SHEMSIJE ELSHANI: SISTEMI NARCIST I VLERAVE DHE LIRIA

Bern, 16. 11. 2015: Sipas Erich Fromit, narcizmi eshte orientim shoqeror i gabuar (i semure). Sipas tij, ka disa forma te narcizmit: ai individual, ne grup, primar, sekondar, malinnj, beninj, i dukshem i padukshem, pozitiv, negativ , si dhe format atipike. Narcizmi eshte semundje shoqerore qe prek te dy gjinite njesoj, me pak dallim ne manifestimin klinik. Sipas psikoanalistes se njohur franceze Fransuaze Dolto, periudha prej vitit 1960 derine vitin 1980 konsiderohet si periudhe e kthimit ne narcizem.

Kjo vlere bazohej ne krijimin e esteteve dhe profeteve te rrejshem. E qarte, cdo shoqeri ne fillimin e saj ka kaluar neper kete faze. Shoqerite me civilizim me te avancuar e kane kaluar me heret dhe pa trauma te medha.
A e kemi kaluar ne narcizmin ne Kosove?
Them qe jo. Perkundrazi, mendoj qe jemi ne periudhen e lulezimit te konstituimtit te sistemit narcist te vlerave, ku gjykimi narcist ndrydhe aresyen.
Ne keto rrethana, serish i rikthehemi pyetjeve esenciale mbi qenien. Nder to kryepyetja: c´eshte njeriu?
Kafshe politike e Aristotelit?
Kafshe premtuese e Nices apo kontradikte brenda ekzistences njerezore e Fromit?
Nderkaq nese njeriun do t `a merrnim te tille si eshte, respektivisht me vlerat qe ai perfaqeson, atehere a nuk eshte njeriu yne rezultat i ketyre vlerave (antivlerave) qe ne vete promovojme?!
Por nese ne teorite mbi shtetin, ky i fundit konsiderohet si kryevlera e nje bashkesie qe quhet Komb, atehere si ka mundesi qe ne piramiden e kesaj vlere te vije kjo shtrese e injoranteve qe sot jane katapultuar ne krye te Republikes?

Fundja ne kete perballje me veteveten, a nuk jemi ne ata, qe cdo dite promovojme antivlera ose tolerojme qe para hundes t’na promovohen antivlera; qe promovojme antiart e antiartiste/e, antikulture, antishkrimtare, antipoete e antilibra; qe çdo dite promovojme antiregjisore e antigazetare, antiprofesore, antishkence e antishkenctare, antiintelektuale e antiakademi?
Ka gjithmone nje kohe optimale per te reaguar dhe per te parandaluar te keqen, makabren dhe mizoren. Por nuk duam! Na pelqen te perkedhelim egon, te behemi te famshem me keta tituj te pamerituar, te rreme.
Dhe, kur ky model i njeriut te rreme, forcohet e njekohesisht shumezohet, e ne fillojme te ndjejme pasojat e tij ne shoqeri, tek atehere kujtohemi te ragojme e te bertasim me ze, pa reflektuar per pergjegjesine qe kemi meqe, jemi vete ne ata qe kemi krijuar kete model, kete shembull te njeriut te eger ne shoqeri, kete antinjeri.
Nga mitologjia dime qe Narcisin e denuan zotat duke e mbytur ne ujerat e liqenit, sepse nuk u zhvillua sa te dij te dashuroj Ekon, e cila vdiq nga marazi per te.
Eshte koha e fundit qe njerez te shendoshe, me aresye te shendoshe, te marrin timonin e jetes ne Kosove per t`a drejtuar kete shoqeri kah progresi, sa nuk eshte vone, sa zotat nuk na kane denuar ende si Narcisin!
Nese me tutje narcistet jane dominuesit dhe drejtuesit e kesaj shoqerie, pasojat do te jene katastrofale. Le te shpresojme te brezi i ri, ai qe eshte i painfektuar u mor vesh!
Ndersa une ne kete lufte, sa te pabarabarte, aq te pandershme, e logjikshme do te ishte te terhiqem, por jo… serish hidhem ne barikada! Si dikur ne moshen e rinise, meqe mbetem perjetesisht luftetare e Lirise.

Rrofte njeriu i lire dhe i pavarur!
Rrofte dashuria!

………………………………………………………..

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura