RAGIP SHALA: MURI I BERLINIT DHE GJEOPOLITIKA SHQIPTARE

Prishtinë, 03.12.2014 – Ngritja dhe rënia e murit nëpëmjet Berlinit, paraqet simbolin më emblematik të luftës së ftoftë. Antagonizmat gjeopolitike në mes SHBA-ve dhe BRSS’së, aleatëve të tyre ndikuan në ndarjen e Evropës, ngritjen dhe rënien e murit të Berlinit. Protogonist në shembjen e murit krahas kombit gjerman, polak etj., është edhe kombi shqiptar. Veprimtaria patriotike shqiptare në ish RSFJ, sidomos në Kosovë, pastaj gjeopolitika e RPS të Shqipërisë kontribuan në shembjen e murit.
BIPOLARITETI

Lufta e dytë botërore, përfundoi me fitoren e aleancës së gjërë antifashiste. Në aleancën antifashiste krahas SHBA-ve, Britanisë, BRSS-së, u rreshtua dhe Shqipëria me LNÇ-në e saj. Është shteti i parë evropian që u çlirua me forcat vetjake, pastaj divizionet shqiptare çliruan tërë Kosovën dhe marshuan deri në thellësi të Jugosllavisë. Evropa qendrore dhe lindore u çlirua nga armata sovjetike, ndërsa zbarkimi anglo-amerikan në Normandi solli fundin e luftës së Dytë Botërore. Ambiciet për shtrirjen e sferave të ndikimit nga fuqitë e mëdha, hapën shtegun e bipolaritetit në kontinentin evropian.
Ideja për ndarjen e Evropës ka zanafillën nga testamenti i Pjetrit të Parë Rus më 1725. Testamenti përbëhej nga synimet e hegjemonizmit Rus për sundimin e kombeve evropiane. Konferenca e Jaltës dhe Potsdamit më 1945, Evropën e ndau në dy civilizime. Në civilizimin kapitalist dhe socialist, gjegjësisht në atë perëndimore dhe lindore. Pesha më e rëndë e ndarjes do të bjerë mbi kombin gjerman dhe shqiptar. Gjermania u nda në dy shtete, kurse Shqipëria nuk u ribashkua, përkundër konferencës së Bujanit, Kosova u aneksua dhunshëm nga Jugosllavia. Shtetet e Evropës lindore dhe qendrore pasi u çliruan nga armata sovjetike u ndan në 80% me 20% në dobi të sferave sovjetike. Jugosllavia 50% me 50%, kurse Greqia 90% me 10% në dobi të sferave anglo-amerikane. Shqipëria nuk është çliruar nga aleatët, prandaj në konferencën e Jaltës nuk ishte objekt ndarje. Bipolariteti përpos që ndau kontinentin, shkaktoi zhvendosjen e 12 millionë banorëve. Gjermanët dhe shqiptarët e pësuan më së shumti nga pastrimi etnik. B.Sovjetik ka dëbuar disa miliona gjermanë, kurse Jugosllavia ka dëbuar mëse 350.000 gjermanë nga Vojvodina dhe 300.000 shqiptarë nga Kosova për Anadoll. Greqia ka zbrazur tërësisht Çamërinë nga shqiptarët.

Bipolariteti ka arritur kulmin me formimin e paktëve ushtarako-politike të NATOS, VARSHAVËS, CENTO, ANZUS etj. Nga ballafaqimi i këtyre pakteve, në kontinentin evropian për 45 vjet perdja e hekurit ndau Evropën.
LUFTA E FTOFTË
Pozicionimi i dy blloqeve ushtarako-politike, antagonizmi me konfrontime dhe ballafaqime politike, ekonomike dhe ushtarake përbën Luftën e Ftoftë. Lufta e Ftoftë përbëhej nga këto etapa:
– Kriza e parë 1948- 1953 ,
– Detanti 1953 – 1962,
– Lufta e Freskët 1963 – 1975,
– Lufta e Ftoftë 1975 – 1985, dhe
– fundi i luftës 1986 – 1991.
Protagonistë të Luftës së Ftoftë ishin superfuqitë botërore SHBA, BRSS dhe aleatët e tyre. Ekspansioni sovjetik, dhe kundërvënia amerikane ka shkaktuar konflikte gjeopolitike që shumë herë ka sjell botën në prag të luftës bërthamore. Lufta e Ftoftë përbëhej nga shumë veprime politiko-ushtarake të dy superfuqive botërore. Veçohen ndarja e Gjermanisë dhe kryeqytetit Berlin, shtrirja e influencës së B.Sovjetik në shtetet postkoloniale në Afrikë dhe Azi, Lufta e Vietnamit, Kores, braktisja e paktit të Varshavës nga Shqipëria, vendosja e raketave balistike Sovjetike në Kubë, Lufta për zbarkim në Hënë, lufta për pushtimin e hapësirës kozmike, lufta e yjeve, invazioni Sovjetik ne Afganistan. Pastaj terrorizmi shtetëror i RSFJ ndaj shqiptarëve dhe kroatëve, përhapja e antisemitizmit në shtetet arabe nga diplomacia e Beogradit etj.
KONTRIBUTI SHQIPTAR NË SHEMBJEN E MURIT TE BERLINIT
Muri i Berlinit krahas murit Kinez ishte ‘monument arti’ i çmendurisë së hegjemonizmit Rus i projektuar që nga testamenti i Pjetrit Parë. Ngritja e murit ka sanksionuar padrejtësisht ndarjen e kombit gjerman, dhe kombeve tjera. Berlini është ndarë në katër sfera ndikimi në mes SHBA-ve, Britanisë, Francës, dhe B.Sovjetik. Muri është ngritur përgjatë sektorit Sovjetik në gjatësi 155 km, përbëhej nga 20 bunker, 250 kulla vrojtimi, dhe 120 km qarqe elektrike Militarizimin e territorit Gjerman e kanë përbërë më se 400.000 trupa ushtarake të aleatëve perëndimor, dhe 550.000 trupa sovjetike. Nën pretekstin e ‘çlirimtarit’ trupat sovjetike kanë qenë të instaluara edhe në shtetet baltike, Evropën Qendrore, Lindore etj. Shtrëngimi i duarve të Hrushqovit dhe Titos, rezultoi me raporte speciale të Moskës dhe Beogradit.
Në relacionet gjeopolitike dhe gjeostrategjike Beogradi ishte dhe ka mbetur aleat i përhershëm i Moskës. Politika ekspansioniste Sovjetike mbi shtetet evropiane, arabe, aziatike është mbështetur nga Jugosllavia nëpërmjet Lëvizjes së mosinkuadrimit. Doktrina Brezhnjev, për sovranitet të kufizuar synonte status-quon e kufijve evropian. BRSS-ja dhe RSFJ-ja zotëronin territore të aneksuara me forcën e tankëve, prandaj teoritizonin me ,,Koekzstencën Paqësore’’. Brezhnjevi dhe Tito ishin ideatorë dhe nismëtarë të konferencës së Helsinkit për mosndryshim të kufijve. Nënshkrimi i Aktit final të Helsinkut ishte një fitore strategjike për Moskën dhe Beogradin, kurse një goditje e madhe idesë për ribashkimin gjerman dhe shqiptar. R.F.Gjermanisë në fillim ishte kundër,por nën trysnin e aleateve të saj nënshkroi dokumentin e Helsinkit. Edrejta e popujve për vetëvendosje, dhe çështja e Kosovës ka tipizuar raportet shqiptaro-sovjetike, dhe shqiptaro-jugosllave. Synimet e R.P.S Shqipërisë për ribashkim kombëtar kanë diktuar gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Braktisja e paktit të Varshavës, mosnënshkrimi i aktit final të Helsinkit, atakimi i Lëvizjes së Mosinkuadrimit përbënë politikën ndërkombëtare shqiptare. Pozita neutrale e RPS të Shqipërisë i ka mundësuar jo vetëm të kundërshtonte, por dhe të denonconte në OKB aleancën e hegjemonizmit Sovjetiko-Jugosllavë për Homo Sovjeticus. Krahas SHBA-ve dhe aleatëve të saj, Shqiperia ishte i vetmi shtet socialist që ka kundërshtuar hegjemonizmin e BRSS dhe RSFJ-së socialiste, ka demaskuar ,,Koekzistencën Paqësore‘’ të tyre. Kjo gjeopolitikë dhe gjeostrategji e zbatuar nga RPS Shqipërisë përbën thelbin e kontributit në shembjen e murit të Berlinit.
Ndërsa kontributi i Kosovës veçohet me demonstrata kundër hegjemonizmit, dhe shovinizmit serb në RSFJ. Demonstratat më 1968, 1981, 1988, 1989 për Kosovën Republikë, Kosovën e rreshtoi në Liribërje të bashkimit evropian Liribërës janë edhe 10 mijë republikanë, në krye me Adem Demaçin, zotëruesin e çmimit Saharov. LPK-ja me veprimtarinë e saj dhe Solidarnosti polak janë protagonist të pa mohueshëm të lirisë së kombeve evropiane. Procesi i zhbërjes së Jugosllavisë përfundoi më luftën çlirimtare të UÇK-së. Në zhbërjen e B.Sovjetik ndikuan disa faktor të ndryshëm. Stagnimi ekonomik, degjenerimi, depresioni, alkoholizmi etj. Në v.1980 B.Sovjetik numëronte rreth 45 millionë alkoolistë kronik, konsumi i vodkës arrinte në 38 L. për kokë banori. Këto rrethana socialo-ekonomike shkaktuan goditjet e mbrendshme, kurse goditjet e jashtme janë revoltat në RD Gjermanisë, Poloni, Çekosllovaki, Hungari etj. Fundi i perandorisë Sovjetike solli fundin e paktit të Varshavës dhe fundin e Lëvizjes së painkuadrimit.
Zhbërja paralele e Bashkimit Sovjetik dhe RSF të Jugoslavisë goditi synymet e hegjemonizmit Ruso-Serb për ti dominuar kombet tjera. Shembja e murit në Berlin, hapi portën e Lirisë dhe demokracisë për tërë kombet evropiane në përgjithësi, dhe kombin shqiptar në veçanti. Protagonist të bashkimit evropian janë edhe shqiptarët.

Fall der Berliner Mauer am 9. November 1989

………………………………………………………..

(Ilustrimin e përzgjodhi editori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura