SHERADIN BERISHA: FAMILJA MAFIOZE ‘PRONTO’!

Pashtriku.org, 29. 11. 2013 – (Në 1 vjetorin e publikimit të bisedave telefonike) – Para një viti, saktësisht më 28. 11. 2012, u publikuan disa përgjime telefonike të zyrtarëve më të lartë të Qeverisë dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat shokuan opinionin publik me gjuhën e përdorur gjatë bisedave të tyre. Pas bërjes publike të përgjimeve telefonike, ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila e ka dënuar këtë akt, duke e quajtur falsifikim dhe të paligjshëm, si dhe ka kërkuar ndriçimin me urgjencë të këtij akti skandaloz dhe kundërligjor. Ndërkaq EULEX-i ka konfirmuar se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të falsifikuara (montuara), dhe se kishin të bënin me një proces gjyqësor kundë Fatmir Limajt. Janë publikuar disa biseda telefonike të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me Kryeministrin – Hashim Thaçi, me Shefin e SHIK-ut – Kadri Veseli, me Kryetarin e Komunës së Skënderajt – Sami Lushtaku dhe Ministren për Integrim – Vlora Ҫitakun.

Familja mafioze “PRONTO”

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë bisedave me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci, kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski”, derisa heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së nga frika se mos po “ia gjigav kush”.
Në një e-mail, që u është dërguar medieve, janë përgjimet telefonike të regjistruara në audio, dëgjohen duke biseduar zyrtarët më të lartë të PDK-së, përfshirë edhe ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli me Adem Grabovcin.
Në një bisedë tjetër dëgjohet duke folur Vlora Çitaku me Adem Grabovcin. Ajo thotë se sa të jetë Jakup Krasniqi do të jetë problem, ndërsa Grabovci i kërkon t’i punësojë dikë si praktikant në Ministrinë e saj. Biseda më shokuese duket të jetë në mes Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut, të cilët nuk i heqin nga goja të sharat në adresë të Jakup Krasniqit. Samiu e shanë më “nanë” Jakup Krasniqin dhe e quan “qen” atë dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia.

*  *  *

Më gjerësisht dëgjoni bisedat telefonike të kësaj Mafie “PRONTO”:

=======================

Përgjim Telefonik: Hashim Thaçi me Adem Grabovcin 1 – 2

Përgjim Telefonik: Sami Lushtaku me Adem Grabovcin

Përgjim Telefonik: Vlora Qitaku dhe Adem Grabovci

Përgjimi Kadri Veselit me Adem Grabovcin

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura