Berlin, 17 maj 2017: Gjithçka e thellë e do maskën, lexova një pasdite tek meditoja për vegëzat politike të Kosovës që këputen e arnohen mbi rrobën e grisur të saj.
Por kësaj radhe autori i këtij mendimi (Niçe), për një çast mu duk ose i errtë ose, ndoshta, i huqur. Përse dashuria e thellë, thashë, të kërkojë maskë për tu fshehur?
Pastaj, duke ndjekur tjerrjen e mëtejme, do të gjeja se ai sërish kishte të drejtë. Madje, edhe i transponuar në fushë krejt tjetër, provonte saktësinë e sertë.
Në mëndje më vinin, ndaj, idhshëm e radhas: krimi i thellë, hajnitë e thella, mashtrimet e thella, poshtërimi i thellë, hipokrizitë e thella, cinizmi i thellë, përbetimi i thellë, fatpajtimi i thellë, inskenimet e thella, natë e thellë Jude, shplarje e thellë duarsh Pilati…
A nuk nëvojisin, vërtetë, këto thellësira mahnitëse një maskë?
E meqë shtrirja e tyre është gati mbarëpopullore, aherë i gjithë trualli që ka ca kufijë e quhet shtet, për hir të unitetit besatues e krenar, shndërrohet në një të vetme maskë totale: maskë mbi thellësinë e së keqes dhe maskë mbi thellësinë e durimit të saj!
Postime të Lidhura
RESHAT AVDIU: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA KOSOVA LINDORE ALARM PËR INSTITUCIONET SHQIPTARE
Prishtinë, 17. 05. 2016: (Ky fjalim ishte përgatitur për t’u lexuar para protestuesve në Prishtinë, më 14 maj…
HAZIR MEHMETI: NË AKADEMINË DIPLOMATIKE TË VJENËS U PROMOVUA VEPRA ME VLERA SHKENCORE – KOMBËTARE E DR.SABRI KIҪMARIT /FOTO+VIDEO/
Vjenë, 15. 07. 2015 – Dr. WolfgangPetritsch:”… interesi i Bashkimit Evropian është që të mos përsëritet rasti i…
SKËNDER SADRI KAPITI: THANK YOU USA, MBUROJA DHE GARANCIA PËR KOSOVËN!
Durrës, 14 dhjetor 2018: Këtë falenderim për SHBA-në nuk e bëj vetëm unë por të gjithë shqiptarët ,…
ARIF EJUPI: JAHIR BAHTIRI,DO TË KUJTOHET PËRHERË SI EDUKATOR I DALLUAR I SHUMË BREZAVE TË GJIMNAZIT ‘ALEKSANDËR XHUVANI’ TË PODUJEVËS
Gjenevë, 26 shkurt 2020: Pas një sëmundje të shkurtër dje ka ndërruar jetë Jahir Fejzullah Bahtiri,profesor i shumë…