SHERADIN BERISHA: ҪFARË QEVERIE DO TË KEMI PAS 11 QERSHORIT 2017?!

Pashtriku.org, 9 qershor 2017: Shpeshherë citohen thëniet e filozofëve francezë: Joseph De Maistre (1753 – 1821) se: “çdo popull e ka atë qeveri që e meriton”, dhe Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”.
– Joseph De Maistre, kur thotë: “çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, e bën përgjegjës popullin për atë qeveri që e ka zgjedhur përmes votës, ndërsa Jean-Jacques Rousseau, kur thotë, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”, e bën përgjegjës qeverinë, e cila përmes mashtrimit dhe premtimeve boshe gjatë fushatës elektorale e tjetërson popullin…!!!
Nga ky këndvështrim, natyrshëm shtrohet pyetja:
– Ҫfarë qeverie don populli në Kosovë (?!) qeveri që e meriton apo qeveri të manipuluar nga ky soj politikanësh që nuk zgjedh mjete për të ardhur në pushtet?!
Unë gjykoj se, nga zgjedhjet e 11 qershorit (pavarësisht nga vullneti i votuesit) do të formohet një qeveri e koalicionit të Madh, e cila më shumë do të angazhohet në realizimin e agjendave ndërkombëtare, siç janë: Demarkacioni, Asociacioni (Zajednica)…, vazhdimin e dialogut politik me Serbinë për arritjen e marrëveshjeve të reja në dëmë të Kosovës, menaxhimin e situatës pas nisjes së arrestimeve të luftëtarëve të UҪK-së nga gjykata speciale, shitjen e aseteve kombëtare – oligarkëve vendor e të huaj etj., se sa në realizimin e premtimeve e zotimeve të shumta pa mbulesë!
Sidoqoftë, pas 11 qershorit 2017, nis zhgënjimi i Ri, e jo Fillimi i Ri!!! E shohim në fund!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura