RIGJYKIMI I RAMADAN MUJËS ‘ME SHOKË’, PËR SHMANG’JE NGA DREJTËSIA!

Prizren, 8 korrik 2017: Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit për të kthyer përsëri në ri-gjykim rastin “Muja&Co.” është i njejtë me atë të mëparshmin, i padrejtë dhe i papranueshëm. Kthimi në ri-gjykim me arsyetimin e shkeljes së procedurave në relacionet mes Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore është krejtësisht absurd, dhe irrelevant sa i përket kontestimit të veprave penale të të pandehurve: Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci. Shkeljet e pretenduara të Gjykatës së Apelit nuk amnistojnë aspak abuzuesit e detyrës zyrtare me në krye Ramadan Mujën, sepse veprat penale të kryera nga ta janë të pakontestueshme, faktike dhe të pamohueshme.
Ky vendim i Gjykatës së Apelit, bashkë me zvarritjen e procesit për 3 vjet, përveç se ia ka mundësuar Ramadan Mujës përfundimin e mandatit, ngrit dyshime edhe për të dënuarit e tjerë, të cilët për veprat kriminale të kryera nuk po i marrin pasojat sipas ligjit. Duke pasur parasysh që këta persona kanë pozita të ndryshme politike, kthimi në rigjykim, përbën akt skandaloz dhe lë hapsirë për dyshime serioze për mundësinë e lirimit të tyre nga e përgjegjësia para ligjit, dhe kësisoj edhe vazhdimin dhe mundësinë e ushtrimit të funksioneve publike për ta.
Ne konsiderojmë që procesi gjyqësor ndaj Ramadan Mujës nuk është vetëm çështje juridike, sepse që nga fillimi nuk është trajtuar si i tillë. Institucioni i kryetarit të komunës dhe të gjithë vartësve të tij, ka humbur legjitimitetin që nga data 13 mars 2014. Një gjë është e qartë, askush, asnjë proces, i çfarëdo lloj natyre, nuk mund t’ua kthej legjitimitetin dhe kredibilitetin personave të lartpërmendur. Ata janë dhe do të mbeten vrima e zezë e qytetit të Prizrenit, qytetarët e të cilit i lanë pa përfaqësim dhe qeverisje lokale.
Qytetarët Aktivë #përPrizrenin
8 Korrik 2017
__________________
Lexoni shkrimin nga arkivi i pashtriku.org/
SHERADIN BERISHA: PARIA E PRIZRENIT PARADITE NË GJYKATË E PASDITE NË FUSHATË!(I)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2021
***
SHERADIN BERISHA: PARIA E PRIZRENIT PARADITE NË GJYKATË E PASDITE NË FUSHATË!(II)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

PËRGJEGJËSIA!

PËRGJEGJËSIA! Nga Sheradin Berisha, Facebook 26 mars 2022 “OBSH: ‘Omicron’ mund të kolapsojë sistemin shëndetësor në mbarë botën”,…