Pashtriku, 16 janar 2021: (Demonstratat e vitit 1968, vëllimi I e II, përmbledhje kumtesash nga konferenca shkencore, mbajtur me rastin e 40-vjetorit, në Prishtinë, më 24 – 25.11. 2008, përgatitja për shtyp: Zymer U.Neziri, Meriman Braha, Prishtinë, 2018, ISBN 978 9951 497 80 0; 978 9951 497 82, 368 f.+ 308 f.)
DEMONSTRATAT E VITIT 1968, I e II. Prishtinë
Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Instituti i Historisë, Prishtinë, dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, me rastin e shënimit të dyzetvjetorit të Demonstratave të vitit 1968, më 24-25.XI.2008, organizuan konferencë shkencore në Prishtinë. Ajo konferencë, më e madhja e këtij lloji, me rreth 150 kumtuesa, u vlerësua shumë e suksesshme. Kumtuan kuadrot tona më të mira. Po ashtu kumtuan edhe shumë pjesëmarrës të këtyre demonstratave. Me interes të veçantë janë sidomos kumtesat nga kreu i organizimit të tyre në Rrafshin e Dukagjinit, në Rrafshin e Kosovës, në Llap, në Anamoravë, në Pollog dhe në Ulqin. Tezat e parapara nga Këshilli Organizues janë realizuar pothuajse plotësisht. Kumtesat e dorëzuara dhe të përgatitura për shtyp, më 2012, po botohen tash, në dy vëllime.
Në vëllimin e parë të librit, Demonstratat e vitit 1968, prijnë referatet e mbajtura nga:
– Hydajet Hyseni,
– Jakup Krasniqi,
– Jusuf Bajraktari,
– Zymer U.Neziri dhe
– Selatin Novosella, kurse, në vijim, pasojnë kumtesat e organizuesve të demonstratave dhe të pjesëmarrësve të tyre.
Në vijim janë kumtesat për Demonstratat më 1968 sipas radhës kronologjike.
E para është kumtesa e prijatarit të demonstratave të tetorit 1968 në Rrafshin e Dukagjinit,
– Meriman Braha,
pastaj janë renditur:
– Haxhi Bajraktari,
– Demë Mulliqi,
– Sami Dërmaku,
– Hakif Sheholli,
– Ali Mehmeti,
– Latif Zariqi,
– Faik Mustafa,
– Abdyl Kadolli
– Adil Pireva,
– Agim Vinca,
– Albin Kurti,
– Ardian Marashi,
– Arif Riza,
– Avni Dehari,
– Bahri Brisku,
– Bashkim Lajçi,
– Bejtush Gashi,
– Beqir Elshani,
– Demë Fetaj,
– Ekrem Kryeziu,
– Emil Lafe,
– Gjergj Skeli,
– Haki Kasumi,
– Ilaz Metaj,
– Ali Llunji,
– Irena Sawicka,
– Adam Bednarek,
– Isa Bicaj,
– Ismail Gashi-Sllovia.
Në vëllimin e dytë të librit prin kumtesa e
– Izber Hotit
dhe pasojnë kumtuesit:
– Izet Baraliu,
– Jakup Mehmeti,
– Kadri Rexhaj,
– Luka Gjokaj,
– Lush Culaj,
– Murat Blaku,
– Myrvete Dreshaj-Baliu,
– Nail Draga,
– Nikë Ukgjini,
– Resmije Kryeziu,
– Riza Sadiku,
– Sabile Keçmezi – Basha,
– Sabit Syla,
– Shaban Sinani,
– Sheradin Berisha,
– Sheremet Krasniqi,
– Xun Çeta,
– Zenun Gjocaj,
– Sylë Kuçi,
– Sejdi Berisha,
– Shkodran C. Imeraj,
– Begzad Baliu si dhe
– Zymer U.Neziri, fjala e mbylljes së konferencës.
Vëllimet kanë nga një hyrje dhe një pasthënie. Libri është përgatitur sipas standardeve të nevojshme teknike – shkencore. Kumtesat kanë shkurtore (abstrakt), fjalë çelësa, rezyme në gjuhën angleze, kurse libri përmbyllet me treguesin e emrave, me një fotoalbum me 68 fotografi të periudhës 1968-2008 dhe me programin e konferencës.
Në radhë për botim janë edhe kumtesat e tjera, por nuk po ka gatishmëri për punë vullnetare për përgatitjen e tyre për shtyp, ashtu siç janë përgatitur këto dy vëllime. Nuk kemi pasur ndihmë as nga dy institutet bashkëbotuese. Mungoi po ashtu tërësisht përkrahja financiare institucionale. Madje, ajo mungoi që nga përfundimi i konferencës e këndej, përveç shpenzimeve të shtypshkronjës për këto dy vëllime, që sivjet i pagoi MASHT-i. Pra, duhet pritur ditë më të mira për përgatitjen e tyre për shtyp dhe për shtypjen e tyre.
DEMONSTRATAT E VITIT 1968
Demonstratat e vitit 1968, hallkë e re e çlirimit dhe e bashkimit, pas brezit të Adem Demait, u bënë gjithashtu pjesë e historisë më të re të çështjes shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare nën ripushtimin jugosllav, nga viti 1944. Viti 1968 lidhet me kohën kur tre milionë shqiptarë ishin nën sovranitetin e Serbisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi.
Ai ishte vit kur çështja e pazgjidhur kombëtare e shqiptarëve u shtrua edhe në rrugë me demonstrata të mëdha e të përgjakshme, kur ra dëshmor Murat Mehmeti dhe u plagosën shumë të tjerë. Viti 1968 ndër ne ishte edhe shfaqje e vullnetit të së drejtës kombëtare dhe universale të bashkimit të popujve të ndarë, vit i ngritjes së vetëdijes për çlirim dhe hap vijues historik i bashkimit të kombit të ndarë shqiptar nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, më 1878 e më 1913.
Postime të Lidhura
RRUGËTIMI IM NË RADHËT E LNÇKVSHJ-së (41)
Nga Asllan Muharremi Këshilli Iniciativë për themelimin e Degës së LDK-së në Suedi Gjendja e përgjithshme politike…
NJË JETË KUSHTUAR ATDHEUT – DITAR LUFTE (X)
NJË JETË KUSHTUAR ATDHEUT – DITAR LUFTE (X) Nga Ajaz Emini E Hënë, 14 Qershor 1999 Pas zgjimit…
DR.NEXHAT ÇOÇAJ: LIBRI ENCIKLOPEDIK, ‘BARDHËSITË E ATDHEUT’ – KRYEVEPRA E UÇK-së
Pashtriku.org, 4 dhjetor 2017: (Afrim Mustafa, “Bardhësitë e atdheut” një libër për dëshmorët dhe luftën e lavdishme të…
NJË FOTO E RRALLË E AZEM GALICËS – NGA KEL MARUBI (1915)
Pashtriku.org, 23. 05. 2016: Azem Galica (1889 – 1924) ishte luftëtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në…