REXHEP KASTRATI: GAZMEND FREITAG, ARTISTI I DËSHMUAR SHQIPTAR NË AUSTRI

Prizren, 30. 05. 2014 – Shqiptarët, që për arsye të shumta, kanë lënë atdheun e tyre dhe janë vendosur në shtete të ndryshme nëpër botë, gjatë shekujve e deri në ditët tona, kanë dëshmuar se dinë të krijojnë vepra të mira shkencore, artistike dhe përgjithësisht të mira materiale dhe shpirtërore, me të cilat janë krenuar edhe shtetet ku kanë vepruar, por edhe vetë shqiptarët. Nuk është rasti këtu të përmendi të gjithë ata, por po jua paraqes një nga artistët shqiptarë në botë, i cili ka filluar të bëjë bujë nëpër galeri të ndryshme në Austri, në shtetin ku jeton dhe vepron. E ky artist është, shoku im që nga shkolla e mesme, Gazmend Freitag.
Ky artist, i cili që afro dy dekada jeton sa në Gjermani, sa në Austri, ka arritur që ta profilizojë veten në pikturë dhe grafikë, duke dëshmuar pasionin e tij për artin, talentin dhe zotësinë artistike, dhe ka hapur tri ekspozita personale dhe disa ekspozita kolektive me piktorë dhe artistë tjerë nga Austria. Dhe kudo që është paraqitur me veprat e tij artistike, Gazmend Freitag, është mirëpritur dhe është respektuar shumë.

Ai, për miqtë e artit dhe për të gjithë ata që kanë dëshirë të dinë më tepër për të, Gazmend Freitag ka hapur edhe një portal personal, në të cilin ka dhënë të dhënat kryesore për veten dhe ka paraqitur edhe veprat e tij artistike, kryesisht në pikturë dhe grafikë.
Ju ftoj me respekt dhe me bindje të plotë se do të ndaheni të kënaqur me ato që do shihni, ta vizitoni këtë portal, të bëni komente dhe të shprehni edhe mendimet dhe përshtypjet tuaja lidhur me veprat artistike të Gazmend Freitag.

Info: www.gazmendfreitag.net
E-Mail: [email protected]

===========================================

**************************

“““““““““““““““““““““““““““““““

(Ilustrimet i përzgjodhi Pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura