SHERADIN BERISHA: “HUMANISTËT” E SERBISË SHESIN EDHE GJAK NË KOSOVË!

Pashtriku, 26 dhjetor 2020: Ndonëse sistemi shëndetësor i Serbisë (ashtu sikurse post-telekomi, arsimi, banka etj) vepron pa u penguar në komunat me shumicë serbe në Kosovë, Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç deklaroi se në veri të Kosovës tashmë ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfzer/BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi! Deri me tani asnjë parti politike apo institucion i Kosovës nuk ka reaguar për këtë ndërhyrje të Serbisë…
***
A e mbani në mend, në prill të këtij viti u pritën me kritika të ashpra nga partitë PDK – AAK – NISMA, 1000 testet për Covid19 që kishin ardhura si donacion nga Serbia në Kosovë! Donacione të tilla kishte sjellur edhe Turqia, etj.
Më kujtohet deklarata e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, kur thotë: “Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ia kisha pranuar ndihmën Serbisë.Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë. Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve”. Kurse deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, pati deklaruar: “Albin, gjithnjë ke me mbet i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë!”.
Dauti dhe Kujtimi si duket kanë harruar se në vitet 2018 – 2019, Qeveria e PAN-it pranoi donacione mjekësore nga Serbia çdo dy javë, kurse akuzojnë Albinin për 1000 teste!
Lexo këtu gjerësisht:
https://informeri.net/qeveria-e-pan-pranoi-donacione-mjekesore-nga-serbia-cdo-dy-jave-kurse-akuzon-kurtin-per-1000-teste/
***
Akoma më e tmerrshme!
Daut Haradinaj e kritikon Kurtin për pranimin e 1 mijë testeve, por gjatë qeverisjes së PAN-it (2018 – 2019) Kosova bleu me çmime shumë të larta edhe gjak nga Serbia!
Lexoni: Gjatë qeverisjes së PAN’it, Kosova blente edhe gjak nga Serbia
https://albanews.org/2020/04/18/gjate-qeverisjes-se-panit-kosova-blente-edhe-gjak-nga-serbia/
PA KOMENT!!!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura