Skënder Sadri KAPITI: Për shqiptarët e Kosovës Shqipëria e shenjtë dhe Amë, por jo njerkë!

Durrës, 21 nëntor2019: E kam sqaruar shumë herë dhe me shumë fakte e argumente politiken, jo vetëm atë por edhe shqiptarët e Kosovës, gazetarë, mediatike, mësues e intelektualë se shqiptarët e Shqipërisë nuk kanë mësuar , nuk kanë ditur dhe as nuk e njohin mire akoma se çfarë ka ndodhur me Kosovën dhe në Kosovë prej 100 vitesh nën kolonizatorin barbar sllavo-serb, dhe akoma as nuk kanë ndjesi për Kosovën si pjesë e trungut kombëtar shqiptar dhe që i përket Shqipërsë. Shqipëria, politika por edhe shoqëria në Shqipëri në një masë të madhe ata e shohin Serbinë dhe marrëdhëniet e tyre me Serbinë akoma dhe sot sikur nuk ka ndodhur gjë mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
Edhe pas rënies së komunizmit në Shqipëri: politikën, akademinë, demokracinë, drejtësinë dhe shtetin e kanë në sundim që prej 30 vitesh po ai brez i lindur ,edukuar dhe formësuar idologjikisht ,politikisht si njerëz të rinj me botëkuptim ateist, jokombëtar, internacionalist, dhe shumë pak nacionalist.
Shqipëria nuk është se i prishi marrëdhëniet me komunizmin titist prej padrejtësive kombëtare dhe atyre njerëzore që u bëheshin shqiptarëve të Kosovës, por Tirana u prish me “vëllezërit“ jugosllavë vetëm për shkaqe ideologjie dhe për interesa të pushtetit enveristo-komunist. Po kështu më pastaj po për të njëjtat arsye Shqipëria u prish më vonë edhe me “vëllezërit” rusë e kinezë. Këta të tre , pra “ishvllezërit” e Shqipërisë Serbia, Rusia e Kina jane sot kundërshtarët më të mëdhenj të Shtetit shqiptar të Kosovës.
Dhe si pasojë e kësaj historia politiko-ideologjike jokombëtare nuk kishte se si të ishin ndryshe edhe nga pasuesit e regjimit komunist, neokomunistët dhe pinjollët e komunizmit që e sunduan dhe e sundojnë akoma tranzicionin në Shqipëri që prej 30 vitesh. Prandaj edhe nuk është rastësi politika aktuale e Tiranës si ajo e njerkës edhe kjo e kryeministrit Edi Rama për atë qëndrim jo korrekt, jo kombëtar dhe johuman dhe të pandjesi të tij ndaj Kosovës dhe ndaj interesit kombëtar gjithshqiptar, i cili u vendosi shqiptarëve të Kosovës truan e gjobës së madhe për kalimin në “Rrugën e Kombit”.
Shqiptarët e Kosovës gjithmonë e kanë konsideruar dhe adhuruar Shqipërinë si të shenjtë; kanë përkrahur dhe respektur të gjitha sistemet, qeverisjet dhe drejtuesit e Shtetit të Shqipërisë. Ata gjithmonë, të gjithë e kanë pasur ëndërr Bashkimin Kombëtar , kanë sakrifikuar dhe kanë dhënë jetën me fjalën Shqipëri në gojë; kanë pasur një mall për Shqipërinë aq sa edhe thonin: mos na daltë shpirti pa shku dhe pa e pa njiherë Shqipninë.
Mirëpo pas viteve 1990 kur u hap Shqipëria, dhe kur u mundësua kontakti dhe ardhja e tyre në Shqipëri, ata në Shqipëri vërenin se gjërat nuk ishin ashtu si i kishin idealizuar ata. Unë shumë mirë kujtoj, pasi jetoj në Durrës dhe kishim si familje shumë e shumë takime e bisedime me ta, sepse jemi me prindër nënë e babë nga Kosova, dhe si të tillë na kishin edukuar prindërit për mallin e dëshirën e madhe për Kosovën ashtu si e kishin shqiptarët e Kosovës për Shqipërinë., por me thënë të drejtën na ka zhgënjyer jashtë mase edhe politika dhe politikanët e Kosovës që prej 20 vitesh, pasi kurrë nuk pritej që ajo të ishte e të sillej e tillë kaq e papërgjegjshme, e korruptuar, dhe jo si politikë e aspiratave dhe sakrificave mbinjerzore të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe për shtet kombëtar.
Me kalimin e kohës dhe të viteve shqiptarët e Kosovës filluan edhe të zhgënjehen me atë se çfarë kishin shpresuar dhe ëndërruar për Shqipërinë. Ata në raste të shumta gjobiteshin kot nga policia, në pikat kufitare dhe ato doganore u bëhej reprezalje e presion për t’i zhvatur sa të mundnin autoritetet kufitare, policore dhe ato të qarkullimit rrugor por edhe burgjet, prokuroria e gjykatat shqiptare; dhe jo vetëm ato por u bëheshin presione të ndryshme edhe provokime rrugaçërie edhe nga qytetarë shqiptar, u thyheshin xhamat e makinave, u vidheshin ato, në restorante dhe dyqane sapo kamarierët e shitësit e merrnin vesh se janë nga Kosova ua rrisnin çmimet, nuk e kishin për gjë që për një hatërmbetje apo për një mosmarrëveshje të vogël shqiptarët e Kosovës provokoheshin duke u thënë atyre: se mir ua ka bërë Serbia.
Dëgjoje ne lokale dhe në rrugë fjalë të tilla se kosovarët nuk janë të mirë por i kanë të mira markat(valutë gjermane). Gjatë luftës dhe sidomos pas çlirimit të Kosovës shqiptarët e Kosovës të etur për shtetin “Amë” filluan ta vizitonin shumë herë në vit Shqipërinë, madje edhe shkollat në Kosovë kanë në planprogramet e tyre ende edhe sot vizita të mirëorganizuara për ta vizituar Shqipërinë, vëndet historike dhe turistike të saj. E kundërta nga Shqipëria, ku shqiptarët e Shqipërisë e vizitojnë shumë herë më pak Kosovën ,madje më shumë Maqedoninë e Malin e Zi. Shqiptarët e Kosovës e adhuronin gjithmonë Shqipërinë, vinin me qindra e mijra kilometra për ta parë sportin shqiptar, kombëtaren e Shqipërsë, të cilën e përkrahnin kudo ajo luante nëpër stadiumet e Europë, por shohim krejt të kundërtën nga shqiptarët e Shqipërisë të cilët jo vetëm që nuk e ndjekin kur luajnë futbollistët e Kosovës por as nuk u intereson sporti kosovar. Asnjë stacion televiziv shtetëror apo privat nuk japin ndeshjet e futbollit kur luan Kosova dhe as nuk japinin iformacion kur fitojnë medalje të arta xhudistet e Kosovës, kur mediat e portalet e Kosovës më shumë i japin aktivitetet sportive të Shqipërsë se sa ato të Kosovës. Shqiptarët e Kosovës më shumë i ndjekin lajmet, informacionet dhe zhvillimet në Shqipëri ndërsa shumë , shumë pak shqiptarëve të Shqipërisë u interson se çfarë ndodh në Kosovë.
Politika “patriotike” në Shqipëri nuk ka treguar as interes dhe nuk ka pasur as vizion kombëtar, por vetëm interesin miop e momental egoist e personal.
Askush, asnjë politikan dhe asnjë pushtet në Shqipëri jo vetëm se nuk është interesuar ndonjëherë dhe as kurrë nuk ka kërkuar bashkangjitjen e trojeve shqiptare Shqipërisë dhe as për çlirimin e Kosovës, dhe as nuk kanë shpresuar dhe as nuk kanë besuar ndokush në Shqipëri se Kosova do të çlirohej dhe do të kishte shtetin e saj sot. Kosova shtet sot sovran dhe i pavarur është interesim dhe investim i SHBA-ve, të cilat e çliruan, e njohën, e mbrojnë dhe e përkrahin. Shqipëria të paktën të bëjë e të jetë me SHBA-të përkrah Kosovës.
Politika e Tiranës edhe kur duket se e mbeshtet Kosovën, ajo në të vërtetë vetëm sa i ka bërë dëme asaj si dje ashtu sot si këto kohët e fundit p.sh. politika e dëmshme anti-Kosovë e kryeministrit E.Rama, i cili do të ishte mirë që të mos përzihej fare në problemet dhe as në politikën kosovare. Kjo do të ishte edhe “ndihma” më e mirë që ai mund të bënte e jipte për Kosovën.
Atë nuk është se e pyet kush në Kosovë por as nga ndërkombëtarët për pajtimin e shqiptarëve me serbët pasi janë shqiptarët e Kosovës që vendosin për këtë, dhe se sot Kosova ka shtetin dhe institucionet e tij, ka përfaqësuesit e tij; nuk e pyet kush Edi Ramën në Kosovë por as ndërkombëtarët që të ndahet apo jo Kosova; as nuk e pyet kush që të integrohet Kosova apo jo në një farë minishengen me shtetet sllave të Ballkanit. Dhe kryeministrit të Shqipërisë as nuk i lejohet të promovojë ne reklamat e tij qeveritare në një hartë ku Kosova të jetë përfshirë brënda Serbisë. Rama tashmë besoj se e mori mesazhin e duhur në Tiranë, në protestën e spotdashësve nga të gjitha trojet shqiptare kundër tij në Stadium në ndeshjen Shqipëri-Francë me 17 Nentor 2019 ku iu kërkua drejtpërdrejt atij jo vetëm “Rama ik “ por edhe “Larg duart nga Kosova”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura