SARANDA RAMA: DO TË HETOHEN POLITIKANËT MILIONERË

(Prishtinë, 23. 05. 2012) – Pasurimi i shpejtë i politikanëve kosovarë dhe shifrat marramendëse në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ngrenë dyshimet se si kanë ardhur ata deri tek ato para. Publikimi i pasurisë së tyre nga kjo agjenci të hënën ka nxjerrë në pah shumëfishimin e pasurisë së tyre që nga viti 2007 e këndej. Këta persona ka gjasë që së shpejti të bien në duar të EULEX-it.
“Neni 220.1 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës thotë: Prokurori publik e fillon hetimin kundër personit të caktuar duke u informuar nëpërmjet kallëzimit penal ose burimeve të tjera, nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai person ka kryer vepër penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Kjo nënkupton se çdo rast i veçantë duhet të shqyrtohet nga pikëpamja e sipërpërmendur. Kjo është e vetmja përgjigje ndaj pyetjes. Gjithçka tjetër do të ishte spekulim i pastër, të cilin prokurori duhet ta shmangë”, ka thënë Bardha Azari nga zyra për informim në EULEX.

___________________________________

Që të dalë në dritë prejardhja e kësaj pasurie do të ndihmojë edhe Agjencia Kundër Korrupsionit pasi që drejtori i saj Hasan Preteni ka thënë se të gjitha gjetjet e dyshimta do të dërgohen në organet e drejtësisë.
“Pas publikimit të të gjithë regjistrave të deklarimit të pasurisë, agjencia do të fillojë hetimin paraprak të të gjithë formularëve dhe hetimin e plote të 20-30 për qind të formularëve. Të gjeturat e dyshimta do të marrin “rrugëtimin” drejt organeve të ndjekjes penale”, ka thënë Preteni.
Ai shpreson në në miratimin e shprejtë të Kodit Penal pasi që regullon saksionimin e të gjithë atyre që deklarojnë rrejshëm pasurinë dhe atyre që nuk e deklarojnë fare atë.
“Për luftë më të suksesshme kundër korrupsionit do të ndihmonin shumë Ligji për Konfiskimin e Pasurisë si dhe rregullimi i vërtetimit të prejardhjes së pasurisë së deklaruar. Mirë do të jetë edhe pasi që të aprovohet Kodi Penal ku deklarimi i rrejshëm dhe mosdeklarimi i pasurisë do te sanksionohet penalisht”, ka thënë Preteni.
Ndërsa Avni Zogiani nga organizata “Çohu” ka thënë se vetë deputetët i kanë krijuar vetit terren të përshtatshëm për t’u pasuruar, duke mos ndërtuar një infrastrukturë ligjore efikase kundër korrupsionit.
“Nuk është krejt problemi të mungesa e ligjit sepse ligji ekziston për përfitime të paligjshme por problemi është që nuk ekziston një ligj i fortë, i cili do të mundësonte verifikimin e prejardhjes së pasurisë. Nëse konfirmohet se pasuria është e paligjshme atëhere ka ligj që e denon këtë por problemi është se nuk ka ligj që ua mundëson autoriteteve shtetërore t’i kërkojë një të dyshimti (një zyrtari), i cili është pasuruar për një kohë tepër të shkurtë, të deklarojë prejardhjen e pasurisë. Mendoj se kjo është bërë qëllimisht nga vetë deputetët të të gjitha partive që të mos mund të verifikohet prejardhja e pasurisë së tyre”, ka thënë Zogiani.

____________________________________

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

ADEM GRABOVCI I PDK-së DHJETËFISHOI PASURINË E TIJ!

____________________________________

Pasuria e shefit të Grupit të deputetëve të PDK në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci – në vitin 2012 ka arritur në mbi 1.6 milionë euro. Pasuria e paluajtshme e Grabovcit është vlerësuar 1 milionë e 630 mijë euro, vetura të markave Audi A6, BMW dhe Golf 6, 21 mijë euro para të gatshme në bankat në vlerë prej 21 mijë euro. Të ardhurat vjetore familjare të tij janë rreth 30 mijë euro. Ndërkaq në vitin 2007 Adem Grabovci kishte qenë shumë më i varfër! Ai në atë kohë kishte deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë euro.

______________________________________

Në vijim lexoni:
DEKLARIMI I PASURISË SË ADEM GRABOVCIT PËR VITIN 2012!

http://akk-ks.org/2012/Kuvendi_i_Kosoves/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/KRK/Adem_Grabovci.pdf

………………………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura