SHEMSIJE ELSHANI: MBINJERIU I SHOQËRISË SONË!

Bern, 20 . 09. 2016: Ne nje status timin nje dite po pyesja, pse ende nuk kemi arritur te orientohemi perpara, drejt rritjes dhe zhvillimit, por vazhdojme te jetojme te orientuar pas, duke perdorur te kaluaren. Nje mik i imi tha: keshtu do te jete deri ne paraqitjen e mbinjeriut!
Kjo pergjigje e tij me nxiti te merrem pak me shume me mbinjeriun si nocion dhe fenomen shoqëror..
Kush perben mbinjeriun ne shoqerine tone?
Derisa mbinjeriu i Niçes eshte njeriu, aresya e te cilit eshte ngritur mbi forcen e tij, te mbinjeriu yne ka ndodhur e kunderta: Mbinjeriu yne ka rritur forcen mbi aresyen e tij. Per te verteteuar kete nuk do shume mund, shihi njerezit qe u vene neper pozita të larta te Republikes si dhe ne perberje te institucioneve te saj, dhe do te bie menjehere ne sy nje antagonizem mes atyre vete, postit qe mbajne dhe ambientit per rreth.
Per nje njeri qe ka dy fije mend ne koke, nje pamje e tille, me ministra pa kulture institucionale, me mjek apo inxhinjerë qe jane bere diplomat, e me police deputet, pamja ngjane ne nje karikature, qe te bene te qeshesh e te qash njekohesisht.
Sipas Erich From-it, fjala pushtet eshte nje term mjaft i gjere dhe ka dy kuptime krejtesisht te ndryshme. I pari, mund, te jete Racional dhe i dyti, Joracional.
I pari, bazohet ne kompetencen, dhe si i tille ndihmon rritjen e atyre qe i kane besuar voten. Ndersa i dyti, pushteti irracional, bazohet ne forcen dhe sherben per shfrytezimin e atyre qe e votojne.
Në bazë të kësaj, do të mund të konkludonim se njerezit e lire, te orientuar drejt ne kohe dhe hapsire, te cilet e duan rritjen dhe zhvillimin e tyre vete, te femijeve te tyre, dhe te shoqerise ne teresi, doemos nuk do te votojne nje pushtet te tille qe i shfrytezon ata, e mbi te gjitha nuk do te votojne njerez te paafte per te quar procesin para.

Meqe te ne po ndodh ky paradoks, qe asnjehere nuk erdhi ne shprehje nje pushtet i tille racional, i bazuar ne kompetencen, them qe faji eshte i yni. Per mua, ka gjithmone nje pushtet qe e meritojme. Paaftesia e paaorganizimit eshte poashtu e mete e jona. Nje shoqeri meritore, gjen, krijon mekanizma, kapercen kufijte e egos dhe arrine te tregoj forcen e vete duke vene ne krye ata qe e meritojne.
Por, ti kthehemi dhe njehere pyetjes sone ç`eshte mbinjeriu:
Nese e identifikojme mbinjeriun me njeriun qe mbane pushtetin, ai do te jete varesisht prej rrethanave te kohes, psh. nese ne shoqerite primitive, ai do te duhej te jete i afte per te siguruar ekzistencen, apo te posedoje cilesi te tjera si: zemergjeresia, trimeria, paraqitja e jashtme, pervoja jetsore etj, cilesi keto qe perbejne kompetencen; ne shoqerine tone mbinjeriu eshte ai i cili nuk ka fare lidhje me kompetencen. Keshtu kompetencen e vertete e zevendeson titulli, uniforma, statusi social, preardhja familjare. Duhet te jesh teper budalla ti besosh nje mbinjeriu te tille.
Nderkaq mbinjeriu i Fromit para se gjithash eshte individ i formuar dhe i lire qe ka arritur nje shkalle te caktuar te integrimit dhe zhvillimit. Kompetenca eshte plus. Nje individ i tille i zhvilluar ne kete menyre, nuk ka nevoje te urdheroj, te kercnoje, apo te neshtroj te tjeret. Vete pamja e tij, me shume se fjalet dhe veprat flasin se ç`mund te behet njeriu.
Se ne ç`shkalle te integrimit, zhvillimit dhe socializimit ndodhen pushtetaret tane „no coment“! Analizoi sjelljet, komunikimin e tyre, i cili nuk e kapercen nivelin e mehalles apo koketerive prej nga vine, dhe bindesh.
Mbinjeriu qe kerkon miku im duhet te ketë keto veti qe i ceka me lart.
Populli nese nuk eshte i afte ti shoh, ti verej ku janë ata qe i duhen, le ti kerkoj dhe ti gjej, e nese nuk i gjen, ua pafte hajrin ketyre qe i ka!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

FRYMËZIM VJESHTE

Nga Rexhep Kasumaj Frymëzim vjeshte (Një sprovë…) Vdekja e fundit e “Katarinës”… 1. Berg Karabach, (Azerbajxhan i pasur),…