miliona dollarë, që nuk i sjellin asgjë ekonomisë kombëtare, në vend që të investojnë në naftë.Të sundojë rregullimi i rreptë me ligje në sektorin e naftës. Programi trajton menaxhimin (administrimin) e burimeve financiare të sektorit shtetëror (publik). Norvegjia ka kontrolle të shumta!!, për të siguruar që të gjitha të ardhurat e naftës të hyjnë siç duhet në arkat publike (shtetërore), në mënyrë që të minimizohet korrupsioni, dhe jo si në Shqipëri, ku pothuajse nuk ka kontrolle, të cilat janë formale. Programi synon që të sigurohet qellimi social demokratik i të ardhurave të naftës: Krijimi i vendeve të punës!, reduktimi i pabarazisë!, luftimi i varfërisë!, kthimi i naftës nga mallkim në bekim për popullin!! Qeveria shqiptare le të marrë shembull nga Norvegjia, që e ka naftën pasuri shtetërore, në shërbim të mirëqënies së të gjithë popullit. Pse nuk aplikojmë në Shqipëri eksperiencën norvegjeze të naftës? Sepse modeli norvegjez i naftës shtetërore nuk lejon aspak grabitjen e naftës, në bashkëpunim me të huajtë, nëpërmjet koncesioneve me korrupsion, gjë që është objektivi kryesor i çdo qeverie shqiptare!!! Kombi shqiptar, për naftë dhe gaz nuk ka Detin e Veriut, por ka të gjithë Shqipërinë (Shqipëri-Kosovën!). Fatkeqësisht, qeveritë kukulla të njëpasnjëshme shqiptare, të gjithë naftën dhe gazin e Shqipërisë po ua japin të huajve, ku kanë edhe pjesën e tyre, sepse me ndihmën e të huajve mbahen në pushtet. Le të themelohet kompania shtetërore (kombëtare) e naftës shqiptare, me kapital të përbashkët shqiptar (Shqipëri-Kosovë,…). Shoqëria shtetërore e naftës, Albpetrol sh. a., nuk është e njëllojtë me kompanitë e naftës, që kanë shtetet e ndryshme. Përveç të tjerave, Albpetrol nuk merret fare me kërkime nafte dhe gazi. Vendosja në Shqipëri, e modelit norvegjez të naftës, mund ta përmbysë katastrofën ekonomike aktuale, por kjo kërkon sa më parë përmbysje politike. Zoti Rama, në raportin e Kongresit të Partisë Socialiste, foli shumë për “sukseset e qeverisë” së tij, por për naftën dhe minierat nuk foli asnjë fjalë, sepse prekja e tyre zbulon erën e qelbur të korrupsionit dhe të grabitjes.
Çfarë duhet bërë për naftën në Shqipëri, që të zhvillohet ekonomia e vendit, dhe të rritet mirëqënia e popullit?
Me pak fjalë propozoj të veprohet si vijon:
Në rradhë të parë të provohet naftë-gazmbajtja e Brezit Ofiolitik të Mirditës (Mirditë-Kosovës). Për këtë qellim, të kryhen dy profile seismike në masivin ultrabazik të Bulqizës (gjatësi 2×20=40 km). Këto prtofile të kryhen në luginën Plani i Bardhë-Bulqizë-Valikardhë, që e ndërpret masivin në mes, nga perëndimi në lindje. Në rast se profilet vërtetojnë praninë e strukturës gëlqerore të shpuarjes, poshtë ofioliteve, në thellësi të përshtatshme (rreth 2000- 2500 m), të shpohet një pus kërkimi për naftë dhe gaz. Harta gjeologjike e masivit të Bulqizës, në shkallën 1:25 000, e nevojshme për projektim, është e gatshme. Këtu është shumë e mundur të zbulojmë një vendburim gjigant nafte dhe gazi, sepse masivi diapirik i Bulqizës (sipërfaqja 300-350 km2) është më i madh se diapiri i famshëm kripor i Dumresë. Këtë zbulim të mundshëm e tregojnë edhe shpërthimet e gazit metan (CH4), që është gaz shoqërues i naftës, në minierën e kromit në Bulqizë. Prandaj propozoj për kërkim pikërisht këtë masiv. Gëlqerorët, që pritet të ndodhen poshtë masivit të Bulqizës, dhe që shërbejnë si rezervuar i naftës dhe i gazit, kanë trashësi shumë të madhe (rreth 4000 m).
Këto dy profile seismike, dhe shpimin e pusit, mund t’i bëjë një kompani e huaj, fillimisht me pagesë nga shteti (kosto rreth 5-6 milionë dollarë), por jo me kontratë hidrokarbure!! Pas mbarimit të profileve dhe shpimit të pusit, kompania e huaj të largohet. Pasi të kemi vërtetuar naftë-gazmbajtjen, poshtë masivit të Bulqizës, domethënë në të gjithë Brezin Ofiolitik të Mirditës (Mirditë-Kosovës), Shqipëria siguron perspektivë konkrete shumë të madhe për naftë dhe gaz, të ngjashme me Azerbajxhanin, Norvegjinë etj., sepse Brezi Ofiolitik i Mirditës në Shqipëri ka rreth 13 masivë ultrabazikë të tjerë të mëdhenj, të dukshëm në sipërfaqe, përveç atyre të padukshëm. Në gëlqerorët, poshtë të gjithë këtyre masivëve, duhet të ketë naftë dhe gaz. Këtë naftë-gazmbajtje të madhe të pritshme nuk duhet kurrë t’ua japim të huajve me koncesione!!
Pastaj, me pak fjalë, mendoj të veprohet si vijon:
1. Të shtetëzohet (nacionalizohet) nafta dhe gazi në Shqipëri.
2. Të krijohet kompania shtetërore (kombëtare) e naftës së Shqipërisë, mundësisht me
kapital të përbashkët me Kosovën.
3. Të rihapet Instituti i Kërkimeve të Naftës dhe të Gazit, në kuadër të kompanisë,
fillimisht me kuadro të kufizuara.
4. Të rihapet një Ndërmarrje Shpim-Kërkimi, fillimisht me 2-3 ing. shpimi dhe 1-2 sonda
shpimi.
5. Të rihapet një Ndërmarrje Shpim-Shfrytëzimi, fillimisht me 2-3 ing. shpimi dhe
prodhimi, me 1- 2 sonda shpimi.
6. Të rihapet Teknikumi i Naftës, për pregatitjen e teknikve të naftës etj.
Që të realizohet ky program, duhen specialistë dhe burime financiare. Specialistët i kemi. Burimet financiare mund të sigurohen si vijon:
★ Të prishen marrëveshjet hidrokarbure të vendburimeve ekzistuese të naftës dhe të gazit. Grabitja e naftës, nga kompanitë e huaja, është kaq e madhe, saqë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit nuk mund ta gjobisë Shqipërinë, për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës. Deklarata në media, se Bankers “e mundi” Shqipërinë në arbitrazh për 57 milionë dollarë (Gjykata e Arbitrazhit në Paris, shkurt 2018), me sa duket, është një mashtrim i madh, me marrëveshje dypalëshe. Ky mashtrim i mundshëm i shërben qeverisë për të justifikuar mosshtetëzimin e naftës (gjobën mund ta ndajnë qeveritarët e korruptuar me kompaninë!). Pas shtetëzimit, këto vendburime do t’i sjellin të ardhura të mjaftueshme kompanisë (jo shtetit!), për zhvillimin e naftës nga vet shqiptarët. Më vonë, kompania ia dorëzon shtetit të ardhurat, sipas shembullit të Norvegjisë.
★ Të vihen në punë paratë e popullit (sipas përvojës norvegjeze).
★ Po të jetë nevoja, le të marrim edhe kredi nga bankat e huaja. Nafta siguron shlyerjen e kredive.
Pse propozoj nisjen e kërkimit në Brezin Ofiolitik të Mirditës, dhe pikërisht në Bulqizë?
Sepse në minierën e kromit në Bulqizë ka pasur shpërthime gazi metan (gaz nafte!).
Sepse ky brez ka perspektivë të jashtëzakonshme naftë-gazmbajtëse, pa harruar Shqipërinë Perëndimore. Ky brez lindor i Shqipërisë përfshin rreth një të tretën e sipërfaqes së Republikës. Kështu mund të zhvillohet ekonomia e Shqipërisë dhe të rritet mirëqënia e popullit. Pra, të rikthehemi tek nafta si pronë shtetërore. Si model të kemi Norvegjinë, që është një shtet tepër social, ku qeveria punon për mirëqënien e të gjithë popullit.
Autori është gjeolog.
__________________________
Shtojcë e pashtriku.org:
Oil for Development Programme
https://www.norad.no/en/front/thematic-areas/oil-for-development/oil-for-development-programme/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura