SHERADIN BERISHA: HASHIM THAÇI E KA VËNË NË DISKUTIM 17 SHKURTIN 2008!

Pashtriku, 6 mars 2020: Vënja në diskutim e integritetit të brendshëm me marreveshjen Thaçi – Daçiq (më 19 prill 2013) për formimin e ZAJEDNICËS; të sovranitetit të jashtëm për ndryshimin e kufijve (po nga Hashim Thaçi); dhe marreveshja për formimin e partisë së Vuçiqit – Lista Serbe (e cila nuk e pranon pavarësinë e Kosovës) – i është hapur rruga Serbisë (binomit kriminale Vuçiq – Daçiq) për t’i bindur shtetet të cilat e kannë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta çnjohin atë!
Më 3 mars 2020, Sierra Leona e ka tërheq njohjen e Kosovës që e ka bërë qysh në vitin 2008! Para disa ditësh Xhamajka ishte në proces të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi ende pa e pranuar noten verbale, në twiter shkruan se ky shtet e ka njohur pavarësinë, ndërkohë që ministrja e këtij shtetit e mohon se ka ndodhe një gjë e tillë!
Rrjedhimisht Hashim Thaçi me këto veprime e ka vënë në diskutim 17 shkurtin 2008! Prandaj shtrohet pyetja: Kur do të vihet në diskutim përgjegjësia e tij politike dhe ligjore – juridike?

(Ky shkrim fillimisht u publikua në rrjetin facebook, më 4 mars 2020)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura