SHERADIN BERISHA: EDHE KADRI VESELI DUHET TË VETLARGOHET NGA POZITA E KRYETARIT TË PDK-së DHE TË KUVENDIT TË KOSOVËS!

Pashtriku, 19 Qershor 2019: Sot, Kadri Veseli per shkak te aferes “Pronto” dhe ate te “veteraneve te rrejshem” i paska liruar nga pozitat pushtetore, Agim Cekun, Besim Beqajn dhe Njazi Kryeziun! Ndonese Kadri Veseli (bashke me Hashim Thacin) eshte kryeshefi i familjes PRONTO, atehere ai duhet ta largoj edhe vetveten nga Pozita e Kryetarit te Partise dhe te Kuvendit te Kosoves! Vetem atehere mund te themi se partia po pastrohet nga kjo gagrene prontiste!
***
Me 17 qershor 2019 lidhur me kete ceshtje kam shkruar si me poshte:
LUFTA KUNDER KORRUPSIONIT DHE NEPOTIZMIT DUHET TE NIS PREJ KADRI VESELIT …
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në përmbyllje të Konventës së IX të partisë u zotua se do të luftojë për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni dhe abuzimet, njësoj siç ka luftuar kundër Serbisë. Ai ka thënë se Kosova e ka përfunduar luftën për liri e pavarësi, por nuk është përfunduar lufta për shtetin e së drejtës, për shtetin si garanci e zhvillimit.
“Prandaj, – thotë Kadriu – sot jam këtu, për t’u zotuar para jush, se ashtu siç kam luftuar për çlirimin e Kosovës nga Serbia, ashtu do të luftoj, së bashku me të gjithë ju, që ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni, nga nepotizmi, nga abuzimet”!
***
Për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni, nepotizmi dhe nga abuzimet e shumta, fillimisht duhet të çlirohemi nga shefat e klanit Pronto, dhe sipas Adem Grabovcit – kryeshef i këtij klani është Kadri Veseli!
***
Pra lufta kundër kësaj të keqeje duhet të nis, prej Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Besim Beqajt e të tjerë me radhë, të cilët sot janë drejtues të PDK-së!
***
Shikoni videon:
Dosja e shefave X, Grabovci – Veselit: Ti i merr vendimet, une i zbatoj!
https://youtu.be/HQqykFp8Rzc

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura