PROF.AGIM ZOGAJ: DËSHMI PËR HISTORINË E LIRISË – MEHMET HAJRIZI, VEPRIMTAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE (II)

Pashtriku, 16 Maj 2020: GRK-OMLK kishte organin udhëheqës, Komitetin Drejtues, në krye të të cilit dhe të gjithë organizatës ishte Sekretari. Anëtarët tjerë të Komitetit Drejtues kishin përgjegjësi specifike organizative të fushave të ndryshme, si çështje të organizimit, të punës me masat, përkujdesje për teknikën, shtypin etj.
Baza organizative ishin celulat, njësi të vogla, zakonisht prej tre anëtarëve, prej të cilave niste ndërtimi i tërë strukturës së organizatës, nga poshtë lart, nëpërmjet të zgjedhjes dhe përfaqësimit.
***
Betimi: Çlirimi kombëtar, bashkimi me Atdheun amë
Pashtriku: Çka shkruante “Zëri i Kosovës”, më 1 shkurt 1974 ?
HAJRIZI
: Nga komitetet lokale, i pari u formua po në maj të vitit 1974 në Dukagjin, me iniciativën e Xhafer Shatrit dhe Jashar Alisë, të cilët u arrestuan në krye të detyrës. Nga fundi i dekadës, Komiteti Drejtues kishte themeluar edhe një organ të organizatës, Komitetin Ekzekutiv, të cilin e përbënin Ismail Syla, Jakup Krasniqi, Saime Isufi, Bejtullah Tahiri dhe Jahir Hajrizi.
Më 6 maj 1974 u arrestuan Kadri Osmani, Binak Ulaj, Xhafer Shatri, Jashar Alia, Metë Shatri etj., kurse Feriz Seferaj u tërhoq nga veprimtaria e mëtejme. Komiteti Drejtues u përtëri me anëtarë të rinj, kurse Komitetin e Studentëve vazhdoi ta udhëhiqte Rexhep Malaj, por një vit më vonë edhe ai u arrestua me bashkëveprimtarët, Ilmi Ramadani, Sami Dërmaku, Isa Kastrati Irfan Shaqiri, Xhavit Dërmaku, Sherif Masurica, Fazli Abdullahu etj.

Mehmet Hajrizi dhe Jahir Hajrizi, 1970.

Do thënë që në veprimtarinë klandestine nuk mbaheshin procesverbale. Ditën e themelimit nuk kishte të shkruar statut as program të organizatës, por çështje statutore dhe programatike botoheshin në shtypin klandestin. Në numrin e parë të organit të shtypit “Zëri i Kosovës”, më 1 shkurt të vitit 1974 shkruante: “Ne kemi përpara tri detyra të mëdha:
– çlirimin kombëtar,
– shoqëror dhe
– bashkimin me atdheun amë, d.m.th. me Republikën Popullore të Shqipërisë.
Vetëm kjo e fundit i jep kuptim të plotë dy të parave.” Dhe më tej: “Është detyrë e shenjtë e popullit shqiptar të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, veçanërisht e rinisë revolucionare, të cilët gjenden nën zgjedhën e rëndë titiste, të luftojnë për pavarësinë kombëtare dhe për bashkimin e atdheut tonë.” Më vonë u botua Programi i organizatës, me titull “Në rrugë drejt lirisë”. Shkrime të karakterit statutor u shpërndanë ndër radhët e organizuara fill pas themelimit të organizatës dhe në vijimësi.
Pashtriku: Në Dokumentin programatik të GRK, “Në rrugë drejt lirisë”, të vitit 1978, qartësisht konstatohej se, vetëm bashkimi kombëtar e zgjidh çështjen tonë kombëtare…?
Hajrizi:
Një popull i ndarë padrejtësisht dhe me dhunë, kurrë nuk duhet të pushojë së aspiruari ribashkimin. Duke qenë në të drejtën e tij legjitime, ai nuk i humbë, por i shumëfishon energjitë për të qëndruar i patundur në idealin e tij. Çështja shqiptare ka lindur në copëtimin si me thikë të hartës së Atdheut tonë dhe ajo do të pushojë vetëm kur drejtësia për të të vendoset në vend, kur të bashkohen shqiptarët dhe tokat e tyre.
Pashtriku: GRK ishte i bindur se për çlirimin e Kosovës ka vetëm një rrugë, për çka dëshmoi historia e UÇK-së, lufta e armatosur…?
Hajrizi:
Shembujt e botës së kolonizuar dhe përpjekjet e saj për çlirim e pavarësi na mësonin se lufta e armatosur ishte mjeti i pashmangshëm për realizimin e idealit të Kosovës. Edhe historia e lavdishme e kombit tonë dëshmon se liria gjithmonë është paguar me gjakun e derdhur të bijave dhe bijve të tij më të mirë. Për më tepër, duke pasur parasysh karakterin dhe shpirtin kriminal të pushtuesit tonë, nuk mund të imagjinohej akti final i çlirimit pa luftën e armatosur.
Përhapja, me jetë a vdekje e ideve të lirisë
Pashtriku: Si ishte i organizuar, si vepronte “Grupi Revolucionar i Kosovës”, cilat ishin bazat e frymëzimit ideologjik e kombëtar të themeluesve dhe prijësve të kësaj organizate atdhetare ?
Hajrizi:
Përballë aparatit shtetëror represiv jugosllav dhe mohimit me forcë të të gjitha të drejtave elementare demokratike e kombëtare, veprimtarët shqiptarë shtrëngoheshin të vepronin nën kriteret e rrepta të konspiracionit të thellë. Në kushtet e ndalimit të lirisë së organizimit dhe përballë rrjetit të dendur përgjues agjenturor të UDB-së e mekanizmave ndëshkues, vetëm kjo formë mund të siguronte jetën dhe veprimtarinë e organizatës; në mungesë të lirisë së fjalës, vetëm me shtypin klandestin mund ta thoshim të vërtetën e plotë për historinë e pushtimit dhe për aktualitetin e hidhur të shqiptarëve të robëruar. Për këtë qëllim shfrytëzohej përvoja e lëvizjes tradicionale kombëtare të shqiptarëve, përvoja e popujve të tjerë, por aplikoheshin edhe teknika të reja konspirative, menduar nga vetë veprimtarët në përshtatje të realitetit, kushteve dhe praktikës konkrete.
Treshet e mirënjohura të njësive bazë organizative ishin në funksion të fshehtësisë së veprimtarisë dhe të mbrojtjes nga goditjet policore. Këto njësi të vogla përbënin garancinë e qëndrueshmërisë së strukturës së organizuar të radhëve të veprimtarëve.
Disiplina e nivelit ushtarak ishte gjithashtu një kusht tjetër i veprimtarisë së sigurt në klandestinitet. Kjo disiplinë konsistonte në kryerjen e çdo detyre në plotësinë e tyre dhe në kohën e duhur, zbatimin rigoroz të çdo norme dhe rregulle organizative, respektimin e terminëve të takimeve në minutën e caktuar, vigjilencën dhe kujdesin për organizatën, bashkëveprimtarët dhe veten, madje duke bërë edhe ushtrime të rregullta për të mbajtur kondicionin fizik dhe për të qenë efikas në aksione, por edhe të qëndrueshëm në tortura etj.
Një formë tjetër e veprimtarisë, por shumë e kufizuar dhe e kujdesshme ishte ajo jashtë normave të rrepta të konspiracionit, forma e hapur, apo „legale“. Kjo veprimtari bëhej veçanërisht për paraqitjen e gjendjes së pushtimit dhe për vetëdijesimin e qytetarëve për reagim ndaj saj. Veprimtarët organizonin ose merrnin pjesë në shoqata të ndryshme, në ansamble muzikore, në aksione vullnetare në dobi të komunitetit, në grupe letrare e sportive, kurse në mërgatë kishin arritur t’i shkëpusnin nga influenca e ambasadave jugosllave klube të tëra të bashkatdhetarëve shqiptarë. Nëpërmjet të këtyre organizimeve dhe veprimtarisë në to, Lëvizja Kombëtare i përçonte idetë e lirisë, por edhe i shfrytëzonte si fidanishte të formimit atdhetar dhe luftarak, sidomos të të rinjve shqiptarë.

GRK-OMLK kishte organin udhëheqës, Komitetin Drejtues, në krye të të cilit dhe të gjithë organizatës ishte Sekretari. Anëtarët tjerë të Komitetit Drejtues kishin përgjegjësi specifike organizative të fushave të ndryshme, si çështje të organizimit, të punës me masat, përkujdesje për teknikën, shtypin etj.
Baza organizative ishin celulat, njësi të vogla, zakonisht prej tre anëtarëve, prej të cilave niste ndërtimi i tërë strukturës së organizatës, nga poshtë lart, nëpërmjet të zgjedhjes dhe përfaqësimit. Në kuptim të demokracisë së brendshme të radhëve, çdo instancë, duke filluar nga celula, merrte vendime të pavarura për veprimtarinë e vet, hapej debat dhe diskusion i lirë për të gjitha çështjet, bëheshin kritika dhe sugjerime, propozime dhe kërkesa, drejtuar organit udhëheqës. Vendimet e organeve qendrore ishin të obligueshme për të gjithë.
Sa për ideologjinë, dua të them se në atë periudhë historike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë, lëvizjet për dekolonizim mbështeteshin fuqishëm në doktrinën çlirimtare të Marksit. Lëvizja Kombëtare Shqiptare, sidomos nga vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar kishte orientim ideologjik të majtë. Vetë literatura me të cilën formoheshin veprimtarët e saj ishte e majtë, por edhe shteti amë me të cilin duhej bashkuar viset e pushtuara shqiptare drejtohej nga politika e majtë, marksiste-leniniste. Madje edhe vetë Kosova ishte krahinë socialiste. Veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, duke përfshirë edhe shumë nga ata të orientimit ideologjik të djathtë, nuk e kishin hallin te epiteti “socialiste”, për Kosovën apo Shqipërinë, por për çlirimin e viseve shqiptare nga sundimi i huaj dhe bashkimin kombëtar. Do të vinte koha (siç erdhi) të trajtohej edhe çështja e sistemit.
– VIJON –
____________________
PROF.AGIM ZOGAJ: DËSHMI PËR HISTORINË E LIRISË – MEHMET HAJRIZI, VEPRIMTAR I ÒªËSHTJES KOMBËTARE (I)
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10027

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura