RAMADAN MUJA DHE ‘DREJTËSIA’, DY VJET TALLJE ME PRIZRENIN!

Prizren, 13. 03. 2016: “Sot, me 13 Mars, 2016, u bënë 2 vjet prej se Ramadan Muja u dënua nga Gjykata Themelore për shpërdorim të detyrës zyrtare(korrupsion).” thuhet në komunikatën e Organizatës – “Qytetarët Aktivë # përPrizrenin”.
Në vazhdim të komunikatës thuhet: “Përgjatë kësaj kohe lënda e tij u “kërceu” nëpër nivelet e “Sistemit Kosovar të Drejtësisë”:
• Me 9 Korrik, 2014(5 muaj pas dënimit), lënda gjyqesore “Muja&CO.” u bart në Gjykatën e Apelit.
• Me 31 Gusht, 2015(1 vjet e gjysmë pas dënimit nga Gj. Themelore dhe 1 vjet e 1 muaj pasi e pranoi lëndën), Gjykata e Apelit dha aktvendimin e saj për ta kthyer në rigjykim “Mujën me shokë”.
• Me 24 Dhjetor, 2015(6 muaj pas vendimit të Gjykatës së Apelit), Gjykata Supreme vendosi që kjo lëndë duhet të vendoset përsëri në Gjykatën e Apelit.

Siç mund të shihet, hapësira kohore më e vogël ndërmjet kalimit nga një nivel gjykate në tjetrin është 5 muaj dhe me e madhja është 1 vjet e muaj. Të bëra bashkë 2 vite, zvarritje të një procesi gjyqësor ndërkohë që ligji (të paktën formalisht) obligon që rastet e zyrtareve publik të këtij niveli të shqyrtohen me prioritet të lartë.
Për 2 vjet, ndoshta edhe më shumë, Gjykatat e shtetit të Kosovës qytetarëve të Prizrenit ua legjitimuan krimin, ua legalizuan kirminelët dhe ua degraduan institucionet publike, të cilat mbahen me paratë e tyre. Zvarritja e këtij procesi gjyqësor e tërhoqi zvarrë edhe qytetin e Prizrenit duke degraduar çdo gjë tjetër(arsimin, trashëgiminë, urbanizmin, kulturën, sportin etj.)
Mirëpo, ‘Qytetarët Aktivë Për Prizrenin’ duan t’ia bëjnë me dije ‘drejtësisë kosovare’ se në shkatërrimin e Prizrenit, më nuk është autorë vetëm Ramadan Muja dhe vartësit e tij, për tërheqjen zvarrë të qytetit dhe mbajtjen peng të qytetarëve ata kanë edhe një mbështetës.
2 vjet zvarritje nën pushtetin e Ramadan Mujës për Prizrenin janë krim, madje krim edhe më i madh se ai që kishte kryer para 2 viteve, dhe këtë ata po e kryejnë në bashkëpunim me ju, ‘Gjykatat e Sistemit Kosovar të Drejtësisë!’ ” – përfundon komunikata e organizatës “Qytetarët Aktivë #përPrizrenin”.
***

KOMUNARËT E PRIZRENIT I PRET BURGU
Shkruan: Sheradin Berisha/Dhjetor’2011
http://pashtriku.beepworld.de/prizreni.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura