PROF.DR.SABILE KEÇMEZI-BASHA: DEKLARATA ME SHKRIM E SHABAN KAJTAZIT (11)

Prishtinë, 21 janar 2020:
1. DEKLARATA ME SHKRIM E SHABAN KAJTAZIT
Me kërkesën e komisionit të komitetit krahinor të LKK jap këtë deklaratë lidhur me deformimet dhe devijimet në shërbimin e sigurimit shtetëror, të cilat patën ndikim në situatën shoqërore në terrenin ton.
DEKLARATË
Si e para pikë, unë kërkoi falje nga komisioni që nuk jam në gjendje të japi një pamje të përgjithshme për deformimet që kanë ekzistua dhe që janë shkaktuar nga shërbimi i sigurimit shtetëror krahinor me anë të shkrimit, por mendoi se ndoshta më mirë do të ishte të bisedojmë lirshëm dhe biseda të zhvillohet me nën pyetje se për çfarë komisioni është i interesuar, e kjo do të ishte për arsye se shumë çka po harrohet dhe e dyta se nga viti 1960 nuk ndodhem në shërbimin e sigurimit shtetëror.

Vendimet e Plenumit edhe janë e vetmja zgjidhje e drejtë në këtë fazë të tanishme të zhvillimit shoqëror. Duhet larguar metodat staliniste dhe burokratike për të ardhur në shprehje klasa punëtore e cila ka bartur por edhe sot bart barrën kryesore të ndryshimeve në vend në kuptimin socialist. Vetëqeverisjen e përgjithshme shoqërore, mekanizmin demokratik. Aplikimi i këtyre vendimeve është edhe pengesa kryesore për shërbimin e sigurimit shtetëror, e cila personifikohet me Aleksander Rankoviqin dhe grupin e tij, i cili nuk ka mundur por edhe nuk ka dashur t’i largoi. Pastaj lehtë e ka pasur që t’i qëroi hesapet me shërbimin. Unë qëndroi në të se ai nuk ka dashur të shoh, gjithsesi, nga aspiratat e tija të ndyta, duke keqpërdorur besimin të cilën ia kishte dhënë KQ i LKJ dhe shoku Tito.

Ky grup i njerëzve kishte ngritur një sistem të shërbimit të sigurimit shtetëror e cila ishte pengesë në zhvillimin e socializmit dhe i ka shërbyer atij si monopol për punë të ndyra e egoiste, dhe duke pasur parasysh se ky shërbim ka qenë centralist nga aty edhe ka fillua devijimi dhe nga aty ka pasur ndikim edhe në shërbimin në krahinën tonë.
Sa i përket deformimeve të shërbimit në krahine, unë nuk mundem me ofrua aq sa shokët që kanë punuar në mënyrë të drejtpërdrejt, sikurse që e kam cekur edhe më herët, unë më nuk jam në atë vend, a më herët nuk kam qenë ndonjë udhëheqës në këtë shërbim përveç vitit 1955 në Mitrovicën e Kosovës dhe më 1959 në Prizren. Për 22 vjet të shërbimit në resorin e punëve të brendshme, e në përgjithësi për atë çka i intereson komisionit, nga ajo që del nga vendimet e Plenumit të IV të KQ të LKJ-së.
1. Prej deformimeve të përgjithshme e cila nuk ishte në një hap me mekanizmin demokratik që banë vulën që nga çlirimi e deri më sot është udhëheqja e centralizuar nga ana e sekretarit federativ si gjë e ditur ndërsa tek shërbimi i policisë ishte centraliste nga niveli republikan. Kjo e dhënë ka ndikuar që shërbimi nuk ka guxuar që të nënshtrohet kontrollit të dikujt andaj kuadrot në të u çmenden, u vu mbi faktorin politik e shoqëror, duke thënë se : kush mundet me na bë gjë, ndërsa në anën tjetër ishte armë qorre në duart e sekretariatit federativ.
2. Politika kadrovike nuk ka qenë e përshtatshme me politikën e partisë sonë. Kuadrot shqiptare shumë pak kanë ardhur në shprehje. Sot në tërë krahinën nuk ka një udhëheqës në shërbimin e sigurimit shtetëror që është shqiptar, ndërsa dy janë naqallnika të shërbimit nga radhët e shqiptarëve. Kuadri i nacionalitetit shqiptar i tanishëm në një masë të madhe është keqpërdorur dhe është shfrytëzuar. Vetë nëpunësit shqiptar kanë qenë të kompleksuar. Ndërsa sa i përket shërbimit të policisë, unë në mbledhjen e përvjetorit me komandantët e policisë më 1962 e kam hapur këtë çështje, por nuk kam hasur në përkrahje, i pranishëm atëherë ka qenë naqallniku i drejtorisë së shërbimit të policisë shoku Shijan. Sa i përket shërbimit të sigurimit unë kam pasur rastin të bisedoi me shokun Rajko Vidaqiçin pse nuk pranohen në numër më të madh shqiptarët. Më është thënë se qëndrimi është nga lartë, se shërbimi i sigurimit shtetëror është një shërbim i përgjithshëm jugosllav dhe se nuk është i rëndësishëm përbërja nacionale, por pjekuria e tyre politike.
3. Në hetuesi të cilën e ka udhëhequr shërbimi i sigurimit nuk është bërë mjaft në thellimin e situatës konkrete. Ajo kryesisht është mbështetur në të dhëna të paverifikuara mirë dhe në njerëz ku operativistët kanë dashur gjithsesi të paraqesin suksese, e në disa raste të cilët nuk kanë pasur karakter serioz ata nuk janë angazhuar edhe aq sa duhet. Dua të theksoi se sa i përket hetuesisë, vërtetësisë, këto deformime datojnë më shumë nga e kaluara e më pak në këto kohët e fundit. Një arsye është se kanë qenë kohë të trazuara, edhe më tepër se kontrolli nuk ka qenë i duhur mbi shërbimin.
Kjo hetuesi ka qenë për personat që më vonë edhe janë dënuar, e shumë prej tyre kanë humbur dhe janë dënuar në pamundësi që të verifikojnë pafajsin para gjyqit. Këso dhe dukuri të tjera nuk jam në gjendje që të gjitha t’i numëroi se veç kam thënë se i takojnë të kaluarës përveç të disa rasteve karakteristike në të cilat unë kam marr pjesë. Rasti i dënimit të Ibrahim Tërrnavcit më 15 vjet burg, pastaj procesi i Njazi Malokut në të cilën unë nuk kam marr pjesë.
Personat ordiner shpiknin organizata ilegale, ndërsa njerëzit e pafajshëm pranonin vetme e vetëm qe mos te malltretohen
Raste të humbura ka shumë dhe nuk mundem që të gjitha me i numërua, kjo edhe mund të verifikohet nga dokumentacioni i cili ekziston. Dhe disa nga ata që i kam marr në pyetje, në kohën kur unë kam qenë në operativ dhe të cilat më kujtohen tani, është grupi prej 20 vetave dhe disa të tjerë të arrestuar në Lipjan, të cilët janë arrestuar me arsyetimin se ka ardhur një diversant nga Greqia dhe kur e kam marr njërin në pyetje, nga ata, se çka ka nga krejt kjo që ngarkohet, e kam marr këtë përgjigje se nuk ka asgjë nga kjo duke thënë se: “Unë kam qenë në një qeli dhe kam dëgjuar në qelin tjetër bisedën duke iu vu pyetje sugjestive. Duke i detyruar që të flasin dhe kur kanë ardhur tek unë për të mos më malltretuar, unë kam pranua çdo gjë që shokët më parë i kishin bërë pyetje sugjestive. Kjo ka shkua nga qelia në qeli dhe në fund doli se të gjithë kishin pranua dhe në fund u vërtetua fajësia”, Tërë këtë e kishte shpikur anëtari i Partisë Komuniste përndryshe bashkëpunëtor i sigurimit dhe me kërkesën e sekretarit të organizatës themelore, përndryshe bashkëpunëtor rezident i shërbimit. Po ashtu e ngjashme ka qenë edhe në Drenicë, Skenderaj, ku përmendet kuadri udhëheqës i komunës Veli Deva dhe të tjerët. Më detaisht i kam tregua gojarisht komisionit.

4. Në mënyrë të ngjashme ka ndodhur edhe për dyshimet e individëve. Unë dijë për disa udhëheqës në komuna, ndërsa sa i përket udhëheqjes krahinore me rastin e pranim- dorëzimit të detyrës në Prizren nga Budimir Gajiqi, e kam hasur dosjen e shokut Fadil Hoxha. Kam propozua që ajo të asgjësohet dhe operativës në teren i kam urdhërua që në terren nuk guxon askujt ti bënë pyetje për Fadil Hoxhën, as të marr kurrfarë informate lidhur me të.. Për udhëheqës të tjerë nuk di, por poqese ka pasur atëherë ka ndodhur në të kaluarën derisa ka qenë shoku Mijoviqi dhe Gjakoviqi, sikurse atë rastin me Aliun dhe të ngjashme.
5. Informatat më herët nuk kanë qenë praktik përveç në rastet konkrete. Në kohët e fundit praktikohet, por shumë pak verifikohen. Me informatat e shërbimit të sigurimit nuk është e njëjtë sikur me informatat e shërbimit kriminalistik, shërbimit të policisë dhe shërbimeve tjera të sekretariatit që i nënshtrohen verifikimit nëpër mes të procesit gjyqësor dhe format e tyre janë legale se edhe organizatat shoqërore munden t’i kontrollojnë, derisa informatat e shërbimit të sigurimit të shtetit shkojnë si burimore dhe në bazë të tyre ngritët një qëndrim. Në kohët e fundit jemi munduar që këtë ta largojmë. Të shikohet në procesverbale e mbledhjeve ku në mënyrë të veçantë e kam theksuar para shërbimit të policisë, kur ka të bëjë me ngritjen e ndonjë sinjali nga terreni, që për të posaçërisht të kenë kujdes.
6. Dhënia e mendimit për karakteristikat e udhëheqësve, unë nuk di që shërbimi ka dërgua informata të ngjashme dhe nuk di se dikush ka kërkua nga ne, por ka qenë rregull që të flasim për disa mangësi të kuadrit udhëheqës, jo në kuadër të shërbimit, por në mes njerëzve udhëheqës të nivelit tonë.
Shërbimi i sigurimit të shtetit, respektivisht operativa e tyre ka praktikuar që të mbaj në një terren disa operativist të rregullt për disa vite në një vend, e më vonë këta janë bërë pengesë për të dal në sipërfaqe kuadri i ri. Për këtë më kanë folur udhëheqësit e atjeshëm si në Glogovc, Deçan,, Lipjan dhe në vende të tjera. Sa i përket kuadrit udhëheqës edhe ata në disa vende për një kohë të gjatë janë në vende udhëheqëse edhe pse lëvizjet e shpejta dhe dinamika e punës tek ata nuk ka ndikua se edhe më tej kanë ngelur konservativ ne mendimet e tyre. Ky është rast edhe me mua. Unë kam qenë vetëm deri sa kam qenë udhëheqës si në Mitrovicë të Kosovës dhe në Prizren.
Përgjoheshin hotelet si dhe hetuesia
7. Në raport me përgjimin unë këtë nuk e di se çfarë ka bërë shërbimi i sigurimit shtetëror, përveç që janë përgjua burgjet aty ku u bënte hetuesia dhe më duket se është përgjua edhe një dhomë e fjetjes në hotelin “Metohija” në Pejë dhe në hotelin “Bozhur” në Prishtinë e cila ka qenë më tepër e dedikuar për persona problematik.

Shqiptaret largoheshin nga SHSSH pa kurrfarë arsye
8. Dhe në fund mendoi se shkarkimi im është përafërsisht i njëanshëm. Para dy viteve jam detyruar që të qëndroi vetëm që isha si kuadër shqiptar, kur edhe u propozova si kandidat për deputet të këshillit ekzekutiv, e tani përsëri shkarkohem për të mos qenë shkarkimi i njëanshëm. Qysh në vitin 1944 dhe 1945 kam kërkua që të mos trajtohem vetëm pse jam shqiptar në ndonjë vend të punës, por të mirën në konsideratë aftësitë e mija për të dhe mos të ndjehem i kompleksuar duke më dhënë detyrë më të lart nga ajo që mundem me e krye. E tani, pas 22 viteve të fitoi këtë tretman, që e kam marr detyrën e ndihmës të sekretarit më tepër ishte fiktive, duke mos pasur me mua se çfarë të bënin. Nuk dua që të hy në arsyetimin se pse unë ndërrohem nga detyra, për këtë në kohën time i kam paraqitur shokut Duqe, shokut Fadil, pastaj edhe në një rast edhe shokut Xhevdet. Nuk bëhet fjalë se mua më vjen keq për atë detyrë, unë veç ka disa vite që kam kërkuar daljen nga ky resor për arsye se isha ngopur për 22 vjet nga puna e njëtrajtshme, ndërsa në anën tjetër pse mos të vijnë edhe të rinjtë në shprehje.
19. korrik 1966, Prishtinë
Deklaratën e ka dhënë,
Shaban Kajtazi
VIJON …
______________________
PROF.DR.SABILE KEÒªMEZI-BASHA: PROCESVERBAL NGA BISEDA ME SEKRETARIN E LKK-së, STANISLLAV GËRKOVIQIN – TË MBAJTUR MË 27.09.1966 (10)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9514

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura