SHERADIN BERISHA: DY VJET LUFTË I KANË PËR LIRI, 20 VJET NË PAQE I KANË HAJNI!

Pashtriku, 24 nëntor 2019: Shumica e komandantëve që janë aktiv në politik, për të keqijat që i kanë bërë sot në pushtet, mbrohen me të mirat që i kanë bërë dje në luftë! Dy vjet i kanë bërë luftë për liri, 20 vjet në paqe i kanë hajni! Andaj, kërkojmë hetim, gjykim dhe dënim për pasurim: me vjedhje, abuzim e mashtrim, gjatë ushtrimit të pushtetit pa kufizim!
——————
Òªka janë politikanët milionerë në një vend të varfër siç është Kosova?! Kriminelë ordinerë!
Lexoni e pastaj reflektoni:
KOMANDANTËT MILIONERË DHE VAJI I USHTARIT TË UÒªK’së NGA VARFËRIA!

Sot luftëtarët e vërtetë të UÇK’së janë kategoria me e përdhosur e shoqërisë sonë, pikërisht nga “komandantët” që për 20 vjet rresht janë në pushtet! Për të argumentuar këtë fakt në vijim sjellë një dëshmi rrënqethëse të një luftëtari të orëve të para të UÇK’së, që ka evidentuar, Drejtori Ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, z. Behxhet Shala.
Ja se, çka shkruan Behxhet Shala, lidhur me këtë rast?!
“A jeni ju Behxhet Shala më pyeti një fytyrë e përvuajtur në rrugën “Nëna Terezë”, para restaurantit “Rings”. Pas pohimit tim, m’u lut ta takoj, kur të kem kohë të lirë ndonëse tha se nuk mund t’i zgjidh problemet. Anulova një takim të paraparë dhe e prita në zyrën e KMDLNJ’së, të njëjtën ditë. Ishte një burrë rreth të 50’ave, baba i tre fëmijëve dhe gjysh, gjithashtu. Dy here ishte dënuar për “faje” politike, armik i vëllazërim-bashkimit të dikurshëm që mund të përkthehet si multietnicitet i sotëm! Luftëtar i orëve të para të UÇK’së, pjesëtar për shumë vite i TMK’së, tash në rrugë! I papunë, i pa mjete për sigurimin e ekzistencës elementare për familjarët e tij, për veten as që mendonte! Rrëfehej për kohërat e luftës kur me bashkëluftëtarët e tij hapnin istikame, shkonin në vijat e para të frontit, ndanin një copë buke në pesë a më shumë pjesë dhe as që mendonin se mund të vriteshin, me një fjalë, nuk ia kishin frikë vdekjes! Tash, po ata ish’bashkëluftëtarë – komandantë që u pasuruan duke vjedhur paratë e djersës dhe gjakut, nuk ia hapin telefonin dhe nuk e presin për t’i dëgjuar hallet e tij! Bëhen se nuk janë në zyra ndonëse u dëgjohet zëri, largohen me vetura të blinduara kur ish’bashkëluftëtari i tyre largohet me këpucët e Lulit të Migjenit dhe pa asnjë shpresë se do të siguroj as ushqim të mjaftueshëm për familjen e tij! Nuk e lëshonte nga goja të Madhin Adem Jashari, Komandantin Legjendar të UÇK’së. Thoshte, të ishte gjallë vetëm dhjetë minuta e t’i shoh komandantat e tij, si përfituan nga lufta, gjaku i dëshmorëve dhe t’ua jep “shpërblimin“ e merituar! Tregonte për hajnitë që janë bërë në TMK, nga fillimi e sidomos në kohën e shpërbërjes! Filloi të dëneste, të qante me zë. Duke më kërkuar falje, i lëshoi poshtë një palë xhinse të stërpërdorura dhe i tregoi brekët që i vishte që nga viti 2000 (kur ishte pranuar në TMK) dhe të cilat kishin filluar të zbehen nga larjet e shpeshta. Nuk mund ta qetësoja. Merreni me mend luftëtarin që e ka sfiduar vdekjen shumë here në jetë e tash nuk i gjen kuptim jetës, nuk dëshiron të jetojë më! Vërtetë e tmerrshme, u gjeta në një situatë shumë të rëndë dhe nuk e di se si u përmbajtja. Nuk kisha guxim ta shikoja në sy, si t’i ndihmoja!” – thotë në fund rrëfimit miku im Behxhet Shala.
* * *
Në fakt gjendja e luftëtarëve është edhe më e rëndë se kaq! Pas luftës dhjetra ish’ushtarë të UÇK’së, për shkak të skamjes dhe varfërisë së skajshme, i kanë dhënë fund jetës së tyre në mënyra më trishuese, me varje në litar, etj!!!
Kjo skamëri e skajshme dhe trishtuese, duket se është një Këmbanë ALARMI, për shoqërinë, e cila duhet të zgjohet për ta ndalur këtë gjëmë që ka pllakosur vendin tonë!

KLANI ‘PRONTO’ DHE RAMUSH HARADINAJ, ME VEPRIME INKRIMINUESE TË PAS LUFTËS E DËMTUAN IMAZHIN E LUFTËS SË UÒªK-së! KJO BANDË POLITIKE DUHET TË NDIQET PENALISHT!
10 vjet më parë, (në qershor të vitit 2009) kur bashkëqeveriste PDK-ja me LDK-në, AAK-ja ishte në opozitë. Në këtë kohë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte adresuar një sërë akuzash në adresë të qeverisë (PDK-LDK) me kryeministër, Hashim Thaçin. Ramush Haradinaj veçanërisht kishte kritikuar, Ministrinë e Transportit për keqmenaxhim të parasë publike, për manipulime me tenderë dhe financimin e strukturave të SHIK-ut që drejtohej nga Kadri Veseli. Atëkohë Ministër i Transportit dhe i Telekomunikacionit në qeverinë Thaçi’1 ishte, Fatmir Limaj, (sot kryetar i NISMËS Socialdemokrate), ndërsa zëvendësministër ishte Adem Grabovci (kryeprotagonisti i Klanit PRONTO nga përgjimet telefonike të fundvitit 2011).
“Është një skandal i madh kontraktimi i rrugës që shkon nga Fushë-Kosova deri në Sllatinë. Me dhjetëra manipulime janë bërë, çmimi, korrupsioni, vendosja e paqes me kompanitë kontraktuese që mos të ankohen etj” – kështu kishte deklaruar Ramush Haradinaj për këtë “abuzim”, duke shtuar se 34 milionë euro investime për këtë rrugë është shumë çmim i lartë, i cili ka një zinxhir manipulimi.
Kryetari i AAK’së me këtë rast pretendonte se nga Ministria e Transportit financohet SHIK-u, njerëzit e PDK-së që shkojnë për të krijuar shantazhe ose të ndërmarrin veprime nga këto para. Ndërkaq, zëvendësministrin e Transportit, Adem Grabovci, e kishte quajtur arkëtar të SHIK-ut.
“Adem Grabovci është i ngarkuar nga qeveria për t’i paguar këto grupe për t’i krijuar epërsi PDK-së dhe për t’i shkaktuar dëme partive tjera politike në vend”, ka thënë z.Haradinaj.
Adem Grabovci akuzat e Ramush Haradinajt i ka cilësuar të pabazuara, e pa fakte, dhe të cilat kanë për qëllim linçimin dhe shantazhimin e tij.
Polemika Haradinaj – Grabovci, me plotë akuza e kundërakuza ka kulmuar me letrën publike të A.Grabovcit drejtuar R.Haradinajt, më 21 qershor 2009!
Z.Grabovci, në letër z.Haradinaj duke e quajtur “sinonim i anës së errët politike”, i bën thirrje që të ballafaqohen në një ‘debat publik’ ‘për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura’!
Ai fillimisht e akuzon z.Haradinaj, se “e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës, duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale”! Në vazhdim ia kujton pasurinë marramendëse, duke filluar nga shtëpia dhe banesat në Prishtinë, Tiranë, Prizren, Durrës, Brezovicë, pastaj pronat milionëshe në Dukagjin, në Miradi, kullat në Gllogjan, dy vila jashtë vendit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Dhe në vazhdim e akuzon se, ka uzurpuar dhe ka përvetësuar në emër të luftës, shtëpinë në Pejë, banesë në Prizren, truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan! Dhe krejt në fund e bënë përgjegjës për kontrollimin e lojërave të fatit, të Casinove, pompave të benzinës, dhe ia kujton reketimin dhe zhvatjen të cilat lidhen me emrin e tij!
***
Në vijim lexoni letrën publike të Adem Grabovcit, drejtuar Ramush Haradinajt (më 21 qershor 2009), të cilën e ka botuar edhe portali pashtriku.org:
Letër e hapur Ramush Haradinajt
RAMUSH, KE UZURPUAR DHE KE PËRVETËSUAR NË EMËR TË LUFTËS!
Shkruan: Adem Grabovci – Prishtinë, 21.06.2009
Ndërtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janë sinonime sublime të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Jemi në fazën e njohjeve të fuqishme ndërkombëtare si shtet i pavarur, anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në fazën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Mesa duket disa si ti nuk i gëzohen këtij suksesi. Sot kur e gjithë bota po na shikon, me të detyruar po të drejtohem me këtë letër publike.
Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njollosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh. Sulmet pa fakte aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Për 3 dekada jam munduar dhe kam punuar me tërë qenien time. Jam i sinqertë dhe i përkushtuar të punoj për të mirën e vendit dhe popullit tim.
Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është 1 banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999. Ndërsa, Ramushi tenton të më njëllos edhe në këtë fushë, unë, Adem Grabovci, për hir të së vërtetës dhe interesit publik i bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:
1.Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?
2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale?
– shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,
– banesën dykatëshe në Prishtinë,
– banesën në Prizren,
– banesën në Tiranë,
– banesën në Durrës,
– villat në Durrës, në Brezovicë,
– pronat disamilionëshe në Dukagjin,
– tokat në Miradi,
– kullat disamilionëshe në Glloxhan,
– dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.
Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.
3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:
– shtëpinë në Pejë
– banesën në Prizren
– truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan
– pompat e benzinës dhe shumë të tjera.
4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!
5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).
6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?
7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.
Ka edhe shumë çështje të tjera që dëshiroj t’i diskutojmë në debat drejpërsëdrejti me ju dhe që janë me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unë ju ftoj në debat qytetar. Nëse ju nuk përgjigjeni unë i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllëk, kurse opinioni publik le të gjykojë vetë për fenomenin Ramush.
Personalisht do të pres deri në fund të javës, pastaj çdo akuzë apo shpifje tuajen, për hirtë interesit qytetar, nuk nuk do të merrem me to. Pas kësaj kohe do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.
Prishtinë, 21 qershor 2009
– Autori i letrës është zëvendësministër i Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit dhe Kryetar i Degës së PDK-së në Pejë.
_______
Pas këtyre akuzave të rënda me përgjegjësi penale, prokuroria e shtetit s’ka ndërmarrë asnjë veprim për ta hetuar këtë rast! Kishte zgjedhur heshtjen!
Një krim që nuk gjykohet mund të përsëritet! Prandaj për 10 vjet vjet rresht kanë ndodhur edhe shumë veprime inkriminuese nga kjo bandë politike dhe askush nuk është penalizuar seriozisht! Përkundrazi riciklohen në pushtet, pa u trembur fare nga drejtësia!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura