SALIH KABASHI: JU FLET ADEM GRABOVCI&COMPANY

 (Paris, 30. 11. 2012) – Janë shumë zbavitëse këto veprat e përgjuesve të EULEX-it. Dëgjojini të gjithë këta burra shteti që të shihni se sa fukarenj nga gramatika e fjalori i ka Kosova prijësit e saj. Aty, në ato video, ata mund t’i gjeni në identitetin e tyre të vërtetë: hileçarë, arrogantë, intrigantë, të korruptuar e të korruptueshëm, gjithësesi edhe – analfabetë.
Kini parasysh se personazhet e audioinçizimeve janë (!) ajka politike e Kosovës. Dëgjojini se sa keq flasin shqip. Kokat e politikanëve të Kosovës janë koka fare bosh, krejt pa përmbajtje.

Ata kurrë mos i vlerësoni nga fjalimet që mbajnë me letra në duar, por nga komoditeti e kllapazanllëku provincial i muhabeteve të tyre të ngeshme telefonike.
Nuk mundem pa e falënderuar tej mase formacionin okupator të quajtur EULEX, i cili në mënyrë gjeniale iu tregoi shqiptarëve se me çfarë edukate, me çfarë kulture politike e me çfarë formatimi shtetëror i kanë të pajisur gllaveshinat e tyre.

Për Kosovën nuk ka pos një ngushllim i vetëm: Njësoj është edhe në Shqipëri!
Festat kaluan. Cirku vazhdon…

– Autori është themelues dhe botues i revistës Republika.

==============================

LEXONI: SKANDALOZE – HASHIM THAҪI, KRYETARIN E KUVENDIT JAKUP KRASNIQI E QUAN JAKUPOVSKI, NDËRSA SAMI LUSHTAKU E SHAN ME NËNË DHE E QUAN QEN!!!

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1049

_______________________________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura