SHERADIN BERISHA: ME LEJE TË KRYEMINISTRIT HASHIM THAҪI, SOT KRIMINELI IVICA DAҪIQ VJEN NË VENDIN E KRIMIT!

Pashtriku.org, 19. 10. 2013 – Sot, me “vendim” të Qeverisë së Kosovës, në vendin e krimit (në Kosovë), vjen krimineli Ivica Daçiq, i cili gjatë luftës 1998 – 1999, ishte zëdhënës i kryekriminelit Sllobodan Millosheviq! Ky njeri që sot është kryeministër i Serbisë, ditë më parë i ka thënë Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, se do ta vizitojë Kosovën kur t’i teket atij: “quaje si të duash vizitën time, por unë do të vijë në Kosovë dhe pikë” – ka thënë me ngulmë Slloba i Vogël. Në fillim të tetorit Hashim Thaçi, ia kishte “ndaluar” Ivica Daçiqit dhe të gjithë zyrtarëve tjerë nga Serbia, hyrjen në Kosovë, gjatë kohës së fushatës elektorale. Ndërkohë, Daçiqi, “ankohet” te përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, dhe në takimin e radhës që u mbajt më 7 tetor, në Bruksel, Hashim Thaçi lëshojë pe, pranon që Ivica Daçiqi ta vizitojë Kosovën, duke thënë se do “ta rrespektoj marrëveshjen (e 19 prillit) për lëvizje të lirë pa diskriminim”. “Ka kaluar koha e luftës së ftoftë, duhet të kemi një komunikim të mirë dhe serbët në Kosovë duhet të kenë inkurajim që të dalin të votojnë”, është shprehur Thaçi para gazetarëve në Bruksel. Për ta manipuluar opininon publikë, (lidhur me ardhjen e Daçiqit për fushatë elektorale në Kosovë), Hashim Thaçi, në mbledhjen e djeshme (18 tetor 2013) të Qeverisë, ka thënë se nesër (të shtunën) Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do ta vizitojë Manastirin e Graçanicës dhe vizita e tij do të ketë “karakter strikt religjioz dhe humanitar”! Sipas Hashim Thaçit, duket që Kryeministri i Serbisë, po vjen në Graçanicë me veshje të Popit dhe nuk do të flasë për politikë, dhe rrjedhimisht nuk do t’i bëjë thirrje sebëve që të dalin masovikisht në zgjedhjet e 3 nëntorit, për ta votuar listën e përbashkët serbe!

Slloba i vogël dhe Popi Irinej në vendin e krimit!

* * *

Krimneli Ivica Daciq po vjen në Graçanicë, (në këtë komunë etnike serbe të themeluar nga Pakoja e Ahtisaarit) e cila shtrihet vetëm disa kilometra larg Prishtinës. Me këtë rast dua të tërheq vëmendjen e opinionit të gjerë publikë, lidhur me një krim të pandëshkuar që ka ndodhur gjatë vitit 1999 në Prishtinë.
Trupat e NATO-s (KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë, kanë gjetur dhjetra varreza masive dhe shumë objekte publike dhe private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët.
Në këtë kuadër, në qershor 1999, njësitë parashutiste të KFOR-it anglezë, gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat policore-ushtarake serbe kanë kryer torturë dhe kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.
Në këto dhoma të krimit janë gjetur shumë dëshmi rrënqethëse!
Aty janë gjetur:
– shpata të gjata,
– thika e maska të zeza dhe mjete tjera të metalta,
si:
– shufra dhe boksa të metalit,
– sopata,
– shkopinj bejzbolli të thyer,
– drogë dhe shiringa për marrjen e saj,
– litarë të përgjakur për ngulfatje etj.
Në dhomat e krimit janë gjetur edhe krevate ku shqiptarët të lidhur këmbë e duar janë mbytur me torturë!
Aty, mbi një tavolinë është gjetur edhe një motorsharrë me shenja gjaku, dhe kjo dëshmon se aty janë prerë shumë koka e gjymtyrë të shqiptarëve!
Për më tepër në një dhomë tjertër është gjetur edhe një akumulator, që është përdorur për mbytje me elektroshok!
Përveç mjeteve të shumta të torturës dhe ekzekutimit të shqiptarëve, aty janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri gjatë luftës së dytë botërore në llogoret e vdekjes!
Në dhomat e krimit, janë gjetur edhe shume uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion si dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), të cilat dëshmojnë qartë për krimin monstruoz të kryer në këtë objekt nga regjimi kriminal i ish’zëdhënësit të kriminelit Millosheviq, sot kryeministër i Serbisë IVICA DAҪIQ!
* * *
Pas zbulimit, këtë qendër të krimit i pari e ka vizituar një Ekip i prokurorëve dhe hetuesve të Tribunalit të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar një për një të gjitha provat e gjetura aty.
Tani me të drejtë pyesim:
– Ku kanë përfunduar këto dëshmi? sepse edhe pas 14 vjetësh…,nga përfundimi i luftës, askush nga kryesit e këtij krimi të pashembullt në historinë e njerëzimit, nuk është arrestuar për t’u përballur me drejtësinë! Për më tepër, duket se kjo qendër e Krimit është harruar nga të gjithë (!!!) për faktin se deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë:
– as policia, prokuroria dhe gjyqtarët e UNMIK-ut (1999-2008),
– as ato të EULEX’it (2008-2013),
– madje për fat të keq as policia, prokuroria, gjyqësia dhe institucionet tjera shtetërore të Kosovës (1999-2013) nuk e kanë hetuar këtë krimë të tmerrshëm, kundër shqiptarëve, madje edhe kundër fëmijëve, për të cilët nuk dihet, as numri i saktë i tyre dhe ku kanë përfunduar, mbetjet e tyre mortore!

– Dhoma e krimit në Prishtinë –

* * *
Është i tmerrshëm edhe një fakt tjetër.
Ne ende nuk e dimë numrin e saktë të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë (1998-1999). Në shumë prezentime të politikanëve, historianëve, publicistëve, analistëve, të shoqatave për të drejtat e njeriut etj.etj, përdoren shifra të ndryshme.
Thuhet se gjatë luftës në Kosovë janë vrarë:
– 10 000,
– 12 000,
– 13 000 apo
– 15 000 shqiptarë!
Kjo shpërfaqje e shifrave flet, se sa të papërgjegjshëm jemi ne, karshi njerëzve tanë që u flijuan për këtë vend!
* * *
Kur bëhet fjalë për “qendrën e krimit serbë” në Prishtinë, më shumë se fjalët flasin fotodëshmitë, të cilat po i prezentojmë këtu.

Për më tepër – këtë masakër të pandëshkuar mund ta shikoni në këtë videomaterial.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura