SALIH MEHMETI*): BONDSTEEL’i AMERIKAN DUHET TË SQAROJË KUSH ËSHTË MIZANTROPI LAVDËRIM MUHAXHERI!

Prishtinë, 27. 08. 2014: ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), grupimi militant që lektiset pas besimit të ringjalljes së Kalifateve islamike, ka lënë në hije organizatat simotra, si për nga karakteri radikal ashtu edhe për nga terrori deri në përmasat e gjenocidit… Ashtu si dhe herëve të tjera, prapa lëvizjeve teofashiste në Lindjen e Mesme qëndron një nga Fuqitë Perëndimore. Për krerët kryesor të ISIS’it rëndon dyshimi se janë përpunuar kujdesshëm nga inteligjencat e vendeve perëndimore… Lavdërim Muhaxheri, ka punuar në kampin amerikan Bondsteel… prandaj duhet doemos të qartësohet përgjegjësia e amerikanëve në rastin e këtij individi mizantrop, dhe të tjerëve si ai.
***

Akti i fundit prej mizantropi i individit, Lavdërim Muhaxheri ku shihet me hanxhar në dorë tek pren gurmazin e një djaloshi duarlidhur nga Siria, është veçse një pasqyrë e dhunës së pashembullt që ka përfshirë vendet e epërme mbi Eufrat e Tigër. Kjo spirale dhune që ka përfshirë rajone të tëra të Irakut verior gjer në pllajat e pafundme të Kurdistanit, është ngritja e siparit për trashëgiminë e përgjakshme të kolonializmit perëndimor. Lufta moralisht e ligjshme kundër teokracive despotike ka zvetënuar në një luftë sfilitëse, secili kundër secilit. Ajo çka nisi si revolucion ndër sirianë shpejt u zhdavarit për t’i lënë vendin fesateve sektare. Në të vërtetë, kjo luftë e sertë sfumon probleme më të mëdha. Tërheqja shkallore amerikane fillimisht prej Irakut, e tevona edhe pakësimi i trupave ushtarake prej Afganistanit, ka lënë një boshllëk, të cilin rreken ta plotësojnë forca teofashiste. Lemeria tradicionale ndaj Iranit, si njëri prej shteteve më të konsoliduara në Lindje, ka sjellë në skenë organizata retrograde, të cilat rroken fort pas interpretimeve skajshmërisht konservative të fesë.

Lavdërim Muhaxheri….

Megjithë ndryshesat e vogla, këto grupacione teo-fashiste mishërohen pas vahabizmit, një lëvizje kjo refraktare që shquhet për frymën e jotolerancës dhe mosnjohjes së tjetrit deri në shkatërrim. Vahabizmi, një lëvizje kjo që nisi me kundërvënien e arabëve ndaj Perandorisë Osmane, do të ringjallej vetëm pas Revolucionit Iranian (1979), ku plot shtete shemra i druheshin autoritetit gjithnjë në rritje të Iranit. Sado që zbatimi i paradigmës së Samuel Hantingtonit për ‘përplasje qytetërimesh’ sjell pafund pikëpyetje, është e sigurt se vendet e Lindjes së Mesme prej kohësh paguajnë çmimin e një lufte latente të shteteve të cilat gjakojnë të imponohen mbi të tjerat në rolin e një shteti paternalist. Kjo përçapje, të cilës shpesh as nuk mund t’i përfytyrohet epilogu, ka nxjerrë nga llamba xhindin e mërive sektare, që gjejnë tokë të pëlleshme në shtetet e hajthme me ekonomi të shkatërruar e sisteme arsimore gjysmake.
Monarkia saudite, që zë pjesën më të madhe të Siujdhesës Arabike, ka zyrtarizuar si religjion shtetëror, islamin e llojit vahabi, i cili shquhet me parashenjën e konservatorizmit të rreptë dhe luftës së sertë ndaj çfarëdo risimi. Siç vërën Syed Kamran Mirza në një ekzegjezë kuptimplote mbi vahabizmin, falë fondeve të pashtershme të petro-dollarëve, monarkia saudite qysh prej viteve 90-të ka përkrahur shpërhapjen e vahabizmit përmes një propagande veshtullore në një perimetër më të gjerë sesa Lindja e Mesme. Nismëtari i kësaj lëvizje mbahet Abdul Vahabi, reformatori prapakthyes i cili në emër të purifikimit, gjakonte një islam të zhveshur nga çdo risim që kishte pësuar në rrjedhë të shekujve. Kjo reformë me primesa konservative do të përkonte me kundërvënien gjithnjë në rritje të arabëve sauditë ndaj Perandorisë Osmane. Qysh në vitin 1888, oficeri osman Ajub Sabri Pasha do të hidhte dyshimet e para mbi një komplot të hidisur nga inteligjenca britanike, e cila duke përkrahur lëvizjen e Abdul Wahabit, rrekej të ndezte fitilin e kryengritjeve anti-otomane në Siudjdhesën Arabike. Përderisa figura e agjentit britanik, Hemfer vazhdon të jetë e errësuar nga retë e misterit, drejtuesi i Egjiptit që po konturizohej si shtet i mëvetësishëm, shqiptari Mehmet Ali Pasha do t’i kundërpërgjigjej forcërisht kryengritjes vahabiste në viset saudite, duke shkatërruar edhe strofkat e fundit të rebelëve. Në këtë dritë mund të shihet luzmimi i lëvizjeve retrograde, që modelohen përmes një gërshetimi eklektik të fashizmit me vahabizmin.
***
ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë), grupimi militant që lektiset pas besimit të ringjalljes së Kalifateve islamike, ka lënë në hije organizatat simotra, si për nga karakteri radikal ashtu edhe për nga terrori deri në përmasat e gjenocidit. Nga një grupim që dikur pandehej i papërfillshëm, ISIS sot është bërë një emër lebetitës që përshkon Irakun e pjesë të tëra të Sirisë. Krerët e kësaj ogranizate teo-fashiste në delirin e vrasjeve e asgjësimeve, duan të arsyetohen se po shpaguajnë dhunën që kanë ushtruar dikur ‘milicitë shiite’ në Irak ndaj bashkësive të tëra të sunitve. Sidoqoftë, ana tjetër e medaljes është se terrori më i madh që ushtron ISIS’i teofashist, rëndon mbi vetë sunitët e Sirisë dhe Irakut. Fshatra të tëra janë kredhur në plojë e kalvari i të ikurve qoftë sunitë, shiitë apo të krishterë po arrin në përmasa biblike. Vetëm tani kurdë e sunitë nga Iraku e Siria kanë shpallë besëlidhje për t’iu kundërvënë me forcën e armëve militantëve të ISIS’it. Të njëjtit kushtrim për luftë kundër teofashistëve të ISIS’it, i janë përgjigjur edhe mijëra luftëtarë nga Siria, qofshin lojalistë të Assadit apo opozitarë të krahëve militant.
Duhet të vihet në spikamë se shfaqja e ISIS’it teofashist, ndodh në një kohë kur i është dhënë fund mirazhit të detantit midis SHBA dhe Rurisë. Krijimi i ISIS’it vjen në një kohë kur Rusia ka kaluar në një mësymje të frikshme jo vetëm mbi Ukrainën por edhe tërë Evropën, diçka mjaft analoge me situatën kur amerikanët koketonin me talebanët kundër sovjetikëve në Afganistan.
Ashtu si dhe herëve të tjera, prapa lëvizjeve teofashiste në Lindjen e Mesme qëndron një nga Fuqitë Perëndimore. Për krerët kryesor të ISIS’it rëndon dyshimi se janë përpunuar kujdesshëm nga inteligjencat e vendeve perëndimore. Sado që deklaratat e Snowdenit duhet të merren me përkorësi, historia më e re në Lindje është e mbushur spic me raste të ngjashme që nuk lënë shteg për ndonjë koincidencë vetmitare.
Kësisoj, HAMAS’it, grupit militant që strofullon në Rripin e Gazës, mund t’i jetë prerë kërthiza nga vetë izraelitët, të cilët gjakonin të kundërpeshonin të majtën nacionaliste palestineze e cila e zhdrivillonte luftën çlirimtare me mjaft sukses.
***
Lajm të hidhur përbën fakti që këto makinacione po tagentojnë në një mënyrë ose tjetër edhe vendin tonë, pa dashjen e tij. Qysh prej shpërthimit të luftës vëllavrasëse në Siri, është pikasur dukuria e vullnetarëve që kanë mësyrë atje, duke u rreshtuar në anën e grupeve radikale. Madje vetë termi ‘vullnetar’ duhet marrë me kursim e përkorësi, për shkak se nën rrogoz individë të fuqishëm kanë nxitur e rekrutuar qytetarë të shumtë. Është mjaft domethënëse se shumica e rekrutimeve mund të qëmtohen te njerëz që kanë lidhje me shërbimet informative të Turqisë. Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë qenë në dijeni të këtij fakti, por ky shqetësim asnjëherë nuk i është përplasur në sy Ankarasë qoftë edhe përmes një note proteste.
Kjo tulitje për çdo keqardhje, vërehet edhe ndaj individit, Lavdërim Muhaxheri, për të cilin dihet mjaft mirë se për gjatë kohë ka punuar në kampin amerikan Bondsteel. Përderisa imazhi i shqiptarëve po pëgëhet nga emri i Lavdërim Muhaxherit, institucionet e çakërdisura në Kosovë as nuk janë ndërmendur për të kërkuar shpjegime si nga KFOR’i amerikan ashtu edhe nga ambasada amerikane sesi u bë që një punëtor i besuar i tyre të plekset kaq shpejt në radhët e organizatës teofashiste ISIS. Duke e lënë anash skrupulozitetin për miqësinë midis SHBA’së dhe Kosovës, është koha që KFOR’i amerikan dhe ambasada amerikane të japin përgjegjësi për prapaskenat e Bondsteel’it. Sado që llogaridhënia e amerikanëve është veçse një oksimoron ironik, duhet doemos të qartësohet përgjegjësia e amerikanëve në rastin e individit mizantrop, Lavdërim Muhaxheri dhe të tjerëve si ai.

Harta e Shtetit Islamik i shpallur nga ISIS’i!

Përderisa ndaj shqiptarëve në Kosovë bëhen insinuata e stigma të përbindshme për ‘trafikim organesh’, Prishtina më shumë se kurrë duhet t’i përveshet hetimit të prapaskenave në Bondsteel, për të cilin nga media e huaj është përfolur edhe për ekzistencën e burgjeve të ngjashme me Guantanamon. Çdo hamendje në këtë drejtim, mund të ketë efektin e një bumerangu, ku pas disa dekadave, njerëz të frymëzuar nga Dik Marti, do të fajësojnë prapë shqiptarët për prapaskenat e Bondsteel’it.
(Salih Mehmeti, është radio gazetar i pavarur. Aktualisht ai është duke vijuar studimet në degën e gazetarisë në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, fakulteti i Filologjisë. Sali Mehmeti, mes tjerash merret edhe me studime autodidaktike në fushën e historisë dhe politikës.)

– Kontakti me autorin: [email protected]

========

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
I PARI I ORGANIZATËS ISLAMIKE ‘ISIS’ ËSHTË HEBRE!

Që prej shpalljes së Kalifatit Islamik në Irak e Siri, lideri i ISIS’it, al-Baghdati, ishte subjekt i shumë publikimeve mediale. Sipas një raporti të Veterans Today, al-Baghdadi ka lindur nga dy prindër hebrenj dhe është agjent i Mossad’it të Izraelit, ndërsa emri i tij i vërtet është Simon Elliot. Raporti thotë se për bazë ka marrë edhe dëshmitë e Edward Snowdenit, sipas të cilit lideri i Shtetit Islamik është trajnuar nga Mossadi dhe CIA amerikane, raporton Telegrafi. “Snowden tha se shërbimet e inteligjencës të tri shteteve, respektivisht Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe entitetit sionist, kanë punuar së bashku për të krijuar një organizatë terroriste që është në gjendje për të tërhequr të gjithë ekstremistët e botës në një vend, duke përdorur strategjinë e quajtur ‘Foleja e Grenzës”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.

***
Bazuar në informacionin e dhënë nga mbështetësit e Shtetit Islamik, emri i vërtetë i liderit të ISIS-it është Ibrahim bin Awad bin Ibrahim Al-Badri Al-Radawi Al-Husseini Al Samarra’i, por që njihet edhe si Abu Dua apo Dr. Ibrahim. Al-Baghdadi është nofka e tij e luftës. I lindur më 1971, thuhet se kishte punuar si mësues dhe se ka titullin e doktorit të shkencave. Konsiderohet si ligjërues imponues me njohuri të mëdha për kulturën islamike dhe sheriatin…(pashtriku.org, sh.b)
Më gjerësisht lexoni:
FRENCH REPORT: ISIS/ISIL LEADER IS A MOSSAD AGENT
Simon Elliot, aka Al-Baghdadi, son of Jewish parents, Mossad agent
http://www.veteranstoday.com/2014/08/04/french-report-isil-leader-mossad/

####

Sa për ilusrim shikoni edhe këto foto:

Senatori amerikan John McCain me shefin e ISIS: Ebu Bekr el-Bagdadi (rrethuar majtas) dhe Muahmmad Noor (rrethuar djathtas).
***

John McCain duke folur me shefin e ISIS: Ebu Bekr el-Bagdadi (aka Elliot Shimon) të rrethuar me të kuqe.

Për më tepër shikoni këto video:
John McCain Makes Secret Syria Trip, Crosses Borders to Speak With Rebels


***
Headline: Sen. John McCain makes unannounced visit to Syrian rebel leaders

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura