SHEFIK SADIKU: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE – FATKEQËSI HISTORIKE!

Viti, 29 janar 2020: Popullin shqiptar, fatkeqësisht prej se është formuar si popull, e kanë ndjekur pamëshirshëm shpërnguljet, pra arratisja nga vendi i lindjes.
Kësaj here nuk do të flasim me shifra dhe data konkrete të të shpërgulurve, por do të themi vetëm dëmet e pariparueshme nga një e keqe që po i ndodh historikisht kombit tonë.

Fenomenin e braktisjes së atdheut të shqiptarëve e kanë shkaktuar dy faktorë: faktori i jashtëm, i pari dhe faktori i brendshëm, i dyti.
Besoj se jam i kuptueshëm kë e quaj të jashtëm e kë të brendshëm.
Faktori i jashtëm ka shkaktuar shpërnguljen më masive të shqiptarëve, krejt e kuptueshme kjo. Nga pushtuesit e tokave shqiptare nuk mund të presësh edhe trajtim më të mirë dhe dinjitoz. Ai nënkupton dhunë, vrasje, plaçkitje dhe dëbim nga vendi.
Këtë fat e patën shqiptarët që nga pushtimi i tokave tona nga Perandoria Osmane, pas vdekjes së Skënderbeur. Shpërngulja e shqiptarëve, e njohur historikisht si arbëreshët, ka qenë me pasoja jashtëzakonisht të mëdha. Pasoja këto që do të kenë ndikim edhe në migrimet e mëvonshme. Vala e dytë e madhe e shpërnguljeve është ajo e viteve 1877/8, kur një krahinë e madhe e njohur si Toplica ngjau kur shteti serb e shfrytëzoi dobësimin e Perandorisë Osmane dhe pa organizimin shqiptar.
Jo më pak të dhimbshme janë shpërnguljet e dhunshme të shekujve XIX dhe XX.
Të gjitha këto të shkaktuara nga fqinjët e shqiptarëve serbët, grekët dhe malazezët, paraqesin faktorin e jashtëm e të dhunshëm të shpêrnguljeve shqiptare.
Faktorin e brendshëm,jo më pak të dhimshëm, e përbëjnë dy shtetet shqiptare në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova.
Valën e shpënguljeve nga Shqipëria e ndërpreu plotësisht vetëm periudha e udhëheqjes komuniste të vendit, 1944-1990. Me ndyshimet e sistemit në Shqipëri, apo më mirë thënë, me fillimet e ndryshimeve shoqërore nga 1990 filloi dhe nuk ka të ndalur ikja e shqiptarëve nga Shqipëria,siç ndodhi dhe po vazhdon pa nêrprerë ikja e shqiptarëve nga Kosova që nga çlirimi i saj më 1999. Shpërngulja e shqiptarëve nga Maqedonia,Mali i Zi dhe Lugina e Preshevês,vazhdon pandërprerë. Madje ikja e shqiptarëve nga këto vise,që paraqesin faktorin e jashtëm,në disa vende të caktuara si Lugina e Preshevës dhe pjesë në Mal të Zi,sipas trendeve së shpejti do të mbeten pa shqiptarë.
Migrimi i shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, kur tani këto janë të lira, është po aq plagë e dhimbshme sa plagët e shkaktuara nga faktori i jashtëm. Migrimi nga shtetet shqiptare ka një adresë dhe një emër,faktori ekonomik dhe shtetet e pakonsoliduara dhe kequdhëheqja!
Një ditë,uroj që ajo të mos jetë larg, udhëheqjet e këtyre dy vendeve,ajo e Shqipërisë prej 1990 dhe e Kosovës prej 1999-es, duhet t’i japin llogari kombit pêr këtë zbrazje me fajin e tyre.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura