PROF.IBRAHIM KELMENDI: ILIRËT JANË POPULLI MË I VJETËR NË BALLKAN

Pashtriku.ortg, 10. 04. 2014 – Dëshmitë e prof. Ibrahim Kelmendit bërë publike në gazetën “Flamuri” që botohej në Romë të Italisë ( në vitin 1950) – Ka qenë viti 1950 kur prof Ibrahim Kelmendi ka shpalosur idetë e tij, ndërkohë ka hedhur teza të guximshme për prejardhjen e shqiptarëve. Duke shfletuar gazetën Flamuri që botohej ne Romë gjejmë një seri shkrimesh të prof. Kelmendit që kanë gjuhën, mendjen dhe vlerësimin e tij për gjenezën e kombit më të hershëm në Europë. Nuk janë thjeshtë citime, por një analizë sintezë me fakte e dokumente që sillen të reja. Në këtë gjurmë 50 vite me vonesë shumë studiues shqiptarë po sjellin atë çka prof I.Kelmendi dhe të tjerë i kanë bërë të njohura,por që nuk janë njohur brenda kufijve të Shqipërisë për me të vetmin shkak thelbësor, regjimi. Populli më i vjetër i Ballkanit pa dyshim është populli shqiptar, i cili në kohërat e vjetra prej Adriatikut deri në Danub, tue përfshi edhe Ungarinë Perëndimore shprehet prof Kelmendi..Të parët e tij quheshin ilirë. Këta qenë ndër arianët më të parë që patën ardhë në Europë.Vendi i tyre quhej Iliri. Për Ilirët prof Kelmendi ka bërë të njohur teza të autorëve të antikitetit.Për ardhjen e tyre nuk ekziston ndonjë datë e saktë,çohet deri në shekullin XX përpara Krishti. Prof Kelmendi merr dhe citon Herodotin. Që i quan barbarë dhe thotë se u ngjanin thrakasvet. Të këtij mendimi kanë qenë edhe shkrimtarë të moçëm grekë.

Pamja fizike:
Prof. Kelmendi reshton këto tipare:Ilirët kishin trup të gjatë,muskulaturë të vogël,inteligjencë të qartë, energjikë dhe luftëtarë shumë të mirë. Flokët dhe sytë e zij.
Paganizmi:
Besojshin në shumë perëndi: Medaurus, Binaus, Latra, Seutona etj.
Pozita shoqërore dhe politike e gruas:
Prof. Kelmendi jep një të dhënë të rëndësishme që pak njihet dhe është bere objekt .Gruaja në shoqënin ilirvet gëzonte konsideratë të mirë. Ushtronte edhe pushtet politik dhe në mes të sundimtarëve të Ilirisë gjejmë edhe mbretëresha. Sikurse tek indoevropianët e tjerë edhe këta në altarin e perëndisë sakrifikofshin. Jetonin ma shumë prej gjuetisë.
Raca:
Të të njëjtit gjak e gjuhe ishin edhe epirotët. Stabroni thotë se Ilirët, Epirotët dhe Maqedonasi flitnin një gjuhë. Shumë shkrimtarë modernë thonë se kultura greke ndër maqedonasit ka qenë e sipërfaqshme. Pra shprehet Kelmendi,nënshtetasit dhe luftëtarët e Filipit, dhe të Aleksandrit që mbritën në Hindi dhe ndër piramidat,flitshin gjuhën nane të shqipes sw sotme.
Fiset ilire:
Ilirët kanë qën të ndarë në fise: Ardianët, Laebetët, Liburnët, Autoariatet, Dalmatët, Dradhanët, Venetët si dhe mesapët dhe japuget që banojshin në pjesën e jugut të gadishullit italian. Përveç këtyre kishte edhe fise të tjera. Ky fenomen shpjegohet vetëm me përbamjen dhe natyrën e vendit ku banonin.
Dëshmi e ilirëve në tempullin e Delphit:
Prof Kelmendi sjell një të dhënë të Herododtit. Herodoti thotë se ata patën mesue edhe tempullin e Delphit. Prezencën e shqiptarëve në rranxe të Akropolit të Athinës (Plaka lagjja ma e vjetër e këtij qyteti) e çojnë në kohna shumë të vjetra dhe mbështesin në një varg të Thuqidhidhit ku ban fjalë për një popullatë barbare me rranjet t’Akropolit ku ende sot ndigjohet një shqipe e gjymtueme.
Bërthama e shtetit ilir:
Bërthama më serioze e njei shteti Ilirian qe fisi i Ardianvet. Me autariatet, Labeatet, Liburnet, e fise të tjera, krijuan nji shtet, i cili në shekullin e IV pr Kr,u ba shtet glorioz. Kryeqyteti i këtij shteti u bë Shkodra. Për tu mbrojtur nga keltët,qysh në fillim të shekullit të IV pr.Kr,rreth bërthamës së përmendun u mbështuallën të gjithë fiset që prej Trieste e deri në Arte dhe kështu u kijua mbretnija ma e madhe e Ilirvet nden Mbretin Bardhyl.Mos ta harrojmë se ka historianë që jetën shtetnore të Ilirvet e çojnë qysh ne shekullin XII,pr.Kr. Më 385 Bardhyli mundi mbretin Amintas të Maqedhonisë,ia pushtoi pjesët perëndimore të shtetit dhe detyroi të paguante haraç. Filipi i II e mundi Bardhylin dhe i pushtoi të gjitha krahinat deri në Ohër tue i aneksue në shtetin e vet. Mbas vdekjes së e Bardhylit, shumë fise u tërhoqën në jetën lokale dhe kështu filloi bjerrja fatale e Ilirvet.
Dardanët:
Koncepti që ka dhënë për këtë fis prof. I. Kelmendi.”Ndër fiset e Ilirvet,ma i madhi qe fisi i Dardhanevet. Vendi i tyre ishte Kosova e sodme deri në Nish dhe në Jug,në Vardarin e Sipërm deri në afrësinat e Manastirit. Kryeqyteti i Dardhanis ishte Shkupi i cili quhej atehere Skupi(Scupi).Vehej në dukje bukuria e gravet të tyre. Edhe sot ka mbete në Kosovë e në vende të tjera,kur duen të ekzaltojnë bukurinë e ndoji femre thonë:”Qenka si Dardhane”.
Jo rallë e ndien njeriu ketë krahasim në raste të tilla në Greqi,ku sigurisht ka mbete qysh prej kohnavet të lashta.
Luftëtarë:
Dardhanet përmenden si luftëtarë të mirë dhe rezistenca e tyre kundër maqedhonasvet e romakvet asht e ndigjueme.
Detarë të zotë:
Ilirët kanë qenë të zotet edhe si detar.Tregtia e grekvet në Adriatik pësonte dëme të mëdha nga kusarët etyre. Për të siguruar tregëtinë, grekët e ftuan Romën për ta qetësue Adriatikun nga iliret.
Luftërat me Romën:
Në vjetin 228 pr Kr u pa zbarkimi i parë i romakvet në Iliri,që sundohej asi kohe në pjesë të madhe prej mbertëreshës Teuta.Lutfa nuk përfundoi me nji a dy beteja, por zgjati ma shumë se dy shekuj.Më 168 pr.Kr. konsulli romak Lucius Anicus kaloi si rrefe nëpër Iliri dhe pushtoi Shkodrën dhe në kalanë e saj zuni rob mbretin Gencius të cilin bashkë me të shoqen Etlevën dhe dy të bijtë e dërgoi në Romë,për të stolisur kthimin e tij trimfal.Mbas këtij suksesi Ilira u shpall provincë e Romes.Por në realitet lufta nuk pushoi aspak. Ilirët bëjshin vazhdimisht kryengritje. Sa pushonte a shtypej në njanën fishkullonte në tjetrën. Ma e njoftuna është kryengritja e kryesume prej Batos e cila qe përhap në krejt Ilirinë. Kjo lëvizje e mnerrsheme përmendet me emnin: “Bellum Batonianum(6-8 mb Kr.). Luftërat me iliret ,Romë i kanë kushtue shumë shtrenjtë si në njerëz ashtu edhe në material. As nji popull nuk i ka qëndrue fuqivet të saja aq sa i kanë rezistue Ilirët. Ma vonë kur në Ilir u stabilizua qetësia, ilirët i suallën Romë edhe shërbime të konsiderueshme. Lagjionet më të mira ajo i rekrutonte në Iliri dhe gjeneralët Ilirianë luftuan në Britani, Rhin, dhe në Eufrat.
Nga katundarët Iliriane dualën edhe perandorë si: Claudius, Aurelian, Probus, Dioclecian, Maximian, Konstandini i madh.

————————————————-

Trokitje në historinë Ilire. Varri i mbretit Gent (Gubio Itali) në 3 pjesë:

Zbulimet arkeologjike dëshmojnë:
Për të mujte me formue një ide të qartë mbi qytetnimin e ilirvet nuk janë të bollshme dokumnetat e shkrueme. Por zbulimet arkeologjike në Bosnje, Dalmaci e Kroaci na apin prova binëse për qënien e një qytetërimi të naltë ndër ilirë. Për të kursyer fjalët po përmendim një pjesës nga enciklopedia Britanica”. Në Bosnje, banesat e liqenit në Butmir, vorrezat e Jezerinës e të Glosinac si dhe vende të tjera kanë ruajte orendi prej guri dhe prej brini, zbukurime prej bronxi e prej hekuri, armë etj si dhe sende ma të vonshme prej argjendi, teneqeje, qelibari e madje edhe prej qelqi. Të gjitha këto na tregojnë periudhat e ndryshme të qytetërimit primitiv të Iliranvet qysh prej kohëvet neolithike e këndej. Sidomos kulturat Hallstatt dhe La Tene paraqiten veçanërisht ma së miri Po të tilla zbulime janë bamun edhe në Dlamaci e në Kroaci- slavoni…
Kristainizmi tek ilirët:
Prof. I. Kelmendi përmend faktin se ilirët ishin ndër të parët popuj në Evropë që erdhën ne kontakt me Kristanizmin. Në vitin 53 Shën Pavli predikoi Ungjillin ndër ilirët, ndërsa 4 vjet më vonë nxënësi i tij Titus. Në shekullin e V-VI, Durrësi dhe Nikopoli u bën qendrat më të forta të kristianizmit në Iliri Mbas tyre vinte Shkodra, Tivari. Në kohën e Justinianit Shkupi u bë kryeqyteti moral dhe administrativ i krejt Ilirisë.
Studimi i prof. Ibrahim Kelmendit përvijohet me principatat dhe me tej për gjenzën e tonë dhe ardhjet sllave në Ballkan me periudhat e mëvonshme që zënë vend në historinë e këtij kombi të hershëm sa vet kontinenti ynë. (Gëzim Llojdia)

***************

KUSH ËSHTË PROF.IBRAHIM KELMENDI

Ibrahim O.Kelmendi (1916 – 1979)

Ibrahim Osmani-Kelmendi lindi më 16 prill të vitit 1916 në Preshevë dhe vdiq më 24 janar të vitit 1979 në Melburn të Australisë, ishte antifashist dhe shkrimtar shqiptar. Jeta, ideali dhe vepra e tij, le të ngeli një udhëndriçim për gjeneratat e sotme dhe të nesërme. Që jetët e njerëzve të lidhen në mënyrë të çuditshme me jetën dhe fatin e kombit të vet. Në këtë pikëtakim atdheun dhe nacionalistin prof.Ibrahim Kelmendin i ka bashkuar kurdoherë jo vetëm ideali i lirisë por edhe shpresa e madhe për një Shqipëri të bashkuar, të lirë dhe demokratike.
***
Fëmijëria e Ibrahim Kelmendit kishte rrjedhur përmes lodrave të pakta dhe halleve të shumta që kishte vendlindja e tij – Presheva, por dhe krejt atdheu shqiptar, pas përfundimit të luftës së Parë Botërore. Pushtuesit serbë, bullgarë e malaziasë, të përkrahur prej fuqive të mëdha e të përkëdhelur prej ëndrrës së ,,madhe” të carëve për daljen në Adriatik, sikur të mos u mjaftonte copëtimi tragjik i shqiptarëve më vitin 1913, u ishin vërsulur kufijve tanë duke ngritur në sistem dhunën dhe barbarizmin mesjetar. Njëherazi në trojet e pushtuara prej tyre, gjenocidi që veç kishte filluar, ravijëzohej qartë duke u kujtuar shqiptarëve që banonin në trojet e tyre se përfundimi i Luftës së Parë Botrore kurrsesi nuk do të kishte lidhje me luftën në Ballkan. Fqinjët cionistë në kokëfortësinë e tyre do të ndikoheshin me të shumtën e rasteve prej politikave shovene të ditës duke i dhënë Europës dhe Botës të kuptonin se toleranca dhe arsyeja ishin të huaja për ta. Pas mbarimit të shkollës fillore në Preshevë, Ibrahimi vendos të studjojë në gjimnazin e medreses në Shkup. Kurdoherë i qeshur, i dashur me bashkëqytetarët e vet ai do t’u tregonte gjithë dashamirësve për ëndrrën e kahmotshme të veten, se si po sa të mbaronte gjimnazin do të studionte arkeologjinë dhe historinë që më pas ti tregoj popullit të tij se toka jonë është e pasur jo vetëm me minerale të çmuara, por më së pari ajo është e mbuluar tej e këtej me një histori që pak kush e ka në Europë e mëtej.Dhe ja fati sikur ta kish dëgjuar profecinë e tij, megjithëse në kohë dhe në hapësirë krejt të largët ja plotësoj dëshirën.
***
Studimet universitare për histori i filloi në Beograd. Megjithëse nxënës i shkëlqyer në gjimnazin e Shkupit, dëshira e tij për historinë e luftërave ballkanike dukej se po daravitej nën peshën e falsifikimeve.Veçmas historia e kombit tonë, masakrohej nëpër katedrat e ftohta të Beogradit duke i kujtuar Ibrahimit mendimin e gabuar sipas të cilit të mëdhenjtë gjithmonë kanë të drejtë. Një mikut të tij në Universitet do ti thoshte një ditë në intimitet Historia jonë flet ndryshe. Besa unë kam me i besue deri në mortë kengëve dhe rrëfimeve që kam ndier për së vogli në Preshevë, e kurrë s’kam me u hap rrugë përrallave të shkjaut, atyre mbeturinave të karpateve Pa disa kërkesave të rreshtura largohet nga Beogradi dhe fiton të drejtën për të vazhduar studimet për histori në Universitetin e njohur të [Peruxhë]]s në Itali. Intuita e thellë, dëshira dhe vullneti për të studiuar, aftësia për përvetsimin e shkencave filologjike bënë që shumë shpejt preshevari Ibrahim Kelmendi të rradhitej ndër shkencëtarët më të mirë të asaj kohe. Ndërkohë duke shkelur edhe mbi propagandën antishqiptare se ,,.kosovarët janë vetëm për pushkë”…. ku, ai ka do të hyje nëpër bibliotekat dhe arkivat e pasura duke hulumtar për ndriçimin skutat tepër të errëta të historisë së popullit të vet. Për hirë të së vërtetës duhet thënë se në vitet 1920-30, Italia (natyrisht për qëllimet e mbrapshta të saja) përgaditi një rradhë intelektualësh krejt të pavarur të Shqipërisë.
***
Ndërkohë në Peruxha të Italisë, Ibrahim Kelmendi bie në kontakt me studentët të tjerë shqiptarë që aspironin rryma të ndryshme politike.Veçmas, me studentët e krahut nacionalist, atdhetari preshevar do të lidhej me një miqësi pothuaj vëllazërore me ta. Në këto lidhje bijtë e Shqipërisë martire përpos të tjerave do të kuptonin se furtuna e rritjes së fashizmit Italian natyrisht do të fillonte së pari në brigjet e Adriatikut.Tani Ibrahimin askush se pengonte të shpreh lirisht mendimin e vet. Fytyra e tij gjithmonë e qeshur do të vërehej teksa i tërhiqej vërejtja në organet drejtuese të Universitetit për ,irredentizëm.Por djaloshi preshevar nuk mund të durojë gjatë, ai flet hapur, godet dhe injoron fashizmin duke paracaktuar se ,,shumë shpejt ushtarët italianë do ti lënë kockat nëpër dhera të huaja,,.I përjashtuar nga Peruxha, vitin e fundit universitar, Ibrahim Kelmendi e vazhdon në Zagreb ku dhe diplomon. Nëse për te, për njohuritë dhe dijet e fituara rrugët janë plotësisht të hapura në Europë, por ky shpirtë atdhetarie zgjedh pikërisht rrugën e ëndrrës fëmirore, vendlindjen, për të treguar historinë e lashtë dhe krenare të pasardhësve të ilirëve. Duke thirrur historinë në atë periudhë dilemash dhe udhëkryqesh të Shqipërisë, Ibrahim Kelmendi së paku mbrojti breza të tërë shkollarësh me idealin e lirisë në gjoks. I kthyer nën qiellin e atdhetarizmit dhe patriotizmit shqiptar, do të caktohet të punojë në Liceun e parë në gjuhën shqipe të hapur në Prishtinë në fillimin e viteve 1940. Ka individualitetin dhe seriozitetin e vet në mësimdhënie por këto nuk e pengojnë të ndërtojë marëdhënie krejt miqësore me kolegët e për më tepër me nxënësit e vet.Bashkëpunon sidomos me drejtorin e atëhershëm të Liceut, Dr. Rexhep Krasniqin, një nacionalist dhe patriot i flaktë, lidhur me tezat kryesore të historiografisë shqiptare.Kuptohet se Liceu i Prishtinës në fillimet e veta nuk kishte tekste të tilla, andaj prof.Ibrahim Kelmendi, duke studjuar shënimet e Dr.Rexhep Krasniqit dhe duke biseduar me të për periudha të ndryshme, mundi të formulojë leksionet e para të historisë së kombit tonë të ndiçuara kurdoherë prej së vërtetës.Ajo çka mbajnë mend studentët shqiptarë të Prishtinës të asaj kohe, ishte pikërisht erudicioni i mahnitshëm i prof.Kelmendit.Përpos kësaj historia e Shqipërisë do të përmblidhte brenda dimensioneve të saj krejt viset arbërore duke ngjizur në shpirtin e liceistëve dashurinë për trojet etnike.
***
Shqiptarët pas Marrëveshjes së Mukjes në vitet 1943-1944 do të ishte me të vërtetë e trishtueshme dhe dhimshme.Të ndarë mes veti prej një ideologjie perverse, të sfilitur prej skamjes dhe varfërisë, do të ngriteshin armet kundër njeri-tjetrit, duke haruar kësisoj thirjen e vjetër të gjakut. Ibrahim Kelmendi si shumica e intelektualëve të ndritur të kohës, do të gjendej në rradhët e nacionalizmit shqiptar, tek Balli Kombëtar, i cili në këto momente të vështira kërkon ti gjendet sa ma pranë Preshevës.Vetëdija e tij nacionale tek e mbramja e ka kuptuar se para se të kërkoje histori, atdheu kërkon pushkë dhe zemër që të mos ta shqyejnë të tjerët. Ata që e këshilluan të vazhdonte mësimin në Lice nuk i ndëgjoi.Kështu që në orën e fundit të mësimit nxënësve të vet u tha Ndëgjonje britmën e tokës sonë.Kërkohen jetët tona.Ani se pak vite kemi mbi supet, duhet me ja falë ato atdheut.Pak rëndësi ka se ku do të luftojmë në Kosovë a Shqipni, se Kosova dhe Shqipnia janë si mishi e ashti …. tash për tash penda pushon por këndon gryka e pushkës,ju pasha me shëndet .. ti shërbejmë atdheut me ndershmëri e trimëri … Krah më krah me nacionalistët e tjerë të Ballit , rrëmben pushkën dhe krismat e saja do të dëgjohen përherë e më fort në Preshevë, Gjilan, Budrikë , Bujanoc, Sharr e Drenicë si dhe në gjitha trojet ku flitej shqip. Miqtë dhe dashamirët e quajtën vetëtimë pasi sot në mbrëmje e gjejnë në betejë, të nesërmen merrej me organizimin e çetave nacionaliste në një tjetër vend apo atë mbrëmje dëgjoje për prof.Kelmendin se dhjetra kilometra më larg kishte rënë në pritë dhe kishte dalur shëndoshë si molla. Sigurisht se populli e ruante se populli trimat i mban në gjirin e vet, veçmas ata që luftonin për flamurin tonë e jo për flamur tjetër.
***
Lidhur me disa beteja të organizuara në Preshevë me rrethinën e saj, në gazetën ,,BESA” që dilte në Stamboll në korrik 1960, nën titullin ,,Kosova në Lutë” prof Ibrahim Kelmendi shkruan ;…. Për luftërat që u bënë mbrenda këtyre 3 – 4 ditëve na nuk ishim të organizuem, për të bamë një organizim civil dhe ushtarak u mbajt një mbledhje në Bashkinë e Preshevës , me 13 shtarë , në të cilën përveç meje mueren pjesë ; Petriti , Jetulla Seferi , Limon Staneci , Adem Kamberi dhe Immer Rama .. Sherbimet kryesore u ndan në këto mënyra; Ademit ia dhanë kryesinë e Bashkisë, Limon Staneci drejtimin dhe organizimin e nënprefekturave dhe mue mi lanë organizimin dhe drejtimin e operacioneve … Mbrenda 24 orëve përgadita listat e vullnetarëve Ballistë për krejt rrethinën e Preshevës, përveç disa katundeve afër Bujanovcit.Presheva kishte 300 vullnetarë,Rahovica 160, Miratoca 240 dhe kështu me rradhë edhe katundet e tjera që janë ma të vegjël, vullnetarët i ndava në grupet A dhe B.Si vijë kufini për të mbrojtë caktova udhën e hekurit që ishte lehtë për ta mbrojtë. Grupet ndëroheshin çdo dhjetë ditë.Në këtë mënyrë udha ruhej prej depërtimit të shkjaut dhe punët e vjeshtës në fusha kryheshin ..”. Si anëtarë i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar për Kosovë pas përforcimit të mbrojtjes kufitare të trojeve etnike, prof. Kelmendi do të kalojë me instruksionet e tija në Karadak e Sharr, do të ndihmojë Mulla Idriz Gjilani e Xhemë Gostivarin, do të marrë pjesë në betejën e Ferizajit me rininë Nacionaliste së bashku me prof.Luan Gashin e Abdyl Hencin e nacionalistët e tjerë. Por sidoqoftë atë ç’ka s’mundën do ta arrijnë bandat çetniko-partizane sllavo komuniste, mundën ta bëjnë, tradhëtarët e shitur tek komunizmi ortodokso-sllav,së bashku me çetat maqedone-serb-bullgar e kryen misionin për të cilin ishin dhe të ngarkuar.Komandat e brigadave ,,çlirimtare” partizane të ardhura nga Shqipëria, si ajo sulmuese e divizionit të 5-të që drejtohej nga komisari politik Ramiz Alia, kishin dhënë urdhër të rreptë dhe të prerë që të luftoheshin nacionalistët e Ballit rreptësisht, por edhe shfaqja më e thjeshtë e tyre. Kjo dihej se Titoja dhe Enveri veç me kohë kishin hartuar luftën vëllavrasëse duke paracaktuar në këtë mënyrë tragjedinë shqiptare në emër të idealit bollshevik, ardhur prej stepave të largëta të Lindjes dhe kjo murtajë do të godiste pa mëshirë jo vetëm idealin tonë kombëtar por edhe mijëra jetë të pafajshëm shqiptarësh. Goditjet pas shpine e në gjumë mirrnin jetët e nacionalistëve të ndershëm e atdhetarë që rruanin folenë e shqipeve, ata ende s’u besohej se preheshin në besë prej vëllezërve të një gjaku.Votrat shqiptare laheshin në lot e gjak, piskamat e foshnjave, sikurse thirnin në vetëdije, por ishte e kotë, ndjenjat e tyre shpirtërore ishin të mbuluara me mllef antishqiptarizmi me ëndrra të proletariatit, ku për ta nuk kishte rëndësi kombi dhe atdheu, se si zakonisht komunistët janë pa komb e atdhe. Këtë dhimbje piskamë foshnje e kuptuan më mirë nacionalistët e tokës martire, me dhimbje për ti tharë lotët e zijës ata vendosin të tërhiqen.Vetëtima preshevare, edhe përballë kësaj mënxyre nuk heshti. Ai endet lugjeve e brigjeve të tokës arbnore me pushkë në krah, me shpresën e pashuar në gjoks, me fjalën hyjnore që i delte nga buzët.Me mjaft trima, të cilët të betuar deri në vdekje e kanë kuptuar misionin e tyre për të cilën i ka ngarkuar nacionalizmi, u jep besim për të ardhmen.
***
Ibrahim Kelmendit pas Luftë Dytë Botërorenga pushteti serb dhe maqedon i vihen bashkarisht në ndjekje të tij dhe ballistëve tjerë me një komandë të vetme të përbashkët, për ti vrarë nacionalistët me shpirtë të kulluar si ujët e bjeshkëve. Ai dhe bashkëluftëtaret e tij, në krye me Sylë Hotlen për të mos ngritur pushkën mes vëllezërëve të një gjuhe dhe të një gjaku, si prof.Ibrahim Kelmendi me urdhër të Qëndrorit të Organizatës së Ballit Kombëtar, e lë atdheun dhe me dhembje dhe pa dashje lë vendlindjen dhe kombin, për të kaluar ditët më të bukura të rinisë së vet, në kampet e refugjatëve politik në Greqi. Disa vite më vonë më 1953, i plotësohet kërkesa dhe shkon në Australi ku menjëherë falë aftësive të tij fillon punën si pedagog në njërën prej gjimnazeve të Melburnit. Prej nga jeta e tij futet në rrjedha të tjera më të qeta, por gjithmonë me një dhimbje për fatet e atdheut të rrobëruar prej çlirimtarëve që iu shitën sllavëve, andaj dhe prof. Kelmendi askurrë nuk do të privonte veten prej punëve të mëdha. Si emigrant ai, merret me studime për etnogjezën shqiptare, hulumton nëpër biblioteka, shkruan dhe boton mjaft punime me vlerë si në shtypin vendas ashtu edhe në ate të shqiptarëve të diasporës.Do të ngrejë një Komitet të Ballit në Australi dhe do tu bëjë ballë lobeve sllavo-maqedonase atje, të cilët nuk do të kenë mundësi ti kundërvihen prof.Kelmendit i cili lidh një miqësi dhe me nacionalistin tjetër atje z.Hiqmet Ndreun nga Dibra që mbante Radio Melburni[1]. Veprimtaria e tij, do të jape dëshminë ma të mirë se kudo që janë të shpërndarë shqiptarët, në të gjitha kontinentet e botës.
***
Me sy nga Presheva, me flakën e pashur për lirinë e atdheut të vet, në shtatorin e vitit 1979 ndërron jetë, duke u treguar shqiptarëve se gjurmet e tij, gjurmet e vetëtimës së Preshevës janë në çdo vis ku luftohet dhe jetohet për lirinë, bashkimin dhe prosperimin e kombit shqiptar. A do të ngeli ende në heshtje kjo vetëtimë me zemër vigani, kjo figurë e nacionalizmit shqiptar? Kjo ngel në ndërgjegjen e intelegjencës preshevare në rradhë të parë e mëndej instituteve historike shqiptare. Ideali dhe vepra e tij, le të ngeli një udhëndriçim për gjeneratat e sotme dhe të nesërme.
***
Tituj të veprave të Prof.Ibrahim Kelmendit:
• Ilirënë parahistori-orogjina, kultura dhe përhapja etyre.
• Prej Mytheve deri në Butmir;
• Pak fjalë për të kaluarën e shqiptarëve;
• E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi;
• Përbërja etnike dhe historike e Kosovës;
• Kosova në luftë;
• Të mësuem me u ba fqinjë tëpaduruem;
• Kosova në luftë me komunizmin;
• Perspektiva e imperializmit serb;
• Tito në mes të fortunës;
• Klika Hoxha-Shehu nuk është për Kosovën shqiptare;
• Jugosllavinë duhet me njoftë Mozaik e pa harmoni;
• Një shtyllën e kosovës quhet Ptreshevë, etj.

Lidhjet e jashtme:
• Karadaku në rezistencën e armatosur (1941-1951)
• Presidentja Atifete Jahjaga dekoroi një varg personalitetesh
• msakrat-serbosllave-ne-fshatrat-e.html/Masakrat serbe në fshatrat e Preshevës
• Historia e shkurter e Preshevës
• Kombëtare e Kosovës Lindore

Referencat:
Dr. Muhamet Pirraku Mulla idriz Gjilani -Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore
http://sq.wikipedia.org/wiki/Ibrahim_Kelmendi

—————————–

Në gjurmët e Albanopolis-it të lashtë

Drejt “luginës” së mbretërve ilirë, të Selcës së Poshtme

————————————–

**************************************

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura