SHERADIN BERISHA: KËRKOJMË DORËHEQJEN E HASHIM THAҪIT!

Pashtriku.org, 3 prill 2018: Më 5 korrik 2017, në një shkrim kam bërë thirrje: “O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!” (Këtë thirrje e kam përsëritur edhe më 28 gusht 2015, ndonëse për herë të parë e kam thënë më 27 shkurt 2013)
Me këtë rast kam shkruar si vijon: “Jorastësisht Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq janë bërë presidentë! S’kemi parë asgjë çfarë do të shohim e mësojmë në muajt e ardhshëm…!!!”.
Tashmë jemi në fillim të prillit 2018 dhe i shohim qartazi veprimet e dëmshme të Hashim Thaçit në cënimin e Integritetit territorial (me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit), të sovranitetit të Republikës (me Zajednicën që pritet të themelohet), me arrestimin mediatik spektakolar të Marko Gjuriqit, me arrestimet e gjashtë qytetarëve turqë dhe deportimin e tyre në mënyrë të fshehtë për në Turqi etj.
Për tu përballur me të keqen që vjen nga jashtë, duhet ta mundim të keqen që kemi brenda!
Aktualisht e kryeekeqja e brendshme është Hashim Thaçi dhe ky njeri duhet të jap dorëheqje! Nëse nuk e bën vetë një gjë të tillë, atëherë i mbetet popullit ta largojë me protesta nga posti i presidentit!!!


 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura