SHEMSIJE ELSHANI: NEKROFILIA SOCIALE – KJO VRASËSE E LIRISË!

 Bern, 25. 03. 2016: Nekrofilia sociale manifestohet me orientimin shoqëror ndaj gjithçkaje të vdekur, të kaluar, të harxhuar, të konsumuar. Ky orientim kah vdekja i bën njerëzit që tërë jetën të ngelin të fiksuar në të kaluarën e tyre, duke u marrë me problemet e së kaluarës, si dhe duke kujtuar me nostalgji gjithmonë të shkuarën, qoftë momentet e gëzuara, qoftë ato të hidhura.
***
Lexoj gjithandej te diskutohet per nekrofiline, formen organike te kesaj semundje. Ndersa as edhe nje fjale per manifestimim klinik te saj ne sferen sociale, aq te perhapur ne Kosove. Per shkak se eshte pjese e mentalitetit, edhe kjo semundje, si te gjitha semundjet tjera sociale, veshtire verehet. Meqe nuk ka te beje me mjekesi, te pakte jane ata njerez te cilet kane arritur te formojne nje pasqyre reale te anomalive shoqerore ne teresi dhe te atyre ne veçanti, ne kete kuader edhe per nekrofiline. Nese nekrofilia organike bazohet ne simptoma organike, qe eshte nevoja e brendshme per te bere seks me njerez te vdekur, ajo sociale manifestohet me orientimin shoqeror ndaj gjithçkaje te vdekur, te kaluar, te harxhaur, te konsumuar.

Ky orientim kah vdekja i ben njerezit qe tere jeten te ngelin te fiksuar ne te kaluaren e tyre, duke u marrë me problemet e se kaluares, si dhe duke kujtuar me nostalgji gjithmone te shkuaren, qofte momentet e gezuara, qofte ato te hidhura. Ne vend qe te provojne aventuren e lirise, ata qendrojne te fiksuar ne pervojat e kaluara, pasi vetem aty gjejne siguri. Edhe nese kane ndonje ide, nuk guxojne ta realizojne, nese me pare kjo ide nuk eshte pranuar nga ndonje autoritet i jashtem, qofte edhe i vdekur. Njerez te tille te paafte per te bere diçka per te sotmen, per tu identifikuar me te sotmen, per ta jetuar rriten e vete inegzistente, vazhdojne te peshtillen me lidhjet e se kaluares, duke shndërruar gjithe te kaluaren e tyre bashke me kujtimet, njohjet, kontaketet shoqerore, biografine, etj., ne objekt, per ti perdorur me pas per perfitime personale.
Te dashuruar ne veprimtarine e vet, fetishizojne bemat e tyre, kur kane qene te rinje, kur kane mbajtur mbledhje, kur kane pershendetur me grusht e dy gishta, kur kane qene ne burg e kur kane pajtuar gjaqet, madje edhe kur kane dashuruar, nëse kanë dashuruar fare! Me pare gjejne siguri ne lidhjet emocionale te kaluara, te konsumuara, te vdekura se sa ne lidhjet e reja te gjalla. Madje jane ne gjendje te marrin kontakt me nje ish te dashur, te para 20 viteve, pa ndonje veshtiresi, sikur te ishin ndare dy dite me pare.
Sipas Erich Fromm dallimi me i madh ne mes te njerezve eshte orientimi. Dy njerez qe kane orientime te ndryshme, eshte e pamundur te bashkejetojne, te shoqerohen, apo te bashkpunojne. Te pavetedijshem per qendrimin e tille ndaj jetes, ata gjithcka bejne e bejne ne perputhje me karakterin e tyre, me orientimin e tyre. A nuk i kemi te tillet edhe ne skenen politike ne Kosove, njerez te cilet nuk lane merite pa perdorur per perfitime personale. Jane pikerisht keta njerez, te cilet flasin zeshem edhe per katragjyshat patriot, te cilet duke e sendezuar dhe uzurpuar te kaluaren, kane uzurpuar edhe te sotmen, dhe tere Kosoven. Keta invalid shpirteror, nuk i duhen Kosoves, asaj me shume se kurre i duhen njerez te se sotmes, dashurues te jetes, te lirise dhe te dashurise. Ne fund, me bilete te skaduar nuk udhetohet dot ne trenin e se sotmes, tha nje dite nje mik.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura