SHËN TEREZA E SHQIPTARËVE – APOSTULLI MODERN I DITËVE TONA

SHËN TEREZA E SHQIPTARËVE – APOSTULLI MODERN I DITËVE TONA

ARGJIRA UKIMERI – MA.SC. PEDAGOGE

PRIZREN – GUSHT 2022

MENDIMET, MREKULLITË DHE SHENJTËRIMI – VEPRA TË DASHURISË DHE LUMTURISË NJERËZORE DHE HYJNORE QË NDIKUAN NË SHENJTËRIMIN E SHËN NËNË TEREZËS

“Zoti jem, po më vjen keq me gjithë zemër për gjithë mëkatet që kam ba, se kam bjerrë parrizin, kam meritue ferrin, por ma fort se t’kam fye Ty, o e mira e pambarueme që kaq fort m’ke dashtë. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të nap fjalën, me ndihmën tënde, mos me t’fye ma kurrë”. – Ishte kjo lutja që çdo herë Shën Nënë Tereza i drejtohej Zotit Hyj.
Person i dashtun për të gjithë, Ndihma e saj për të sëmurët, nevojtarët, të pastrehët, hapja e shkollave dhe zhdukja e analfabetizmit, ndikuan që e gjithë bota të njehë shpirtin human të Shën Nënë Terezës. E ndikuar nga forca e Shkrimeve të Shenjta, Dashuria e Hyjit dhe ndikimi i tij në Terezën me shtatë-shkurtër por me një zemër të madhe, arriti të thyej autoritetin e heshtjes globale ndaj varfërisë, dhe skamjes që mbizotëronte atë kohë në mbarë globin. Në mënyrë lunatike, Shën Nënë Tereza përmes veprave pozitive, edhe njherë u tregoi të gjithëve që përmes përkrahjes, vullnetit jemi më afër Zotit. Mbi të gjitha “ZOTI ËSHTË DASHURI”

MREKULLIA DHE LUMNIMI I NËNË TEREZËS
Më 5 shtator 1997, vdiq Gonxhe Bojaxhiu. Pas vdekjes së saj, Selia e Shenjtë filloi procesin e lumnimit të Nënë Terezës. Ky proces, është hapi i dytë që të drejton kah Kanonizimi. Mu për këtë çështje (Lumnimin), u emërua Kolodiejchuk – Postulator nga Dioqeza e Kalkutës. Pas emërimit të tij, Kolodiejchuk u shprehë kështu: “Ne nuk kemi pse të vërtetojmë se ajo ishte e përsosur. Ose nuk bëri ndonjë gabim.  Ai duhej të dëshmonte se veprat dhe vyrtytet e Nënë Terezes ishin heroike. Poashtu, Kolodiejchuk përgatiti dhe dorëzoi 76 dokumente, të shkruara në 35.000 faqe. Të gjitha këto dokumente, bazoheshin në intervista të ndryshme, dhe kishte gjithësej 113 dëshmitarë. Këtyre të fundit u kërkohej që të përgjigjeshin në 263 pyetje të ndryshme. Vatikani, me shumë kujdes i studioi të gjitha kritikat e botuara dhe të pabotuara, që u shkruan për jetën, veprën dhe  mrekullitë e Shën Terezës,  Hitchen dhe Chatterie, botuan një libër krtik për Nënë Terezën, ku edhe në gjykatë kundërshtuan çdo gjë që kishte të bënte me këto çështje.  Mirëpo, akuza dhe pretendimet e ngritura u hetuan nga KONGREGACIONI PËR KAUZAT E SHENJËTORËVE. Ndërsa grupi i caktuar për këto çështje, nuk gjeti asnjë pengesë të vetme për Kanonizimin e Nënë Terezës. Kështu që, ky Kongregacion lëshoi edhe obstetrin e saj NIHIL, më 21.04.1999. Edhe disa shkrimtarë të tjerë katolik, kundërshtuan ashpër Kanonizimin e Gonxhes, duke e quajtur një SHENJË KUNDËRSHTIE. Duke anashkaluar kritikat, dhe duke u bazuar në fakte dhe argumente, një komunitet i veçantë mjekësor vendosi që të njohë të gjitha mrekullitë e Shën Nënë Terezës.  GJITHA MREKULLITË E SAJ, JANË DËSHMI E NDËRHYRJES HYJNORE – ishte shprehur KOLODIEJCHUK. 19.10.2003 – ishte koha kur ANJEZË GONXHE BOJAXHIU – u lumturua. Sot mbarë rruzulli tokësor, ndihet i bekuar nga personaliteti i saj HYJNOR.

KANONIZIMI
Kanonizimi si process në vete, kërkon një dokument, një dëshmi të një apo më shumë mrekullive, që vijnë nga ndërhyrja e atyre që do të bëhen Shenjëtor të ardhshëm. Shën Nënë Tereza, ishte shembulli më i mirë i dashurisë, dhembshurisë, përvujtërisë dhe ndihmës për mbarë njerëzimin. Shpirti i saj human, dhe ndihma që iu dha njerëzve në nevojë, pasqyron rolin dhe rëndësinë e femrës në shoqëritë njerëzore. E tillë ishte Nënë Tereza, që përveç përkrahjes morale dhe shpirtërore, arriti që të shëroi shumë njerëz të tillë në mbarë rruzullin tokësor. Shumë të sëmurë u shëruan nga veprat dhe dora e saj. Më poshtë, do të përmendin vetëm disa prej tyre, që dërguan Nënë Terezen drejtë Kanonizimit, Lumnimit dhe Shenjtërimit të saj.
E njohur ndërkombëtarisht, për veprat e saj Nënë Tereza bëri mrekulli. Rasti i parë ishte një grua nga Bengali – Indi. Gruaja me emrin Monica Besra, kishte që vuante nga një tumor në bark rreth 17 cm. Pas shumë shërbimeve mjekësore dhe gjëra të tjera që kishte provuar familja e saj, asgjë nuk funksiononte. Mirëpo, Monica po vdiste pak nga pak nga sëmnudja. Më 5 shtator, në përvjetorin e parë të vdekjes së Nënë Terezes, një motër mori medaljen e Marias.
Kjo ndodhi për shkak që gjatë funeralit të Nënë Terezës  (ia kishte prekur trupin e saj) dhe e vendosi në stomakun e Monicas dhe bëri një lutje të thjeshtë: “Nënë, sot është dita jote. Ti i ke dashur të varfërit. Bëj diçka për Monican”. E gjithë kjo ngjarje ndodhi në orën 17, pasdite. Ndërsa në orën 1 në mesnatë, Monica u ngritë që të shkoi në banjë. Aty zbuloi që barku i saj ishte i rrafshtë. Lidhur me këtë mrekulli, janë konsultuar gjithësej 11 mjekë. Vetëm njëri prej tyre ishte Katolik. Ishte viti 2008, kur Shën Nënë Terezës iu njohë dhe mrekullia e dytë. Shën Nënë Tereza kishte shëruar një Brazilian që vuante nga disa turmore në tru. Marcilio Haddad Andrino, kishte deklaruar që mjekët nuk ia kishin dhënë asnjë shpresë të vetme për shërimin e tij nga sëmundja. E vetmja shpresë për të jetuar ishte Fernanda – gruaja e tij. Kjo lutej vazhdimisht. Pas lutjeve të shumta, gruaja beson që ishte ndërhyrja e Nënë Terezës në shërimin e burrit të saj, në kohën sa ishte nën kujdesin intensive. Me lutjet e shumta që drejtoi Fernanda për bashkëshortin e saj dhe ndërmjetësimin e Nënë Terezës, tregohet edhe një mrekulli e saktë për motrën dhe bijën tonë – që sot është Shenjëtore për mbarë njerëzimin.Vlen të përmendet që, më 17.12.2015, Zyra e Shtypit në selinë e Shenjtë konfimrohet që Papa Françesku njohu mrekullitë e Nënë Terezës 1. Shërimin e Gruas nga India dhe 2. Shërimin e burrit nga Brazili – që të dy vuanin nga Tumoret. Mrekullitë së pari erdhën në vëmendjen e posulacionit [1] . Kjo ndodhi kur ATI I SHENJTË, ndodhej në Brazil në korrik të vitit 2013, kur festohej DITA BOTËRORE E RINISË. Pas kësaj ngjarje, u dhe një hetim tjetër po në Brazil në 19-26.06.2015, që më pas u transferua në Kongregacionin për Kauza të Shenjëtorëve, ku u lëshua një dekret. Përmes këtij dekreti u pajtua dhe u pranua që hetimet të përfundojnë. 

Kanonizimi i Shën Nënë Terezës u bë në një ceremony në Sheshin Shën Pjetri në Romë me datë 04.09.2016. Kjo ngjarje u dëshmua nga dhjetrëa mijëra njerëz. Përfshirë këtu 15 delegacione qeveritare, mbi 1500 njerëz nga Italia, dhe mijëra njerëz ga e gjithë bota. E tërë kjo ngjarje interesante u transmetua edhe nga mediumet më të mëdha botërore.
Poashtu, në qytetin e lindjes së Nënë Terezës, festohej pambarimisht. Ndërsa në Indi, në një Meshë të veçantë u festua kanonizimi i saj nga Minsionarët e Bamirësisë në Kalkulta. Më poshtë do të shohim disa nga këto mendime:Presidenti Pratibha Patil, për Nënë Terezën tha kështu: „E veshur me një sari të bardhë me një kufi blu, ajo dhe motrat e Misionarëve të Bamirësisë u bënë një simbol i shpresës për shumë njerëz – të moshuarit, të varfërit, të papunët, të sëmurët, të sëmurët përfundimisht dhe ata të braktisur nga familjet e tyre! Kardinali i njohur Paskal, dha mendimin e tij: S’ mund të jetë një popull i vogël, derisa ka dhënë një person aq të madh sikur Nënë Tereza. Gonxhe Bojaxhiu, u bë urë ndërlidhëse e njohjes së Shqipëtarëve dhe Botës.

Papa Gjon Pali II (Karol Ëoytila), për Shën Nënë Terezën u shprehë kështu: “MADHËSHTINË E SAJ E SHIKOJMË NË AFTËSINË E SAJ PËR TË DHËË PA MARRË ASGJË, PËR TË DHURUAR – DERI NË DHIMBJE” GJITHË JETA E SAJ ISHTE UNGJILLI I GJALLË.

Ish presidenti i SHBA-ve BILL CLINTON, duke u mbështetur në punën, dëshirën dhe çdo gjë tjetër që bëri Nënë Tereza, shprehu dëshirën dhe dashurinë mbi popullin shqiptar. Në qershor të vitit 2002, për Nënë Terezën tha kështu: “NËNË TEREZA, ISHTE E PARA QË MË BËRI TA DUA KOMBIN SHQIPTAR. TANI NDIHEM SHUMË KRENAR PËR KËTË. KËTU E PLOTËSOVA NJË DETYRIM MORAL NDAJ SAJ DHE NDAJ VLERAVE TË LIRISË” NDIHEM SHUMË KRENAR PËR NJË NËNË KAQ TË MADHE“

Ish sekretari i përgjithshëm i UN Javier Perez de Cuellar, shprehet: Përkushtimi i saj gjatë gjithë jetës për kujdesin e të varfërve, të sëmurëve dhe të pafavorshëmve ishte një nga shembujt më të lartë të shërbimit për njerëzimin. „Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë, mua që ta lë Atë të ketë një dorë të lirë.

Papa Benedikti XVI, Nënë Terezën dhe jetën e saj, e kishte përmendur 3 herë në veprën e tij DEUS CARITAS EST (ENCIKLIKA E PARË E TIJ). Në pikat kryesore të kësaj vepre shkruhet kështu: NË SHEMBULLIN E TEREZËS SË BEKUAR TË KALKUTËS, KEMI NJË ILUSTRIM TË QART TE FAKTIT SE KOHA E KUSHTUAR ZOTIT NË LUTJE, JO VETËM QË NUK E PRIVON NGA SHËRBIMI EFEKTIV DHE I DASHUR NDAJ FQNJËVE TANË, POR NË FAKT ËSHTË JË BURIM I PASHTERSHËM I KËTIJ SHËRBIMI. Poashtu, ATI I SHENJTË shkruan kështu: “VETËM LUTJA MENDORE DHE LEXIMI SHPIRTËROR, MUND TA KULTIVOJNË DHURATËN E LUTJES SONË”

Ndërkaq, historiani dhe profesori i njohur amerikan, Douglas Brinkley tregon kështu: QYSH NGA KOHA E KONSTANTINIT TË MADH, E DERI NË DITËT E SOTME, PËRVEÇ NËNË TEREZËS, GADISHULLI BALLKANIK NUK KA ASNJË PERSONALITET ME RËNDËSI KAQ TË MADHE, DHE NJË PERSON MË TË SHQUAR

Përveç kësaj, ne përmendim edhe faktet interesante për SHËN NËNË TEREZËN, të cilat nuk i kemi ditur asnjëherë, por që na ndihmojnë të njohim më afër punën humaniste të saj, dhe ndihmën që dha ajo për mbarë njerëzimin.

Nënë Tereza – misionare dhe humaniste, gjatë shërbimit të saj ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla gjithësej. Së bashku me Motrat tjera misionare, mjekuan 960.000 njerëz të sëmurë në 213 dispanseri. Gonxhe Bojaxhiu, ishte e vetmja femër që trajtonte 47.000 viktima nga sëmundja e Lebrozës, në 54 klinika. Poashtu, kujdesej për 3.400 pleq të braktisur, që ishin lënë rrugëve, duke i rehatuar në 20 shtëpi për pleq. Birësoi 160.000 fëmijë të braktisur dhe illegal.

Shën Nënë Tereza, ishte misionare e devotshme katolike. Jetën e saj ia kushtoi të sëmurëve dhe të varfërve. Shpëtoi me mijëra jetë njerëzish, u ndihmoi njerëzve që vuanin nga uria, por edhe njerëzve që vuanin nga sëmundje të ndryshme, u ndihmoi në mjekime. Poashtu, Nënë Tereza bëri dhe shumë mrekulli të tjera. Përmes këtyre mrekullive, arriti të shenjtërohej me datën shtator nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Sot, Shën Nënë Tereza llogaritet ndër femrat më të famshme dhe më të fuqishme në botë.

Gonxhe Bojaxhiu (Shën Nënë Tereza), u lind në Shkup. Edhe pse, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi si pjesë e misionit të saj që ngriti çështjen e personave në nevojë, asnjëherë nuk e mohoi origjinën e saj shqiptare. Interesimi dhe kureshtja e shumë gazetarëve për prejardhjen e saj, përgjigja ishte lapidare: Me gjak jam shqiptare, me shtetësi jam indiane, dhe me zemër i përkas Krishtit”

Familja BOJAXHIU ishte aq patriotike sa që ka dhënë mjaftë vlera kombëtare dhe patriotike për popullin tonë. Ndikimi i kësaj familje në shoqërinë tonë, pasqyroi jetën dhe edukimin e Nënë Terezës. Vlen të përmendet që familja e Nënë Terezës ka jetuar në Tiranë. Varret e Nënës Drane dhe të motrës Age Bojaxhiu, ndodhen në varrezat e Shales në Tiranë.

Në periudhën e komunizmit, Shën Nënë Tereza nuk arriti asnjëherë që të takonte nënën e saj Dranen, plotë 45 vjet. Enver Hoxha, diktatori që ia refuzoi vizitën e saj në Tiranë kur nëna e saj ishte sëmurë rëndë dhe në pleqëri të thellë. Për këtë rast, kishin ndërhyrë presidenti francez Charl De Gaulle, dhe zonja e parë e SHBA-së Jasqueline Cennedy. Mirëpo, diktatori nuk e pranoi një gjë të tillë. Dëshmitarët e asaj kohe kishin shkruar kështu:  E kemi parë duke qarë dhe duke thënë: “O Zot unë e kuptoi dhe e pranoi këtë vuajtje të nënë lojës sime, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron aagjë tjetër, përpos të më shohë edhe njëherë” – kishte thënë Nënë Tereza.

Në jetën e saj si Misionare e dashurisë dhe Humaniste e dalluar, Nënë Tereza mori gjithësej 9 çmime. Mendohet që çmimi më i rëndësishëm në jetën e saj ishte Çmimi Nobel për Paqe më 17.10.1979. Ky çmim, ishte përafërsisht 1 milion dollar. E gjithë kjo shumë shkoi për të varfërit dhe të sëmurët. Poashtu, Nënë Tereza u vlerësua edhe me këto çmime: Damian Dutton, Ramon Magsasay – 1962, Çmimi Templeton – 1973, Çmimi Balzan – 1978, Çmimi Bharat Ratna – 1980, Çmimi Medal of Freedom – 1985. Ndërsa në SHBA, u vlerësua me titullin “QYTETARE NDERI I SHBA-ve”. Ndërsa në Kosovë, në vitin 1996 u shpallë qytetare nderi e Kosovës. Shteti shqiptar , poashtu jep dekoratë të veçantë me emrin e saj.

Bamirësia nuk njehë kufi as armiqësi. Miqësitë e Nënë Terezës ishin përtej oqeaneve. Miqësia më unike e saj ishte me ikonën e bamirësisë princesën Lady Dayana. Aspak nuk ishin të rralla kronikat e stacioneve më prestigjioze ndërkombëtare për marrëdhëniet në mes të dy humanisteve. E veçanta e “Zonjave të Hekurta”, është vit-vdekja e njëjtë e tyre.

Për herë të parë, Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë nga 14-17 gusht të vitit 1989. Edhe pse regjimi komunist nuk ishte rrëzuar akoma, zemërgjerësia e saj ishte e atillë. Sepse i kishte falur të gjithë, për atë se çfarë i kishte shkaktuar familjes dhe kombit të saj diktatori Enver Hoxha. Madje, Nënë tereza e kishte takuar edhe të venë e diktatorit Nexhmije Hoxha. Bashkë me të kishte vendosur lule në varrin e bashkëshortit të saj.

Vlerësimi më real, dhe më i bukur, ishte ai i ish presidentit të SHBA-ve, BILL CLINTON. Ai ishte shprehur kështu për humanisten: “Nënë Tereza, ishte personi i parë që më bëri ta dua më tepër kombin shqiptar. Me vdekjen e sa, mbarë rruzulli tokësor humbi një gjigant të epokës sonë. Ku në të njëjtën kohë ishte një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë. Mbretëreshat dhe mbretërit, presidentët, kryeministrat, partiakët dhe Papët vijnë dhe ikin. Por Nënë Tereza, është një. Jetoi në brezin tonë, në shekullin tonë, ku ne të gjithë jemi mirënjohës për këtë.  

Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, Nënë Tereza tha kështu: Shkatërrimi më i madh sot është, e qara e një fëmije të pafajshëm, që nuk lindi kurr. Nëse një nënë mund të vrasë një fëmijë brenda barkut të saj, çfarë ka mbetur për ty dhe mua? Të vrasim njëri tjetrin.

Në fillimet e saj si Misionare, Nënë Tereza shqetësohej shumë nga varfëria dhe problemet që shihte në Kalkutë. Prandaj që nga viti 1946, vendosi që të jetoi atje për të jetuar me ta, dhe me problemet që kishin. Ku punoi edhe si mësuese, për ngritjen arsimore dhe intelektuale të këtij vendi.

Çdo mëngjes i Nënë Terezës, ishte i bekuar. Sepse çdo mëngjes, lutej dhe dilte rrugëve të Kalkutës, për të gjetur të varfër dhe për të ushqyer ata. Vizitat në familje, kujdesi për të sëmurët dhe fëmijët e prekur nga tuberkuloza, vizita për të moshuarit, e bënin infermierën më humane dhe më njerëzore.

Në të gjitha intervistat e dhëna, Nënë Tereza asnjëherë nuk e kishte mohuar prejardhjen e saj shqiptare. Përveç gjuhës amtare shqipe, dhe asaj serbe, Humanistja fliste edhe anglisht. Në bazë të hulumtimeve dhe kërkimeve të shumta në arkivat e disa shteteve europiane, një ditë para shenjtërimit të saj, Nëna Tereza kishte shkruar një letër për shqiptarët. Në këtë letër shkruhej kështu:“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”. Kjo letër u shkrua në dhjetor të vitit 1979, gjatë qëndrimit të Nënë Terezës në Oslo.Përveç kësaj, Nënë Tereza u shkroi letër edhe motrës dhe vëllaut të saj. Në këtë letër thuhej: “Vllau jem dhe Maria e dashtun. Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue. Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty. me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort – Motra jote Tereza”

Qysh në moshën 18 vjeçare, kur e la familjen Nënë Tereza nuk u kthye më kurrë.

Në moshën 8 vjeçare, Nënë Tereza humbi të atin (Babain) Nikollë (shkurt – Kolë) Bojaxhiu. Dyshohet që është helmuar nga kundërshtarët e tij politikë, në atë kohë.

Shën Nënë Tereza, humanistja dhe shenjëtorja e dashurisë dhe mirësisë, la gjurmë të thella në mendjen globale. Me veprat e saj, arriti të zhdukë urrejtjen duke mbjellë dashuri, varfërinë duke e kthyer në shpëtim si dhe dëshpërimin në buzëqeshje. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, arriti që për plotë 18 herë të bëhet gruaja më e dashur, më e adhuruar e mbi të gjitha “SHPËTIMTARJA E BOTËS”

SHËN ANJEZË BOJAXHIU – LUTU PËR NE TË GJITHË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura