RESHAT AVDIU: NJËZET SHEKUJ LUFTËRA DHE SAKRIFICA TË POPULLIT SHQIPTARË NË BALLKAN

Preshevë, 04. 09. 2013 – Tash së fundi gjatë hulumtimeve të materialeve të shumta nga opinionet e historianëve, gjeografëve, etnografëve, filologëve, antropologëve, arkeologëve, hulumtuesve dhe udhëpërshkruesve për librin tim të dytë: “Shqipëria e Vjetër Verilindore”, u binda thellësisht dhe shpirtërisht se Pellazgët – Ilirët dhe Trakasit, e kishin populluar gati tërë Gadishullin Ballkanik, e që sllavët e jugut dhe të lindjes të prapa Karpateve të Rusisë, e emërtuan me toponimin e tyre në bazë të malit Ballkan që gjendet në Bullgari. Se ai quhej më parë Gadishulli Ilirik në jug të Istrit (Danubit të sotëm), dhe se shqiptarët me të drejtë sot janë pasardhësit autentik të pellazgo ilirëve. Në këtë mënyrë, nëpër shënimet historike dhe etnografike të Ballkanit dhe historianëve perëndimor shqiptarët konsiderohen komb i vërtetë autokton, i këtij nënqielli ballkanik.
Romakët, pasi e kalojnë detin Adriatikun, ndër tokat Ilire e formojnë principatën e tyre me emrin Ilirium. Pas shkatërrimit të Perandorisë Romake tokat Ilire, kalojnë ndër një sundues edhe më të egër nën Perandorinë e Bizantit.
Nga ajo kohë tokat e Shqipërisë, mbetën gjithmonë të kërcënuara nga zaptuesit dhe influenca e të huajve. Duke filluar prej republikave detare e që ishin gjithmonë në luftë mes veti për hegjemonizëm dhe supermacion.
Në shekullin e V, shqiptarët gjegjësisht Ilirët iu nënshtruan një zaptuesi të tretë atyre të Gotëve, Vandalëve dhe Kumanëve, dhe tek më vonë u kërcënuan dhe u atakuan nga hungarezët dhe avarët dhe hunët tyre, ata prapë luftuan dhe qëndruan ndër trevat e tyre stërgjyshore.

Pasi ranë përsëri ndër një sundues tjetër të atij të Perandorisë së Orientit (Lindjes) gjatë vitit 535. Iliriani prapë zaptohen nga sundues tjerë të huaj të cilët e synonin detin saj Adriatik. Këta bullgar të ardhur nga Azia futen nga jugu, dhe e zaptojnë Epirin e Ri dhe atë të vjetrin. Kurse serbët të ardhur nga ana e përtejme e Karpateve të Dnjeprit të Rusisë, futen nga veriu, përmes grykave të Kotorrit dhe të Shkumbinit. Me këto bisha të pa civilizuara me trup njeriu dhe gjak ujku ndër dej, Ilirët, ndeshen dhe i fillojnë luftërat e tyre plot 20 shekuj, të cilat luftëra nuk po ndalen sot e kësaj dite mes sllavëve të jugut dhe ata të lindjes, dhe shqiptarëve Ilirian.
I dashur lexues shqiptar, jemi këtu në shek. e VII, kur popullata Iliriane e numëronte një etnos prej 15-20 milion frymë njerëzore. Zaptuesit serb, gjithmonë dhe çdo herë ishin shumë të ashpër dhe mjaft shkatërrues! Por me të gjitha këto masakrime dhe shkatërrime piromane sllave, shqiptarët sot e kësaj dite të 20 shekujve të kaluar qëndruan dhe e ruajtën ndër malet tona vazhdueshmërinë e reproduktimit të tyre gjenetik Ilirian.
Sundimi i egër sllav i Rusisë së Vaselenes, në shekullin e XIV, u mund dhe u shpartallua nga sundimi gjigant i Perandorisë Osmane, populli shqiptarë me gjithë se i pakësuar për nga numri prapë se prapë mbeti i gjallë dhe prezent.
Në kohën e Vaselenes kishtare sllave më 1219, kur zhvilloheshin ngjarjet e vrullshme mes Bizantit, Serbëve, Bullgarëve etj. kurse Shqipëria e zhvillonte tregtinë e vet, me vendet perëndimore, e sidomos me Italinë, gjegjësisht me republikat e saja detare të Venedikut e të Amalfes (qytezë mesjetar afër Palermos në Itali). Duke e shkëmbyer një sistem marrëdhëniesh, herë ekonomike porse më tepër politike, me këtë sistem marrëdhëniesh përtej Adriatikut, qysh prej asaj kohe e më tutje ky shkëmbim bilateral vazhdoi pa u ndalur asnjëherë.
Shqipëria mbretëresha jonë, gjithmonë ishte e lakmuar dhe e kërcënuar nga hungarezët dhe normanët në shekulli XI. Ndërsa nga brigjet e Adriatikut ishte synuar nga venedikasit në kohën e katarzmës së kryqëzatave. Kurse nga shekulli XIII dhe XIV, Shqipëria bie nën sundimin e carëve të Rusisë, dhe diçka më vonë rusët do t’ia kalonin zaptimin e Shqipërisë vëllezërve të tyre, principatës të Serbisë së Rashajve, të cilët nga viset veriore të Shqipërisë përhapen nëpër tokat shqiptare, gjer në kohën e sundimit të Stefan Dushanit (1331-1355), i cili atëbotë u quajt Car i Rumanisë, Sllovenisë dhe i Shqipërisë. Atëbotë edhe trevat e Kosovës ishin në kuadër të shtetit dhe Perandorisë Bizantine, dhe kështu mbetën në gjirin e saj deri në pushtimin e saj nga ana e serbëve të dinastisë dhe principatës së Stefan Nemanjës (Shtjefën Nimanit), gjatë gjysmës së dytë të shekullit XII, ky sundim sllavo-rus, i Vaselenes do të zgjaste edhe gjatë gjysmës së parë të shekullit XIII. Fronin e knjazhevinës (principatës) serbe të Rashajve të Nemaniqëve e kishte trashëguar Car Dushani, i cili ishte kurorëzuar në Shkup, në vitin 1346, për knjaz (princ) të serbëve dhe popujve tjerë të Ballkanit, mandej edhe të shqiptarëve.
Atëbotë princi sllavo-serb Stefan Dushani e zallahisë (flistë) gjuhën e vjetër sllave, kurse si gjuhë zyrtare me të cilën shërbehej në arenën diplomatike ishte gjuha greke. Ai me ushtrinë e tij mercenare, e përbërë nga popujt e Ballkanit si të serbëve, vllehve, bullgarëve shqiptarëve etj. Do t’i okuponte shumë vende të Gadishullit Ballkanik, porse sundimi serb në trevat shqiptare ishte një shekullor dhe kishte përfunduar më 1455. Porse edhe atëherë shumë prej trojeve shqiptare, luftërat e tyre nuk i ndalën kundër sllavëve të jugut dhe të lindjes, për ta shkatërruar sundimin e tyre.
Lidhur me sundimin serb të Vaselenës, gjatë mesjetës nga ane e historianëve sllavë ka keqinterpretime të thuash skandaloze. Pikërisht, për këto devijime serbo-sllave, për të kaluarën shqiptare të mesjetës, historiani ynë i urtë, Dr. Muhamet Tërnava në librin e tij për mesjetën shprehet kështu: “Vetvetiu imponohet nevoja e domosdoshme e diferencimit sa më të madh nga rezultatet e historiografisë borgjeze (të skolastikës mesjetare serbe-vër. aut.), sepse rezultatet e saj të gabuara na e mbushin mendjen se çfarë dëmi mund të ketë dija në përgjithësi, e sidomos kjo e historisë, kur asaj i ngushtohen kanalet e frymëmarrjes nga presioni i politikës së kohës, me ç’rast dijetari udhëhiqet nga ndjenjat e jo nga arsyeja e shëndoshë shkencore 1
Shqipëria e mesme dhe ajo e jugut gjatë këtyre shekujve do të kalonte dhe binte nën sundimin e mbretërive të Svevëve dhe të Siçiljeve, ky sundim, do të zgjaste gjer në përparimin e Perandorisë Osmane në Gadishullin Ballkanik. Me sulmin e parë të turqve, do të shembej principata më e madhe e Balshajve, porse edhe zaptimi i serbëve do të zvogëlohej jo vetëm se në territoret shqiptare të Tivarit dhe Ulqinit, por edhe në viset tjera shqiptare të Drinit dhe Shkodrës.
Kurse gjatë shekujve XIV dhe XV, brigjet e Adriatikut gjithashtu do të zaptoheshin nga venedikasit si: Durrësi, Lezha, Kruja, Pula, Vlora, Parga, Butrinti, Ulqini dhe i gjithë bregdeti shqiptar, me atë të Tivarit e deri në grykën e Kotorrit.
– Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.
————————-
1. Dr. M. Tërnava, Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI, Prishtinë, 1995. fq. 19).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura