IZET IBRAHIMI: TERMOCENTRALI ‘KOSOVA E RE’ MODEL I VJETRUAR ENERGJETIK DHE NË KUNDËRSHTIM ME MARRËVESHJEN NDËRKOMBËTARE TË PARISIT!

Drenas, 15. 01. 2016: Udhëheqësit botëror, që nga Kryetari Obama e deri tek Sekretari i OKB-së Ban Kimuni, në Konferencën e mbajtur në Paris për ndaljen e rritjes së mëtejshme të ngrohjes globale (ndryshimeve klimatike), ku morën pjesë 195 vende, bënë thirrje për të ngritur modele energjetike që do të stabilizonin ndryshimet kliamtike! Marrëveshja e Parisit mund të quhet si rilindje e njerëzimit, tha Kryetari i Asambles së OKB-së pas nënshkrimit të saj. Prandaj, mund të themi që Konferenca e Parisit për ndryshimet klimatike “konkludoi” se periudha e shfrytëzimit të thëngjillit për burim energjie ka përfunduar. Mirëpo, Qeveria e Republikës së Kosovës, si për inat, përmes modelit të saj energjetik, “Kosova e Re/Contour Global”, tregoi mospërfillje ndaj Marrëveshjes historike të Parisit! Përcaktimi i kësaj Qeverie për ndërtimin e termolektranës “Kosova e Re” shpreh refuzimin e saj për një zhvillim ekonomik me më pak karbon dhe për mohim e kufizim të energjisë alternative dhe për humbjen e 35.000 vendeve të punës që do të mundësonte zhvillimi i kësaj energjie në Kosovë.
Evidencat monitoruese të agjencisë NASA në fund të vitit 2015 dëshmojnë nivel të lartë të dioksidit të karbonit (CO2), më i larti në historinë e njerëzimit (402.23 pjesë për milion)! Ky trend i rritjes së CO2-shit, e bënë IPCC që të beson se gjatë shekullit XXI do të kemi një rritje të temperaturës mesatare tokësore midis 1.1 dhe 6.4 °C. Me këtë trend të ngrohjes globale, ndryshimet klimatike bërë kërcënim serioz për mjedisin, sigurinë dhe për jetën në tokë.

Bazuar në këtë fakt, udhëheqësit e 195 shteteve u mblodhën në Paris nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor 2015 për të diskutuar pasojat dhe modelet e luftimit të ndryshimeve klimatike. Pas një debati të gjerë ata u dakorduan për marrëveshjen historike dhe për masat detyruese për të ndalur rritjen e temperaturës globale në më shumë se 2 °C mbi nivelet e revolucionit paraindustrial. I gjithë koalicioni i organizatave zhvillimore dhe mjedisit këtë koncenzus po e konsideron si një fitore të madhe për planetin tonë dhe si një rilindje të njerëzimit. Pikënisje për stabilizimin e ndryshimeve klimatike dhe uljen e efektit serë do të konsiderohej vënja në lëvizje e praktikave të reja të shfrytëzimit të burimeve energjetike, që do të mundësonin ecjen drejt një ekonomie me më pak karbon, duke u zotuar në:
1. Rritjen e ҫlirimin e gazrave bio dhe kufizimin e emitimit të dioksidit të karbonit dhe gazrave tjerë që rrisin efektin serë deri në gjysmën e dytë të shekullit;
2. Të ruhet rritja e temperaturës globale “shumë më poshtë” se 2 °C dhe të vijojnë përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5 °C;
3. Kontrollimin e progresit të këtyre objektivave në çdo 5 vjet;
4. Ofrimin e financimeve 100 miliardë € në vit për vendet në zhvillim, me fillim nga viti 2020 dhe angazhimin për financime tjera në të ardhmen.
Pajtimi i vendeve më të fuqishme të botës për këto objektiva është jo vetëm si një pikë kthese për të siguruar mirëqenien e këtij brezi dhe brezave pas nesh, por edhe inaugurim i themeleve në parandalimin e rrezikimit të njerëzimit për mungesë të gjërave elementare: ushqimit, ujit, jostabilitetin, konfliktet e migrimin.
Ajo që më shtyri të bëjë këtë vështrim ishte thirrja e liderëve botërorë për stabilizimin e ndryshimeve klimatike, nga njëra anë, dhe mungesa e debatit publik dhe mospërfillja e kësaj thirrjeje nga Qeveria e Kosovës, nga ana tjetër.
Konferenca e Parisit dha sinjal të qartë se “periudha e thëngjillit duhet të shënoj një pikë kthese”, duke reformuar qasjen energjetike dhe gjithë mekanizmat që përforcojn stabititetin kliamtik. Edhhe përkundër kësaj Qeveria e Kosovës me kryeneqësi ortodokse po vazhdon me praktika energjetike ku 97% të energjisë e mbështesin në djegien e linjitit, duke rritur kështu në përmasa alarmante efektin serë dhe kontributin e Kosovës në rrezikun e quajtur “ngrohje globale”.
Modelin energjetik të njohur si “Kosova e Re/Contour Global”, e dallon jo vetëm mënyra e përzgjedhjes së ofertuesit në kundërshtim me ligjet në fuqi, (ligji i prokurimit publik kërkon që të paktën të jenë dy pjesëmarrës në tender), por edhe forma e financimit të projketit, e cila dëshmon se procesi që nga përzgjedhja e deri te ndërtimi do të përcillet nga mungesa e transparencës dhe niveli i lartë I korropcionit. Këto edhe mund të jenë shqetësime jo të vogla, por ato që ngrisin shqetësimet në nivel alarmi të këtij modeli energjetik janë këmbngulsia e Qeverisë që të vazhdojë me keqshfrytëzimin e rezervave energjetike, duke zgjedhur modele energjetike dhe teknologji që afati teknik u ka skaduar që në shekullin e kaluar!
Ky model energjetik është jo vetëm në kundërshtim me vendimin e Këshillit të 10-të Ministror të Komunitetit të Energjisë për arritjen e caqeve indikative 20/20/20 deri në vitin 2020, por edhe në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare të 12 dhjetorit 2015 në Paris për luftimin e ndryshimeve klimatike. Ndërtimi i termoelektranës “Kosova e Re” është sinjal i mjaftueshëm për kufizimin ose mohimin e projketeve të energjisë alternative, por edhe për dekurajimin e investimeve dhe përfitimin e subvencioneve të zotuara nga qeveritë e vendeve më të fuqishme të botës të dedikuara për vendet e varfëra dhe për vendet në zhvillim. Procedurat korruptive të imponimit të instrumenteve ekonomike, siç janë: rritja e Indesksit të Ҫmimit të Prodhimit (IҪP) për megavat të energjisë nga linjiti, kamatat e larta të huasë, operime të sistemeve me nivel të lartë të humbjeve teknike dhe komerciale kanë prishë parimet e konkurrentshmërisë dhe mosdiskriminimit, duke futur kështu politikat tona energjetike në anatgonizëm të thellë me politikat e ekonomisë së tregut të lirë dhe me politikat botërore të energjisë alternative (energjisë së ripërtritshme). Kosova ka nevojë (ka edhe detyrim!) më shumë se kurrë për të mbështetur marrëveshjen ndërkomtbëtare të arritur në Paris, sepse kjo do të rezultonte në përfitime nga investimet dhe subvencionet për projektet e energjisë alternative, me integrime në tregun unik të energjisë, me zhvillim të ifrastrukturës për qasje në unazën energjtike të BE-së, me siguri furnizimi me energji, ulje të varshmërisë nga importi, rritje ekonomike dhe mbi të gjitha ulje të varfërisë…
Udhëheqësit botëror, që nga Kryetari Obama e deri tek Sekretari i OKB-së, Ban Kimuni, në Konferencën e mbajtur në Paris për ndaljen e rritjes së mëtejshme të ngrohjes globale (ndryshimeve klimatike), ku morën pjesë 195 vende, bënë thirrje për të ngritur modele energjetike që do të stabilizonin ndryshimet kliamtike! Marrëveshja e Parisit mund të quhet si rilindje e njerëzimit, tha Kryetari i Asambles së OKB-së pas nënshkrimit të saj. Prandaj, mund të themi që Konferenca e Parisit për ndryshimet klimatike “konkludoi” se periudha e shfrytëzimit të thëngjillit për burim energjie ka përfunduar. Mirëpo, Qeveria e Republikës së Kosovës, si për inat, përmes modelit të saj energjetik, “Kosova e Re/Contour Global”, tregoi mospërfillje ndaj Marrëveshjes historike të Parisit! Përcaktimi i kësaj Qeverie për ndërtimin e termolektranës “Kosova e Re” shpreh refuzimin e saj për një zhvillim ekonomik me më pak karbon dhe për mohim e kufizim të energjisë alternative dhe për humbjen e 35.000 vendeve të punës që do të mundësonte zhvillimi i kësaj energjie në Kosovë.

(Autori është doktor i shkencave teknike dhe profesor universitar)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura