SHERADIN BERISHA: KADRI VESELI DHE PAPËRGJEGJËSIA E TIJ POLITIKE E KOMBËTARE NDAJ UKSHIN HOTIT!

 Pashtriku.org, 16. 05. 2016: Sot, në 17 vjetorin e zhdukjes pa gjurmë të Ukshin Hotit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli – në rrjetin e tij facebook, paska shkruar si vijon: “Kanë kaluar 17 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit, njërit prej heronjve më emblematik të luftës sonë për liri e pavarësi. Profesor Ukshin Hoti ka pasur kurajën që të flas hapur kur shumë të tjerë heshtnin duke u shndërruar në një shembull të rrallë të intelektualit patriot e trim që idealet i mbronte me këmbëngulje e vetëmohim. Ai e ka trajtuar çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë në mënyrë shkencore e largpamëse duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të popullit shqiptar. Mungesa e tij ka lënë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm, jo vetëm në zemrat e familjarëve, miqve, studentëve dhe të kujtdo që e ka njohur, por edhe në mbarë botën intelektuale shqiptare. Fati i pazbardhur dhe misterioz i mendimtarit tonë të shquar rëndon në ndërgjegjen tonë kolektive dhe na kujton për sakrificat e mëdha që janë bërë për të mundësuar ditët e lirisë dhe demokracisë që gëzojmë sot. K.V.”

***
Me këtë rast ia kujtoj z.Veseli se, vitin e kaluar (më 8 maj 2015), si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të rekomandimeve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur ka pranuar peticionin me 13 mijë nënshkrime, të mbledhur nga një grup qytetarësh të Rahovecit, për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit! Dhe kjo kërkesë me rekomandime të qarta, në vend se të trajtohet dhe si e tillë të adresohet për t’i dhënë fund dramës shumë vjeçare të UKSHIN HOTIT, ajo përfundon në arkivin e Kuvendit! Dhe ky njeri i papërgjegjshëm politikisht e kombëtarisht, ka sot fytyrë e kurajo të shkruaj për guximin, trimërinë dhe shembëlltyrën intelektuale të Ukshin Hotit, ndërkohë që për 17 vjet rresht ka heshtur (si shumë të tjerë), dhe ashtu në heshtje e ka heshtur ndriçimin e fatit të këtij personaliteti emblematik të kombit tonë. Është një fjalë popullore, që thotë: “I pafytyri për fytyrë s’ka gajle”!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura