QENDRA JUSUF GËRVALLA – THIRRJA E RREJSHME E KADRI ZEKËS PËR BASHKIMIN E RREJSHËM DHE KURTHA ZHURMUESE E BASHKIMIT NË TURQI! (13)

Në 41 vjetorin e vrasjes

QENDRA JUSUF GËRVALLA – THIRRJA E RREJSHME E KADRI ZEKËS PËR BASHKIMIN E RREJSHËM DHE KURTHA ZHURMUESE E BASHKIMIT NË TURQI! (13)

Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 16 shkurt 2023

***

Rreth 7 dhjetorit 1981, Jusufit i vjen thirrja e rrejshme për bashkimin e rrejshëm me titull ”Të gjithë në Front! Të gjithë për Frontin!”. Jusufi në praninë time, brenda ditës ia kthen Kadri Zekës përgjigjen, ku në thelb i drejtohet:

– Përmbajtja e Thirrjes është e rrejshme,

– Thirrja nuk është taze, nuk është e freskët por është shkruar shumë më herët,

– Gënjeshtra nuk është taze, nuk është e freskët por është gatuar shumë më herët,

– Me këto gënjeshtra e manovrime keni bërë përpjekje për t’i vënë disa forca të caktuara patriotike e revolucionare para një akti të kryer,

– Prandaj, mos u habitni nëse pas hapit tuaj ne do të dalim publikisht me sheshimin e gënjeshtrave.

Pas këtyre fjalëve Kadri Zeka dhe OMLK-ja nuk kanë guxim me dalë publikisht me thirrjen e tyre të rrejshme: ”Të gjithë në Front! Të gjithë për Frontin!”

Në këtë lloj ”afërsie” e ”mirëkuptimi” e atmosfere është bërë dasma e Kadri Zekës me Saime Jusufin më 2 janar 1982. Ditët para e pas dasmës janë ditët e fushatës së Kadri Zekës e Ibrahim Kelmendit kundër Jusuf Gërvallës si person që është i vetmi që ka dalë kundër bashkimit, në kohën kur të gjithë janë për bashkim.

Letra e Jusuf Gërvallës dërguar Ibrahim Kelmendit më 15 janar 1982, vërteton se nuk ka ndryshim raportesh në mes Jusufit e Kadriut, për asnjë milimetër prej 17 tetorit 1981 e deri më 15 janar 1982. Letra e 15 janarit demaskon gënjeshtrat e Ibrahim Kelmendit për pajtim në dasmë dhe gënjeshtrat e Fazli Veliut për bashkim në dasmë.

Në letrën e 15 janarit, Jusufi, në thelb, shkruan:

-misioni i bashkimit është i shenjtë për ne,

-ky bashkim do të bëhet kur të vijë koha,

-ky bashkim do të bëhet nga njerëzit e vërtetë e punëve të vërteta

-ky bashkim nuk do të bëhet nga njerëzit që përhapin gënjeshtra e bazohen në gënjeshtra

-kush janë ata që përhapin gënjeshtra dhe bazohen në gënjeshtra më 15 janar 1982? Janë askush tjetër pos Kadri Zeka dhe shoku i tij organizativ Ibrahim Kelmendi.

T’I JAPIM SHTYTJE TË RE LUFTËS

Fjalët që Jusuf Gërvalla ia thotë Kadri Zekës dhe OMLK-së në festën e 28 Nëntorit 1981, i boton në Zërin e Kosovës që ka dalë në janar 1982. Për këtë citat më poshtë është fjala dhe për të cilin shkruan Ibrahim Kelmendi në romanin Atentatet.

Jusuf Gërvalla: “Po të kihet parasysh pesha historike e situatës aktuale, një detyrë prioritare del bashkimi optimal i organizatave e grupeve komuniste, patriotike e revolucionare, të cilat luftën kombëtare dhe shoqërore të popullit tonë të shumëvuajtur e marrin në tërë seriozitetin e saj. Ato grupe e organizata, që bëjnë

-lojën e “politikës së madhe”,

-lojën e arrivizmit revolucionar,

-të udhëhequra prej karrieristësh megalomanë (OMLK-shën i Xh.D.),

dhe ato që

-janë organizuar prej elementësh të dyshimtë

-e tani mbjellin në radhët e njerëzve tanë anarki dhe

-sjellin dezinformime në fitim të qeverisë së Beogradit, (PKLMSHJ-shën. i Xh.D.) i ftojmë të heqin dorë nga rruga e tyre e gabuar.”

(T’I JAPIM SHTYTJE TË RE LUFTËS, Zëri i Kosovës, janar 1982, faqe 1-2)

Faksimili i Zërit të Kosovës, nr.2, faqe 1 – Janar 1982
Faksimili i Zërit të Kosovës, nr.2, faqe 2 – Janar 1982

Ky pra është thelbi i kudretit të Kadri Zekës kundrejt Jusuf Gërvallës.

Kadri Zeka ka trokitur në derën e shtëpisë së Jusuf Gërvallës në Habichthöhe 40, Untergruppenbach të shtunën në mbrëmje më 16 janar 1982 si person i paftuar. Si i paftuar që ka qenë nuk e gjen Jusufin në shtëpi, pasi ai në atë moment është 70 km larg shtëpisë së tij.

12-7. Shkaku i vrasjes sipas Hasan Malës

“Apostol Duka: – U arritë ky bashkim, ose shkrirja e dy organizatave në një të vetme, nëse mund të shprehemi kështu?

 Hasan Mala: – Me sa di unë dhe nuk besoj se gabohem, u arrit vetëm në ditët e fundit të jetës së Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Ata u takuan disa herë në qytete të ndryshme të Gjermanisë, – më në fund në Shtutgart – dhe, më në fund, u morën vesh jo vetëm që të dyja organizatat të shkriheshin në një, por kështu të bëhej edhe me të dyja organet që botonin ato, përkatësisht ‘Liria’ dhe ‘Zëri i Kosovës’. Të kishte pra vetëm një gazetë, dhe ajo të quhej ‘Liria’. Dhe Taip Zeka ka të drejtë kur mendon se ata qëndruan edhe një natë së bashku, për t’iu gëzuar në njëfarë mënyre, këtij bashkimi të shumëpritur. Dhe vrasja e tyre kishte pikërisht edhe këtë qëllim të mbrapshtë, të pengonte me çdo kusht dhe me çdo mjet bashkimin e organizatave dhe krijimin e Frontit, gjë që ndodhi realisht.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, f. 256-257)

Sa i përket Frontit të Hasan Malës, Ibrahim Kelmendi, në librin Gjurmë e fërkem thotë se Fronti Popullor për Republikën e Kosovës i OMLK-së është sakrifikuar nga Kadri Zeka për mos e turpnue, e mos e skuqë Frontin e Kuq, Frontin e Tanjugut, për cilin Front Jusuf Gërvalla ka dyshuar se në qendër të tij qëndron UDB-a, dhe në bazë të atyre dyshimeve i ka ndërpre të gjitha marrëdhëniet me Ibrahim Kelmendin, pas numrit të fundit të gazetës ”Bashkimi” në janar 1981.

12-8. Shkaku i vrasjes sipas ish inspektorit të UDB-së serbe Abdullah Prapashtica

Abdullah Prapashtica (ish-inspektor i UDB-së Serbe): “Kështu Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës në fazën e vet përfundimtare, u krijua me iniciativën e Partisë Komuniste MLSHJ e cila ju bëri thirrje për bisedime për bashkim LNÇKVSHJ dhe OMLK. Këto thirrje për bisedime me shkrim ju drejtuan Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës që gjendeshin në Evropë, përmes të Sabri Novosellës që në atë kohë gjendej në Adapazar të Turqisë. (…) Sipas të gjitha gjasave fillimi i këtyre bisedimeve për bashkim nuhatet nga regjimi titoist dhe për te e penguar realizimin e bashkimit ton, Beogradi zyrtar jep urdhër UDB për vrasjen e Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës ne Gjermani.” (DËSHMI E NJË NGJARJE HISTORIKE, 17 shkurt 2008, http://kosova.albemigrant,com)

Abdullah Prapashtica nuk e pranon rolin e Kadri Zekës si udhëheqës qendror, të gjykatësit neutral, për punët e bashkimit. Ai nuk e pranon atë rol, siç mundohet ta paraqes Mehmet Hajrizi. Pse? Sepse ish inspektori i UDB-së serbe, rolin e ideologut largpamës e të padiskutueshëm, rolin e referit e të gjykatësit neutral e ka të rezervuar vetëm për veten e tij. Falë largpamësisë së tij, nën influencën e tij bien të gjithë dhe mezi presin të udhëhiqen nga ai. Me udhëzimet e tij shpjegohet se si duhet me ardhë deri tek për-puthja e të gjithëve nën pararojën e Partisë Komuniste të inspektorit të UDB-së serbe. Fakti se Jusufi e Kadriu për-puthen plotësisht me ish-inspektorin e UDB-së serbe, merret vesh nga UDB-a dhe ajo kryen atentat jo ndaj ish-inspektorit të UDB-së, por vetëm ndaj mashave të tij.

12-9. Shkaku i vrasjes sipas Ibrahim Kelmendit në romanin Atentatet dhe librin Lëvizja

Ibrahim Kelmendi të gjitha gënjeshtrat rreth bashkimit dhe ”ftesës” së Jusuf Gërvallës për gjoja bashkim me Frontin e Kuq të Tanjugut i ka demantua me gojën e vetë në një incizim magnetofonik, në një mbledhje të mbajtur në Gjenevë, më 3 mars 1984. Aty demaskohen të gjitha gënjeshtrat e veta të bëra në librin Atentatet dhe Lëvizja dhe vepra e tij prej detektivi.

12-10. Lidhja e shkakut të vrasjes së Jusuf Gërvallës me organizata të jashtme

Nga gënjeshtrat e Apostol Dukës, Mehmet Hajrizit, Hasan Malës, Abdullah Prapashticës, Ibrahim Kelmendit jepen arsyetime për vrasjen e Jusuf Gërvallës duke e lidhur me organizata të huaja, me organizata të jashtme, me gazeta të jashtme, ndaj të cilave Jusuf Gërvalla ka qenë i pavarur në tërë jetën e tij, dhe kurrë nuk ka pasur as obligimin më të vogël ndaj tyre. Ato i ka ndihmua vetëm i udhëhequr nga ndërgjegjja e pastër. I ka ndihmua deri sa e ka pa se nuk e meritojnë ndihmën e tij. Me Frontin e Kuq e me Ibrahim Kelmendin i ka ndërpre të gjitha marrëdhëniet pas rastit të dërgimit të Hysen Gegajt në duart e UDB-së serbe. Kadri Zekës dhe OMLK-së ia ka ndërpre të gjitha ndihmat (të cilat edhe ashtu, kurrë nuk ua ka pasë borxh) pas 17 tetorit 1981 deri në vdekje, do me thënë pas 17 tetorit 1981 e deri në përjetësi.

– Ibrahim Kelmendi, Abdullah Prapashtica dhe Sabri Novosella –

12-11. Paaftësia për punë të pavarur

Në bazë të pikës së mësipërme e gënjeshtrave të demaskuara, është qëllimi të krijohet përshtypja se Lëvizja e Jusuf Gërvallës nuk ka qenë në gjendje të bëjë punë të pavarur asnjëherë. Nga kjo duhet të nxirret ky rrjedhim:

-Vlera e Jusuf Gërvallës mund të kuptohet vetëm si e lidhur me Ibrahim Kelmendin,

-Vlera e Jusuf Gërvallës mund të kuptohet vetëm si e lidhur me Kadri Zekën,

-Vlera e Jusuf Gërvallës mund të kuptohet vetëm si e lidhur me Abdullah Prapashticën.

 Është pikërisht e kundërta:

-Vlera e Jusuf Gërvallës mund të kuptohet vetëm si e pastruar nga gënjeshtrat e Ibrahim Kelmendit, e pastruar nga Fronti i Kuq i Tanjugut, për të cilin Jusuf Gërvalla me baza shumë të forta ka dyshuar se është krijesë e UDB-së dhe nën këtë dyshim i ka ndërpre të gjitha marrëdhëniet me Ibrahim Kelmendin pas daljes së numrit të fundit të Bashkimit në janar 1981.

-Vlera e Jusuf Gërvallës mund të kuptohet vetëm si e pastruar nga gënjeshtrat, manipulimet, manovrimet, jo sinqeriteti, megalomania dhe idetë e çoroditura të OMLK-së; të Kadri Zekës, Mehmet Hajrizit, Hydajet Hysenit, Berat Luzhës, Hasan Malës e ndonjë tjetri. Me taktikat, me metodat dhe me praktikat e OMLK-së Jusuf Gërvalla është shkëputur përjetësisht më 17 tetor 1981 në panairin e librit në Frankfurt.

-Vlera e Jusuf Gërvallës dhe e Lëvizjes së Jusuf Gërvallës mund të kuptohet vetëm si e pastruar nga gënjeshtrat, megalomania dhe idetë e çoroditura të Abdullah Prapashticës, i cili me Partinë e tij komuniste e ka pasë të njëjtën ëndërr sikurse OMLK-ja e Kadri Zekës, që nën maskën e etiketave komuniste me qenë pararojë e dominuese e të tjerëve. E arritura më e madhe në karrierën e Abdullah Prapashticës është për-puthja me mulla Hamitin dhe mulla Izet Tashollin.

 12-12. Ftesat nga pozita superiore, të barabarta apo inferiore

Një kurthë djallëzore për mendjet naive është zhurma rreth ftesave, kush po e fton kend. Ibrahim Kelmendi duke gënjyer ka bërë zhurmë të madhe se puna e parë që e ka bërë Jusuf Gërvalla pas arratisjes nga Kosova është se e ka thirr Ibrahim Kelmendin e iu ka lutur me ia shkrua përmbajtjen e Bashkimit të Frontit të Kuq. Puna e fundit në jetë e Jusufit është krejtësisht identike me punën e parë. I telefonon, indirekt, Ibrahim Kelmendit dhe e thërret për punë të bashkimit. Zhurmë dhe gënjeshtra për ftesën e fundit në jetë të Jusufit bëhet nga shokët e Kadri Zekës, dhe në filmin dokumentar “Ç’ke bërë sot për Kosovën?” të vitit 1997. Në mënyrë krejtësisht identike ish inspektori i UDB-së serbe Abdullah Prapashtica gënjen se Sabri Novosella iu ka paraqitur dhe iu ka lutur të bisedoj me te për bashkimin por molba e tij nuk është aprovuar nga ish udbashi, sepse Sabriu nuk ka pas me vete svedok.  Vetëm e vetëm për me e plotësua kushtin e ish udbashit, mu paska dashtë mua me udhëtua në Turqi, në shkurt të vitit 1982.

Njerëzit e painformuar dhe të padjallëzuar bien në këto kurtha djallëzore, duke i marrë këto djallëzi si komplimentin më të madh që i bëhet Jusuf Gërvallës.

-Jusuf Gërvalla është njeri i iniciativës,

-Jusuf Gërvalla është i vetmi që e di se çka duhet bërë,

-Jusuf Gërvalla me ftesat e tij ka treguar superioritetin e tij.

Djallëzitë mbesin vetëm djallëzi. Qëllimi i vërtetë me zhurmën e ftesave është të mbillet gënjeshtra dhe djallëzia e stilit:

-Jusuf Gërvalla e fton Ibrahim Kelmendin sepse nuk mund të bëjë asgjë pa Ibrahim Kelmendin. Ibrahim Kelmendi nuk ka asnjë nevojë për Jusuf Gërvallën,

Jusuf Gërvalla ka çdo nevojë për Ibrahim Kelmendin.

Jusuf Gërvalla duke e ftuar Ibrahim Kelmendin për bisedime për bashkim i deklason e asgjëson të gjitha fjalët e veta me shkrim që i ka bërë për te, pas janarit 1981, pas rastit të Hysen Gegës me Sadik Blakajn dhe rolin e Ibrahim Kelmendit në te.

-Jusuf Gërvalla e fton Kadri Zekën sepse nuk mund të bëjë asgjë pa Kadri Zekën. Kadri Zeka nuk ka asnjë nevojë për Jusuf Gërvallën.

Jusuf Gërvalla, duke e ftuar Kadri Zekën për bisedime për bashkim, e deklason dhe asgjëson qëndrimin e Sabri Novosellës në Stamboll, i asgjëson fjalët e tij të shkruara në letra, të botuara në Zërin e Kosovës. Me një fjalë e deklason dhe asgjëson çdo punë që e ka bërë për Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera në Jugosllavi.

Mos me pasë qenë ftesa e Jusufit, Kadri Zeka e kish kaluar 17 janarin 1982 në Dusseldorf, dhe ishte kthye në Zvicër pa e pasur as interesin më të vogël me e takua Jusuf Gërvallën.

-Djallëzitë rreth ftesave të Jusufit janë krejtësisht identike me djallëzitë e ish inspektorit të UDB-së serbe Abdullah Prapashtica në raport me Sabri Novosellën.

Po t’i mbledhim, kombinojmë parashtrimet naive dhe djallëzore, rrjedhin këto mundësi:

-Jusuf Gërvalla telefonon e bënë ftesa sepse është superior,

-Jusuf Gërvalla telefonon e bënë ftesa për shokët që i konsideron dhe e konsiderojnë si të barabartë,

-Jusuf Gërvalla telefonon e bënë ftesa si njeri i përkulur, dhe me ftesat e tij e vulosë përkuljen dhe inferioritetin e tij ndaj Kadri Zekës dhe Ibrahim Kelmendit.

 Jusuf Gërvalla nuk ka bërë kurrfarë ftesash nga pozita superiore e si njeri i iniciativës. Jusuf Gërvalla kurrë në jetën e tij nuk e ka pasur në ëndërr me i dominua të tjerët.

 Jusuf Gërvalla nuk ka bërë kurrfarë ftesash nga pozita e barabartë e për shokë të barabartë. Ai e ka të pamundur me bërë ftesa për shokë të barabartë, pasi Kadri Zeka më 1981 e 1982 dhe as shokët e tij as atëherë dhe as sot nuk e kanë konsideruar dhe nuk e konsiderojnë Jusufin shok të barabartë.

Jusuf Gërvalla nuk ka bërë kurrfarë ftesash nga pozita inferiore e përkulëse dhe nuk e zhvlerëson kurrë qëndrimin e Sabri Novosellës në Turqi, nuk e zhvlerëson e nuk pendohet kurrë në jetën e tij për asnjë fjalë të shkruar në letra private apo të botuara në gazetë. Vlera e fjalëve të Jusuf Gërvallës është e përjetshme dhe nuk mund ta zhvlerësoj askush pasi ai vetë nuk e ka zhvlerësuar por e ka dhënë jetën vetëm e vetëm për fjalët e tij të shkruara e të vërteta.

 Me e pranua dikend mysafir, me i thënë rrimë një natë,

-nuk do të se e ke bërë shtëpinë hotel me dhoma ekskluzive,

-nuk do të thotë se e ke bërë dikend ortak për edukimin e fëmijëve,

-nuk do të thotë se e mohon krejt veprimtarinë tënde më të ndritshme, më të pastër e më të kthjellët në shërbim të popullit,

-nuk do të thotë se ke hy në shërbim të personave me ide të çoroditura që kanë mohuar, zhvlerësuar e çoroditur çdo germë e çdo fjalë të së kaluarës së tyre.

Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi kanë trokitur në derën e shtëpisë së Jusuf Gërvallës në Habichthöhe 40, Untergruppenbach të shtunën në mbrëmje më 16 janar 1982 si persona të paftuar. Si të paftuar që kanë qenë nuk e gjejnë Jusufin në shtëpi, pasi ai në atë moment është 70 km larg shtëpisë së tij.

Kjo është pra anatomia e zhurmës djallëzore për ftesat e Jusuf Gërvallës.

12-13. Jusuf Gërvalla dhe Lëvizja e tij vetëm si pjesë në periferi

 Nga kurthat e djallëzive të shumta bëhet përpjekja që krijohet një përshtypje se:

-Jusuf Gërvalla ka qenë në qendër të vëmendjes e në shënjestër të UDB-së dhe është vra për të vetmin shkak se ka qenë një bisht në periferinë e Frontit të Kuq të Tanjugut, të Ibrahim Kelmendit,

-Jusuf Gërvalla ka qenë në qendër të vëmendjes e në shënjestër të UDB-së për të vetmin shkak se ka qenë një bisht në periferinë e Kadri Zekës e OMLK-së,

-Jusuf Gërvalla ka qenë në qendër të vëmendjes e në shënjestër të UDB-së për të vetmin shkak se ka qenë një bisht në periferinë e ish inspektorit të UDB-së serbe Abdullah Prapashtica.

-Jusuf Gërvalla nuk ka qenë as bisht, as qendër e as jatak i Frontit të Kuq.

Jusuf Gërvalla me baza shumë të forta ka dyshuar se qendra e Frontit të Kuq është UDB-ja.

-Jusuf Gërvalla nuk ka qenë bisht i OMLK-së, celulë e OMLK-së, kandidat i OMLK-së, kandidat për Frontin e OMLK-së. Nga kjo rrjedhë se vrasja e tij nga UDB-ja serbe nuk është bërë për fajin e Saime Isufit siç kanë shkruar Ibrahim Kelmendi dhe Apostol Duka – biografisti i Kadri Zekës.

-Vrasja e Jusuf Gërvallës nuk ka asnjë lidhje të vetme me gënjeshtrat, manipulimet, manovrimet, josinqeritetin, megalomaninë dhe idetë e çoroditura të OMLK-së; me Frontin e OMLK-së, me Tezat për Front të OMLK-së, të Kadri Zekës, Mehmet Hajrizit, Hydajet Hysenit, Berat Luzhës, Hasan Malës e ndonjë tjetri. Me taktikat, me metodat dhe me praktikat e OMLK-së Jusuf Gërvalla është shkëputur përjetëshit më 17 tetor 1981 në panairin e librit në Frankfurt.

-Jusuf Gërvalla nuk ka qenë bisht e praparojë e Prapashticës, e ish inspektorit të UDB-së serbe Abdullah Prapashtica. Nga kjo rrjedhë se ish inspektori i UDB-së serbe Abdullah Prapashtica nuk ka asnjë arsye me e marrë “fajin” mbi vete, me e marrë mbi vete veprën e ish kolegëve të vetë. I vetmi shpëtim për pastrimin fajeve të tij si ish inspektor i UDB-së, të shpresojmë se është lidhja në namaz pas mulla Hamitit dhe mulla Izet Tashollit.

12-14. Kurtha e zhurmës për bashkim

Zhurma për bashkim është një kurthë për shumë njerëz të painformuar e që nuk duan të lodhen me mendime. Nga zhurma e shumë gënjeshtarëve për bashkim përpiqet të mbillet djallëzia se në janar të vitit 1982, pothuajse të gjitha rrugët e veprimit, në Gjermani, në toka shqiptare nën Jugosllavi, e në këtë botë për Jusuf Gërvallën dhe Lëvizjen e tij përfundimisht janë mbyllur. (Këtu nuk po e marrë parasysh rrjedhën e operacionin sekret të UDB-së por vetëm raportet nga horizontet ndërshqiptare).

E vetmja rrugë që i ka mbetur e hapur, e vetmja derë që i ka mbetur e hapur është dera e Frontit të Kuq, është dera e OMLK-së, dera e Kadri Zekës, është dera e Partisë komuniste e ish inspektorit të UDB-së Abdullah Prapashtica.

Përgjigje se si duhet shpëtuar nga kjo djallëzi dhe nga kjo zhurmë është sqarimi:

-Rrugët për veprim të Ibrahim Kelmendit, në janar të vitit 1982 kanë qenë të pakufishme, pa asnjë lidhje organizative me Jusuf Gërvallën e me Lëvizjen e Jusuf Gërvallës,

-Rrugët për veprim të Kadri Zekës dhe OMLK-së, në janar të vitit 1982 kanë qenë të pakufishme dhe pa asnjë lidhje organizative me Jusuf Gërvallën e me Lëvizjen e Jusuf Gërvallës,

-Rrugët për veprim të Abdullah Prapashticës dhe Partisë së tij komuniste, në janar të vitit 1982 kanë qenë të pakufishme dhe pa asnjë lidhje organizative me Jusuf Gërvallën dhe Lëvizjen e Jusuf Gërvallës.

Nga këto tri premisa vjen shpëtimi prej zhurmës djallëzore rreth bashkimit se:

-Rrugët për veprim, rrugët për veprimtari politike, në Gjermani, në toka shqiptare nën Jugosllavi, dhe kudo në botën Perëndimore, rrugët e Jusuf Gërvallës dhe Lëvizjes së Jusuf Gërvallës kanë qenë të pakufishme, të hapura dhe pa asnjë lidhje organizative me Ibrahim Kelmendin, pa asnjë lidhje organizative me Kadri Zekën dhe OMLK-në dhe pa asnjë lidhje organizative me Partinë komuniste të ish inspektorit të UDB-së serbe Abdullah Prapashtica.

Vrasjen e Vëllezërve Gërvalla, Lëvizja e Jusuf Gërvallës përjetësisht e ka përballua.

Pikërisht pse ka qenë kështu, Kadri Zeka ka ardhë në Gjermani më 12 janar 1982, vetëm e vetëm për interesa të OMLK-së e të Frontit të OMLK-së pas asnjë konsultim dhe pa asnjë obligim ndaj Jusuf Gërvallës.

Pikërisht pse ka qenë kështu, Jusuf Gërvalla është marrë me veprimtari organizative për Lëvizjen e tij, gazetën e tij, pa i marrë kurrë leje Kadri Zekës dhe pa asnjë obligim ndaj tij dhe pa i dërguar asnjë ftesë.

Kadri Zeka, të shtunën në mbrëmje, më 16 janar 1982, ka trokitur në derën e shtëpisë së Jusuf Gërvallës Habichthöhe 40, Untergruppenbach si person i paftuar.

(VIJON …)

______________

Në 41 vjetorin e vrasjes

QENDRA JUSUF GËRVALLA – GËNJESHTRAT E SHOKËVE TE KADRI ZEKËS QË E TJETËRSOJNË HISTORINË E LËVIZJES … (12)

Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 15 shkurt 2023

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura