Në 113 vjetorin e Kongresit të Manastirit
ROLI HISTORIK I KONGRESIT TË MANASTIRIT PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE (14 – 22 NËNTOR 1908)
Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe u mbajt në qytetin e Manastirit. Punimet filluan më 14 nëntor 1908 për t’i vazhduar gjer më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Rrjedhimisht, në Kongres morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e katër vilajeteve: të Manastirit, të Kosovës, të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA’së, të Egjiptit, të Italisë etj., duke u shndërruar kështu në një Kuvend të vërtetë mbarëshqiptar.
***
Përmbajtja e lëndës:
– Kongresi i Manastirit (14 – 22 nëntor 1908)
– Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit të Manastirit dhe dhuna xhonturke (dhjetor 1908 – gusht 1909)
– Kongresi i Dytë i Manastirit (2 – 3 prill 1910)
– Reaksioni xhonturk dhe qëndresa kundër tij (1909 – 1910)
– Kongresi Kombëtar i Elbasanit (2 – 8 shtator 1909)
————
Për më tepër lexoni këtu:
ROLI HISTORIK I KONGRESIT TË MANASTIRIT PËR NJËSIMIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE (14 – 22 NËNTOR 1908)