Pashtriku.org, 8 shtator 2017: (Në 104 vjetorin e kryengritjes shqiptare) – “Në Dibër, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.” Haki Stërmilli.
Hyrje
Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, ishte një nga periudhat më të rënda, që po kalonte populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij. Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapësirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan gjysmën e teritoreve etnike shqiptare. Derisa Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913 e njohën Shqipërinë si shtet sovran, Kosova (me këtë teritor të sotëm), Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri etj., mbetën nën pushtimin ushtarak serb. Këto shtete ortodokse, duke u bazuar në vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës, në dëmë të Shqipërisë, përfituan këto territore:
a) Serbia nga kjo luftë pushtoi 19 000 km2 (Kosovë e Maqedoni), duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh që përbëjnë rreth 55% të saj; b)Mali i Zi pushtoi 62% territor, ku jetonin 190 mijë shqiptar, gati po aq sa kishte vet shteti malazez; c) Bullgaria pushtoi 29% territor me rreth 3% popullsi shqiptare; d) Greqia pushtoi 68 % të Çamërisë ku jetonin 67 % popullsi shqiptare.
***
Më gjerësisht lexoni dy pjesë të këtij studimi:
SHERADIN BERISHA: KRYENGRITJA SHQIPTARE E VJESHTËS 1913 (NË KRAHINËN E DIBRËS, LUMËS DHE NË MALËSI TË GJAKOVËS) Pjesa e parë
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3436
***
SHERADIN BERISHA: KRYENGRITJA SHQIPTARE E VJESHTËS 1913 (NË KRAHINËN E DIBRËS, LUMËS DHE NË MALËSI TË GJAKOVËS) Pjesa e dytë
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=3437
Postime të Lidhura
ARBEN KONDI: ETNOCIDI GREK NDAJ ҪAMËVE
Tiranë, 27. 06. 2015 – Sa herë që flitet për Çamërinë, gjëja e parë që të vjen ndër…
PETER LUCAS: ‘CIA’ NDIHMOI ENVER HOXHËN TË MERRTE PUSHTETIN!
(Pashtriku.org, 29. 10. 2012) – Në vitin 2008 Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” në Tiranë, ka botuar librin e…
SHPELLA E UÇK’së, NË VIJËN E LUFTËS NË GOROZHUP, RRËZË BJESHKËS SË PASHTRIKUT (Video)
Në 23 vjetorin e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik SHPELLA E UÇK’së, NË VIJËN E LUFTËS NË…
ISA BOLETINI, SHQIPTARI I FAMSHËM DHE MINISTRI I LUFTËS NË QEVERINË E PËRKOHSHME, FLET PËR KUFIJTË E SHQIPËRISË (LE RADICAL, PRILL, 1913)
Francë, 24 Shtator 2017: Gazeta franceze, “Le Radical”, ka botuar, të mërkurën e 9 prillit 1913, në faqen…