PROF.SABIT ABDYLI: ÇLIRIMTARI

Aucklan (Zelandë e Re), 23. 05. 2014 – Erdh ky, telashe do të na nxjerr me Europën, fqinjët. Kush e thirri, si erdhi?! Do të na shkatërrojë të gjitha këto që i ndërtuam me mund: shtetin multietnik, flamurin me yje… Me të mbaruar lufta sikur iku, u zhduk. Luftoi krejt jetën… Ishte pushka çlirimtare e atdheut, vetë liria. Kush e thirri, kush?! Pat mbaruar ai detyrën ndaj atdheut e popullit, i dha gjithë çka pati, edhe jetën. Nuk i deshi ndarjet… deshi gjithë ato që kanë popujt tjerë: lirinë, shtetin e së drejtës dhe të jetë zot i tokave të veta. Edhe ne krah për krah me te luftuam për të njëjta ideale, po ne mbetëm për ta vazhduar luftën në paqe, ai iku. Iku në betejën e fundit. Si erdhi, kush e ktheu në jetë Çlirimtarin, kush? Me Te gjithçka do të na shkoj huq, me Te edhe pushtetin do ta humbim, para se të ndodh kjo, duhet të bëjmë diç: do provojmë ta njollosim së pari me fjalë veprat e tija, po nuk na shkoi fjala do marrim masa tjera se na mori lumi. Populli me të është, populli e thirri se humbi shpresat në aftësitë tona për të mbajtur shtetin.


 Ardhja e Çlirimtarit kish bashkuar liderët të të gjitha krahëve e ngjyrave. Me dyer mbyllur bënë planet. Ta joshim duke i dhënë privilegje, tituj, thanë pozita. Ta lëmë të formojë parti të vetën dhe i fusim brenda njerëzit tanë (kalin e drunjtë), propozoi opozita, dhe vazhdoi, duke fajësuar pozitën për ardhjen e Tij. Ju, ju me qeverisjen tuaj të keqe e ngrehët nga varri Çlirimtarin, ju! Jo ne, po populli, që ra nën ndikimin e propagandës tuaj që shpifni se pozita është e korruptuar, injorante, tradhtare, e padenjë për të udhëhequr – arsyetohej pozita. U lodhën së akuzuari njëri tjetrin, po ishte koha që kundërshtarët të merren vesh sa nuk kish mbërri Ai. Thirrën gjykatësin dhe ngrehën fletë-arresti për Çlirimtarin si njeri i rrezikshëm, i cili po vinte nga ajo botë për ta destabilizuar shtetin dhe ja dorëzuan shërbimeve të veta partiake, policisë së shtetit, Interpolit dhe EULEX-it. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura