SHERADIN BERISHA: LOJA E AKTORËVE POLITIK NË TEATRIN E QUAJTUR KOSOVË!

Pashtriku.org, 22 maj 2017: Më 27 prill 2017, me rastin e lirimit të Ramush Haradinajt nga gjykata e Kolmarit në Francë, ndalimin e tij e kam cilësuar si politike, dhe në fund po nga politika u lirua! Pastaj kam theksuar se “lojrat politike të aktorëve të shumtë për rastin Haradinaj, për gjykatën speciale dhe për zhvillimet tjera, do të vazhdojnë në teatrin e quajtur Kosovë.”!!! Dhe duket mirëfilli që ‘lojrat politike të aktorëve të shumtë…’ me garimin e Ramush Haradinajt për kryeministër nga koalicioni PDK’AAK’NISMA etj., “në teatrin e quajtur Kosovë” do të vazhdojnë pas 11 qershorit 2017!!!  Më mirë se ky koalicion me Ramushin kryeministër, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn afër tij, askush tjetër nuk do të mund t’i menaxhonte krizat e ardhshme, si: demarkacionin, Asociacionin, dialogun dhe marrëveshjet e reja me Serbinë…, e mbi të gjitha menaxhimin e krizës në periudhën kur të nis arrestimi i komandantëve të UҪK’së, ‘për krime lufte’ nga Gjykata Speciale!!!

Në vijim lexoni shkrimin e plotë:
SHERADIN BERISHA: RAMUSH HARADINAJ E FITOJ EDHE NJË PADREJTËSI! U NDALUA NGA POLITIKA DHE U LIRUA NGA POLITIKA!
https://pashtriku.org/index.php?kat=43&shkrimi=6421
Pashtriku.org, 27 prill 2017: Kush e përcakton ligjin? Politika! Rrjedhimisht ligji është vetëm një reflektim i politikës, sepse nëse nuk ka politikbërës që përcakton ligjin, nuk mund të ketë as ligj! Shpeshherë politikanët e përmendin sundimin e ligjit! Ҫka do të thotë sundim i ligjit? Filozofi anglez, Thomas Hombs thotë se: “Sundimi i ligjit, do të thotë sundimi i atyre që do të përcaktojnë dhe administrojnë ligjin”.
Në këtë kontekst themë se, rregullat për drejtësinë formulohen me ligj, (si e ligjshme apo e pa ligjshme), vetëm sipas diktatit politik. Pra, ligjin për drejtësi e shkruan dhe e miraton politika, dhe politika është ajo që e përdorë atë për realizimin e interesave të saj!
Në rastin konkret, Ramush Haradinaj u ndalua nga politika (nga vëllai madh – Big Brother’i i plotfuqishëm), dhe sot u lirua po nga politika! Ai sot e fitoj edhe një padrejtësi! S’ka dyshim se, ndalimi i Ramushit në Francë ishte një lojë komplet politike, dhe s’kishte të bënte fare me drejtësi, sepse ai dy herë e kishte provuar padrejtësinë në Tribunalin politik të Big’it…në Hagë! Tani, lojrat politike të aktorëve të shumtë për rastin Haradinaj, për gjykatën speciale dhe për zhvillimet tjera, do të vazhdojnë në teatrin e quajtur Kosovë. Ramush, mirë se erdhe në Kosovë, shëndet e gëzime në familje!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura