SALI ONUZI: ELEZ RAMADAN BRAHA (1916 – 1943) DËSHMOR I ATDHEUT

Tiranë, 08. 11. 2014 – Elez Ramadan Braha, lindi në Bicaj të Lumës, në një familje me tradita të shquara atdhetare. Të dy vëllezërit e tij, Qazimi dhe Sahiti ishin lidhur herët me Lëvizjen NCl. Elezi, me 1929 mbaroi shkollën plotësore me 5 klasë në vendlindje dhe për 8 vjet vazhdoi studimet në gjimnazin e Shkodrës. Fiton me konkurs të drejtën dhe vijon studimet në Akademinë ushtarake të Modenës në Itali, së bashku me Asim Zenelin etj. Në vitin 1940 mbaron akademinë për Itendencë-administratë dhe me gradën toger kthehet në Atdhe. Ndërkohë që kishte mbaruar me korespondencë edhe dy vite për ekonomi politike në Universitetin e Romës. Shërben në Korçë dhe Tepelenë në detyra të itendencës dhe vendos e mban lidhje me Lëvizjen NCl. Para kapitullimit të Italisë fashiste bashkohet me repartet partizane të zonës. U caktua me detyrën e zëvëndëskomandantit të batalionit “Shqiponja”. Qe plagosur në një luftim, por nuk ishte larguar nga detyra.

 
Elez Ramadan Braha (1916-1943)

Ishte dhjetor 1943 dhe forca të shumta gjermane, ballistë e xhandarë, të nisur nga disa drejtime, sulmuan kundër forcave partizane të përqëndruara në krahinën e Mokrës dhe të Gorës. (Operacioni “Seydlitz”) Tre batalione partizane, “Shqiponja”, “Reshit Collaku” dhe “Gorë-Opar” kundërsulmojnë dhe i thyejnë sulmet e armikut për 4 ditë rresht, spastruan Gorën dhe u hodhën në mësymje drejt Mokrës.
Me 13 dhjetor, afër drekës, lufta ndizet shumë e ashpër rreth Gurit të Kamjes. Në këto luftime me 14 dhjetor 1943 (rreth orës 14.00) bie heroikisht zëvëndëskomandanti i batalionit “Shqiponja” Elez Braha. (Në tekstin e Historisë së Luftës ANCL, vëllimi i III f.497 është shkruar Elez Brahja, në vend të Elez Braha)
Për merita Elez Braha është dekoruar me tri medalje, të Kujtimit, të Ҫlirimit dhe të Trimërisë. (Janë të rrallë ata të cilëve iu janë akorduar të tria këto medalje).
Elez Braha u muar edhe me krijimtari letrare. Kanë mbetur 11 skica, dhe një ditar interesant. Pat botuar në revistën “Normalisti”, gjithashtu te ‘Iliria’ në 6 numra për Kosovën. Pas vdekjes u botua punimi i tij me karakter etnografik Dasma në Lumë”. Shtëpia e Kulturës në Bicaj të Kukësit mban emrin e Elez Brahës.
___________
Burime :
1-Lista e Dëshmorëve të Nënprefekturës së Lumës, në Arkivin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Fondi i Komandës së Qarkut Kukës, viti 1944, dosja nr 5, f 3 , nr. rëndor 4.: “Elez Braha, partizan në njësit, vra kundra okupatorit gjerman në dimnin 1943-44, në qarkun e Korçës, vjeç 28. ”Shenim im: shenuar gabim ‘njësit” në fakt ishte batalioni partizan “Shqiponja”.
2-Dëshmorët e Atdheut,botim i Ministrisë së Mbrojtjes,
Tiranë 2012.f.137,numër rendor 14.
3-Historia e Luftës Antifashiste të Popullit shqiptar. Shtëpia botuese “8 nëntori” Vëllimi III, f.497: “Në këto luftime u vranë pesë partizanë, midis të cilëve edhe zëvëndëskomandanti i batalionit “Shqiponja” Elez Brahja” Shenim im: mbiemri është shenuar gabim, “Brahja“, në vend të “Braha”.
4- R. Braha . Bicaj , Tirane 2007.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura