KËTO DITË KËNDIT TË LIBRAVE IU SHTUA EDHE NJË

Pashtriku.org, 27. 07. 2016: Këto ditë këndit të librave iu shtua edhe një libër i ri ‘Libër mes librash’ i Ardian Ramadanit, një libër i veçantë për nga lloji dhe për nga rëndësia, ngaqë janë të rrallë librat që marrin guxim brenda barkut të saj t’i trajtojnë librat tjerë. Me rastin e këtij botimi, autori shprehet: “Duke qenë i vetëdijshëm se fjala e shkruar mbetet, duke marr përgjegjësinë për çdo shkronjë të vënë në këtë libër, dua të ndaj një thënie të shkrimtarit francez Gustave Flaubert me lexuesit e këtij libri “Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” Ky libër është libër i pestë me radhë i autorit i cili është përkthyes dhe publicist.
Titulli: Libër mes librash (Përmbledhje vështrimesh dhe recensionesh)
Recensentë: Zeqirija Ibrahimi dhe Milazim Krasniqi.
Redaktor: Iljasa Salihu
Redaktor gjuhësor: Arsim Jonuzi
Korrektura: Flutura Kota
Ballina: Milaim Mustafa
Botues: Shoqatën për Arsim dhe Kulturë “Lexo”, me qendër në Kumanovë.

***
Ardian Ramadani ka lindur më 30 nëntor 1983 në Kumanovë. Shkollën fillore e kreu me sukses në fshatin Opajë, komuna e Likovës, ndërsa të mesmen e kreu në gjimnazin e Kumanovës me rezultate të larta.
Studimet universitare i ka mbaruar në Univer¬sitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, si student i dalluar.
Ka mbaruar studimet pasuniversitare me sukses, në kuadër të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike në Univer¬sitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Drejtimi i studimeve të diplomacisë dhe Shkencave politike, ku ka mbrojtur temën e magjistraturës me titull “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, shteti-komb dhe doktrina Raison d’État”, e me këtë rast mori edhe titullin magjistër i Studimeve të Diplomacisë dhe Shkencave Politike.
Ai punon në Ambasadën e Francës në Shkup si përkthyes në Misionin e Mbrojtjes.
Është tejet aktiv me përkthime si përkthyes gjyqësor në gjuhën frënge, shqipe dhe maqedonase, ndërsa shquhet edhe si kolumnist dhe publicist i rregullt. Merr pjesë aktive në trajnime, seminare, konferenca shkencore dhe debate frytdhënëse.
Ardian Ramadani është recensent i pesë librave gjer më tani, si dhe autor i rregullt i shumë shkrimeve, artikujve dhe analizave nëpër ueb-portale të ndryshme, revista dhe gazeta të përditshme shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, të shkruara dhe elektronike.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura