SHERADIN BERISHA: MENDIMET NDRYSHOJNË BOTËN TËNDE! KURRË MOS U NXITO!

Pashtriku, 18 janar 2020:

MENDIMET NDRYSHOJNË BOTËN TËNDE!

“Bota që kemi krijuar është një produkt i mendimit tonë. Nuk mund të ndryshojmë botën pa ndryshuar mendimin”, ka thënë shkencëtari i shquar, Albert Ajnshtajni (1879 – 1955). Prandaj “ndrysho mendimet e tua e do të ndryshosh botën tënde.”, thoshte frimasoni amerikan, Norman Vincent Peale (1898 -1993). Sepse “ata që s’mund të ndryshojnë mendim, s’mund të ndryshojnë asgjë” – ka porositur dramaturgu dhe politikani irlandezo-britanezë, George Bernard Shaw, (1856 – 1950).

KURRË MOS U NXITO!

Njeriu duke menduar me nxitim shpeshherë del i gabuar! Euforia është ajo që na bënë të gabojmë, prandaj nuk duhet të nxitojmë!
“Kurrë mos u nxito” – ka thënë poeti i antikitetit, Sofokliu (497-406 p.K) – sepse “shpeshherë një mendim i dytë, e nxjerr të gabuar mendimin e parë”! Ndërkaq filozofi i shquar i antikitetit, Aristoteli (384 – 322 p.K) thotë: “Njeriu i matur nuk thotë çdo gjë që mendon, por mendon çdo gjë që thotë.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura