SA ISHTE NUMRI I SPIUNËVE, AGJENTËVE … NË SHQIPËRI, NË KORRIK 1990

NË KORRIK 1990 SIGURIMI I SHTETIT KISHTE 6941 INFORMATORË!

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka shpërndarë në rrjetet sociale një listë sipas të cilës, në korrik të vitit 1990 numri i informatorëve të Sigurimit të Shtetit ka qenë 6941 persona.

Dervishi ka shpërndarë edhe listën e shifrave të informatorëve për çdo qytet të Shqipërisë ku ndër to vërejmë se kryeson Shkodra me 752 spiunë e ndjekur nga Tirana me 625 informatorë.

LISTA E SPIUNËVE TË SIGURIMIT TË SHTETIT

Berat: 213

Mat: 154

Durrës: 495

Elbasan: 352

Kolonjë: 119

Fier: 349

Gramsh: 89

Gjirokastër: 277

Korçë: 537

Krujë: 181

Kukës: 336

Lezhë: 140

Librazhd: 150

Lushnje: 230

Dibër: 311

Përmet: 117

Pogradec: 136

Pukë: 106

Mirditë: 178

Sarandë: 366

Skrapar: 70

Shkodër: 752

Tepelenë: 74

Tiranë: 625

Tropojë: 175

Vlorë: 335

Dega e 2-të (për ambasadat): 74

***

AGJENTËT

Agjenti ishte bashkëpunëtor sekret që vinte nga radhët e elementit armik e keqbërës, ishte në dijeni të kësaj veprimtarie dhe gëzonte besimin e këtij elementi. Agjentët ishin një nga kategoritë e rrjetit sekret, përllogariteshin në 10-15% e rrjetit. Po ashtu rrjeti përbëhej edhe nga rezidentët, informatorët dhe strehuesit. Numri i agjentëve të Sigurimit (gjithsej 1139 persona) sipas rretheve, më 30.11.1990 ishte:

Berat: 37

Mat: 20

Durrës: 71

Elbasan: 54

Kolonjë: 17

Fier: 45

Gramsh: 9

Gjirokastër: 56

Korçë: 81

Krujë: 36

Kukës: 48

Lezhë: 19

Librazhd: 31

Lushnje: 28

Dibër: 38

Përmet: 13

Pogradec: 20

Pukë: 27

Mirditë: 15

Sarandë: 50

Skrapar: 2

Shkodër: 140

Tepelenë: 14

Tiranë: 151

Tropojë: 31

Vlorë: 63

Dega e 2-të (për ambasadat): 25

***

PERSONAT NË PËRPUNIM AKTIV  2A

Në fund të vitit 1990 përllogariteshin 1712 persona në përpunim aktiv 2A për llogari të sigurimit, në të gjithë Shqipërinë. Me përpunim agjenturor kuptohej procesi i fshehtë i zbulimit, verifikimit, parandalimit, dokumentimit e goditjes në kohë të “veprimtarisë armiqësore e keqbërëse”. Personat që ishin objekt i këtij procesi quheshin “objekte të përpunimin agjenturor”. Qenia e një personi në përpunim nuk do të thoshte se atij i ishin vënë  njerëz nga prapa që e ndiqnin kudo ku shkonte, siç edhe kuptohet sot gabimisht, por sjellja e raporteve mbi ato që ai pohonte dhe procedimi joligjor me afat të caktuar i veprimtarisë së tij.

1712 personat konsideroheshin më të rrezikshmit për regjimin komunist.

Numri i personave në përpunim aktiv 2A sipas rretheve, më 30.11.1990:

Berat: 30

Mat: 12

Durrës: 70

Elbasan: 84

Kolonjë: 23

Fier: 62

Gramsh: 16

Gjirokastër: 59

Korçë: 115

Krujë: 32

Kukës: 100

Lezhë: 28

Librazhd: 36

Lushnje: 100

Dibër: 82

Përmet: 13

Pogradec: 33

Pukë: 31

Mirditë: 8

Sarandë: 80

Skrapar: 0

Shkodër: 217

Tepelenë: 4

Tiranë: 208

Tropojë: 25

Vlorë: 64

Dega e 2-të (për ambasadat): 180

Pashtriku.org /

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura