POLITIKA DHE MENTALITETI I ROBIT!

A ka ndryshuar sot mentaliteti i robit?!

Pesë vjet më parë kam bërë këtë analizë:

POLITIKA DHE MENTALITETI I ROBIT!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 12.01.2018

Shpeshherë citohet thënia e famshme e filozofit francez Joseph De Maistre (1753 – 1821) se: “çdo popull e ka atë qeveri që e meriton”.

Ndërkaq citohet edhe një thënie e një filozofi tjetër francez Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”.

Joseph De Maistre, kur thotë që “çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, e përgjegjëson popullin për atë qeverisje që ka, ndërsa Jean-Jacques Rousseau, kur thotë se, “çdo qeveri e ka popullin që e krijon”, e bën përgjegjëse qeverinë.

Tani shtrohet pyetja:

– Ne, a kemi një qeveri që e meritojmë apo qeveria (përmes mediave) me anë të mashtrimeve, gënjeshtrave, manipulimeve, e intrigimeve, duke u shtirë se po punon për të mirën e popullit, ka krijuar një popull të tillë që është në shërbim të saj?!

Përgjigjia ime:

– Ne kemi një qeveri të tillë që nuk e meritojmë.

Pse? Sepse ajo me anë të manipulimeve të ndryshme ka krijuar një “popull” të dëgjueshëm!

Dhe për ta ndryshuar këtë mënyrë të qeverisjes, urgjentisht duhet të ndryshojë mentaliteti ynë i robit në raport me lidershipin politik e institucional, të sojit mashtrues, gënjyes e intrigues!

Nëse nuk e ndryshojmë këtë mentalitet, kam frikë se nund të hymë në një çorrsokak të ricikluar (pavarësisht kush e drejton qeverinë) me shumë rreziqe për të ardhmen tonë si shtet e komb!

___________

Nga arkivi i FB, më 12.01.2918

POLITIKA DHE MENTALITETI I ROBIT!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10211045316785253&id=1125324528

_________ 

MASHTRIMI POLITIK TË ÇON TE RREBELIMI DHE RICIKLIMI NË PUSHTET! (VIDEO)

***

“ANTI – AMERIKANIZMI” SI SKIZMË (*) NË SHOQËRINË TONË!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 07.01.2023

***

FJALËT E HESHTJES QË TË PERSEKUTOJNË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura