RAIF GASHI: PERGAMENË E GJALLË PËR ATDHETARIN E HESHTUR – SADIK BUJA

Prishtinë, 2. 7. 2016: Pergamenë, ç’është kjo? Asgjë më shumë se një lëkurë ku shkruhej në kohët e lashta dhe ai shkrim jetonte gjatë, nuk humbej kurrë. Atëherë kur mungonte liria, jeta bëhej në burg, shkruhej aty, në qelit e tij, gjithnjë në një tunel të zi pa dritë.
Dikush e shihte dritën edhe nga ky tunel.
Ashtu sikuse shkrimi në pergamenë, që ruhët e nuk humbet, edhe jeta dhe vepra e patriotit dhe atdhetarit Sadik Buja do qëndrojë e pashuar dhe do të ringjallet sot në këtë monografi të titulluar “Pergamenë e gjallë”, e shkruar me një kujdes profesional nga shoku dhe atdhetari Agim Sylejmani.
Pra më së vështiri ishte për Agim Sylejmanin që të shkruaj për shokun, për arsye se nga lexuesit që nuk e kanë njohur Sadik Bujen, libri monografik “Pergamenë e gjallë” iu del në leximin e parë si i zbukuruar. Jo, por edhe Agim Sylejmani e edhe shkruesit e tjerë nuk zbukurojnë asgjë, kur shkruhet për veprimtarët dhe atdhetarët e devotshëm të nivelit të Sadik Bujës dhe shokëve të tij, që me apo pa dashjen e dikujt po mbesin nën hijen e heshtjes shqiptare.

Pra, Sadik Buja deri sot ishte hero i heshtur i atdheut, por sot, sot u ngjall përsëri dhe u vendos si pergamenë e gjallë nga penda e kujdesur e Agim Sylejmanit. Ju faleminderit shoku Agim Sylejmani!
Edhe po të shkruhen tonelata letër për atdhetarët, përsëri do ju mbetemi borxh, sepse nuk ka shkrim që e përthekon jetën dhe veprën që bënë për atdheun, atdhetarët e devotshëm, siç ishte edhe Sadik Buja. Puna dhe vepra e atdhetarëve të nivelit të Sadik Bujës nuk ka mundësi të matet me asnjë peshore, as e formës së shkruar dhe as e formës së kujtuar – gojore, pra, veprën e tyre e mat dhe e vulos pavdekësia e tyre.
Ndërtimi kombëtar i Sadik Bujës i ngjanë kështjellës së papushtuar kurrë.
Sadik Buja jo vetëm që përpiqej por edhe kishte arritur që atdhedashurinë ta mbjell te rrethi ku jetonte dhe vepronte, por mision i tij ishin gjeneratat e reja – rinia që të udhëzohet drejt dhe mbar në rrugën çlirimtare për atdheun.
Sa atdhetarë dhe veprimtarë mbetën të heshtur dhe pse, deri kur do te vazhdojë kjo heshtje, jemi vet fajtor, pra?
Agim Sylejmani nuk po hesht, duke i kthyer në pergamenë të gallë nga memorja e harruar e kombit këta kolosë të dritës dhe lirisë, por nuk duhet të heshtin as të tjerët.
Monografia “Pergamenë e gjallë” botuar më 2016 dhe e shkruar nga Agim Sylejmani i plotëson të gjitha standardet e një libri monografik, pasi që Agimi e ka pasuruar me dokumente origjinale nga trajtimi i figurës në fjalë, pra, jetës dhe veprës së Sadik Bujes duke i sistemuar në menyrë profesionale dhe me një përkushtim e përgjegjësi të lartë.
Monografitë në përgjithësi, por edhe kjo shërbejnë për shkrimin e historisë së kombit, pasi që përmbajnë dokumente dhe fakte të rëndësishme të një periudhe me rëndësi të veçantë historike, periudhës së luftës për çlirim kombëtar.
Agim Sylejmani sot na solli në këtë sallë Sadik Bujen të qeshur, i mori heshtjen dhe e shporri në moskthim. Ju faleminderojmë Agim Sylejmani! Agim Sylejmani shoku i Sadik Bujes, shoku im të dëshiroj shëndet dhe suksese në të ardhmën tuaj.
E ju familje e nderuar e Sadik Bujes mbani kujtimin dhe ruani krenarinë, që e kishtit tuajin Sadikun dhe ia dhuruat atdheut.
I pavdekshëm kujtimi për ty Sadik Buja.
Më 29 qershor 2016 Lipjan.
Raif Gashi
________________
AGIM SYLEJMANI: SADIK BUJA – HERO I HESHTUR I LUFTËS PËR ҪLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=5497
***

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura