SHERADIN BERISHA: LAMBERTO ZANNIER, SHEFI I MADH I KOSOVËS(!)DHE KRYENEGOCIATORI I 6 PIKËSHIT TË BAN KI MOONIT! (NGA ARKIVI – GUSHT 2008)

Pashtriku.org, 23 korrik 2017: “Negociatat Prishtinë-UNMIK-Beograd për gjashtë pikat e kreut të OKB-së, Ban Ki-moon, janë shumë të zorshme, delikate dhe komplekse, por i dërguari i tij i posaçëm në Kosovë, Lamberto Zannier, ka zgjidhje për to. Këto zgjidhje ai do t’ia paraqesë Prishtinës dhe Beogradit në ditët e ardhshme” – kështu thuhet në një shkrim të botuar më 1 gusht 2008, në portalin pashtriku.org, në kuadër të shkrimeve me moton “Kah po shkon Kosova?”
Në vijim lexoni të plotë këtë shkrim:
Kah po shkon Kosova?
A po krijohet policia etnike serbe në Kosovë?!

• Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier, ka deklaruar se ai është shefi i madh në Kosovë, përderisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244…
Negociatat Prishtinë-UNMIK-Beograd për gjashtë pikat e kreut të OKB-së, Ban Ki-moon, janë shumë të zorshme, delikate dhe komplekse, por i dërguari i tij i posaçëm në Kosovë, Lamberto Zannier, ka zgjidhje për to. Këto zgjidhje ai do t’ia paraqesë Prishtinës dhe Beogradit në ditët e ardhshme.
Në një intervistë për „Kohën Ditore“, Lamberto Zannier i ka bërë publike hollësitë dhe qëllimet e negociatave për gjashtë pikat e Ki-moonit:
– polici,
– gjyqësi,
– doganat,
– menaxhimin e kufirit,
– objektet e kultit dhe
– transportin / telekomunikacionin.

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier.

Për policinë, Zannier paralajmëron një ofertë, e cila do të krijonte policinë etnike serbe brenda Policisë së Kosovës, por me autonomi speciale në zinxhirin e saj komandues.
Dogana në veri të Kosovës, sipas shefit të UNMIK-ut, do të mund t’i ngjante modelit të Hong-Kongut, një territor me dy zona doganore. Gjyqësia po të njëjtin format.
Zannier ka thënë se për këto nisma ka përkrahjen e Grupit të Kontaktit, kurse Prishtina zyrtare përkrah po ashtu, duke qenë e informuar për çdo gjë.
“Takimet”, siç i quan kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi këto negociata, përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm për Kosovën, Lamberto Zannier, qartëson se nuk janë takime, por negociata shumë të zorshme, delikate dhe komplekse.
Shefi i UNMIK-ut ka deklaruar se ai është shefi i madh në Kosovë, përderisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244.
(Pashtriku.org / 01. 08. 2008)

_______________
Lexoni origjinalin:
Kah po shkon Kosova? A po krijohet policia etnike serbe në Kosovë?!
http://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/gusht08/zanier_policia_serbe_ne_kosove_1.8.08.htm

_____________________

SHERADIN BERISHA: DIALOGU PRISHTINË – BEOGRAD PËR 6 PIKAT E BAN KI MOONIT KA NISUR NË QERSHOR 2008! (NGA ARKIVI PASHTRIKUT)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=6770

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura